Policimi ajror dhe Emergjencat, Ministrja Xhaçka nënshkruan marrëveshjet

3 Korrik 2018, 13:08Kronika TEMA

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, ne një mbledhje të përbashkët të zhvilluar sot në Shkodër.

Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile, e nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe homologu i saj malazez, Predrag Boskoviç.

Hapja e dy pikave të reja kalimtare mes dy vendeve si dhe vënia në funksionim e një tjetër pike, ishin gjithashtu një tjetër marrëveshje e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet më kontributore për sigurinë rajonale.

“Si anëtarë të NATO-s kontribuojmë në mënyrën më të mirë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuues faktik në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe NATO.

Marrëveshjet, hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë rajonal dhe atë euro-atlanik. Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim të shkëlqyer në emergjencat civile dhe patrullimin ajror.

Vullnet të përbashkët për të bashkërenduar përpjekjet për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë.

Ndajmë të njëjtat rreziqe dhe përballemi me të njëjtat sfida me Malin e Zi.

Pranë njeri-tjetrit për t’i ofruar ndihmë për të përballuar me sukses këto kërcënime të përbashkëta.

Vendet tona kanë detyrime ndaj Aleancës.

Këto marrëveshje materializojnë pikërisht përmbushjen e këtyre detyrimeve.

I hapim rrugën bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon dhe zonën Euro-Atlantike”, deklaron ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

1 komente në “Policimi ajror dhe Emergjencat, Ministrja Xhaçka nënshkruan marrëveshjet”

  1. vjeshta says:

    Policimi i pidhit të sat’ëme, o analfabet!
    Patrullimi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje