VIDEO: Qarkullonte me pistoletë pa leje në kryeqytet, kapet në flagrancë 29 vjeçari

6 Korrik 2018, 10:24Kronika TEMA

Policia e shtetit ka arrestuar një 29  vjeçar pasi qarkullonte në kryeqytet me armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L. R, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L.R, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L. R, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal. (TemA)

 

 

1 komente në “VIDEO: Qarkullonte me pistoletë pa leje në kryeqytet, kapet në flagrancë 29 vjeçari”

  1. bova says:

    pikë së pari, ky me at ftyrë asht problem si qarkullon ..imagjino qarkullo ene me arm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje