I riu hidhet nga kati i pestë në Elbasan, policia: Vuante nga çrregullime mendore

8 Korrik 2018, 16:10Kronika TEMA

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Mësohet se një 25-vjeçar nga Tirana është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Papri”, Elbasan,  shtetasi K.K.,  rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një  pallati.

Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet  vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur ne nje pallat dhe është vetë hedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje