Sherr me thika mes të rinjve në Pukë, plagoset një person

7 Korrik 2018, 17:44Kronika TEMA

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Blerim në Fushë-Arrëz.

Mësohet se shtetasi Aleksandër Matoshi është goditur me thikë nga shtetasi  me iniciale E.H.

Mbetet i paqartë shkaku i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Pukës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit me iniciale E.H

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plagosjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje