Tërmeti i fuqishëm, ja dëmet që shkaktoi në të gjithë vendin

4 Korrik 2018, 13:18Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancet e shkaktuara nga tërmeti që goditi ditën e sotme vendin tonë.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:

1.Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

2.Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese

3.Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.

4.Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

5.Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

6.Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

7.Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

1 komente në “Tërmeti i fuqishëm, ja dëmet që shkaktoi në të gjithë vendin”

  1. Gegë denbabaden says:

    Tiranë – Lëkundje tjetër jo aq e fortë ndërsa po lexoj njoftimin ora 13:24

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje