Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku u përfaqësua para komisionit të vettingut nga avokatja Lirime Çukaj.
Pavarësisht mungesës, ajo ka dërguar përfaqësuesit e saj që të monitorojnë procesin ku në sallë u vu re prezenca e Alketa Zifla, Besnik Cami dhe zëdhënësi i saj, Denion Ndrenika.
Komisioni i Pavarur Kualifikues, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, pritet të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.
Ndërkohë, kryesuesja e trupës së KPK-së, Suela Zhegu është shprehur gjatë seancës se Arta Marku i është nënshtruar procesit të vettingut me përparësi, sepse kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më 9 janar, ajo ka depozituar dorëheqjen si kandidate anëtare për në KLP-në.