Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Alma Brati.
Gjyqtarja ka mundur të kalojë Vettingun bazuar në tre shtylla, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimi profesional.
Alma Brati është emëruar gjyqtare në vitin 2007. Më parë, ajo ka punuar si juriste në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.(TemA)