FOTOT: Anija Butrinti shpëton 41 emigrantë në Egje, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna

8 Korrik 2018, 09:17Kronika TEMA
FOTOT: Anija Butrinti shpëton 41 emigrantë në Egje, mes tyre

Anija shqiptare Butrinti ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.

Burimet thanë se emigratët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi, ndërsa në gomone ndodheshin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex.

Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Anija Butrinti shpëton 41 emigrantë në Egje, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna”

  1. Durim says:

    Ne fakt emigrantet po ngjiten ne nje anije spanjolle. Anija shqiptare duhet te jete kjo nga behen fotot ose thejshte behet fjale per nje operacion tjeter shpetimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje