Sulm me thikë, i sëmuri mendor plagos dy policë në Elbasan

2 Korrik 2018, 11:16Kronika TEMA

Dy policë në Elbasan kanë mbetur të plagosur nga një person që i ka sulmuar me thikë.

Gjatë paradites, punonjësit e policisë ishin duke e shoqëruar këtë person në Komisariatin e policisë kur ai ka nxjerrë mjetin prerës dhe i ka qëlluar.

Punonjësit e policisë kanë marrë plagë të lehta dhe janë mjekuar në spitalin rajonal të Elbasanit.

Mësohet se autori kishte vjedhur disa aparate telefon dhe po përpiqej t’i shpëtonte uniformave blu.

Ndërkohë, bëhet me dije se ai ka qenë me probleme mendore. (TemA)

1 komente në “Sulm me thikë, i sëmuri mendor plagos dy policë në Elbasan”

  1. selvia says:

    Po kur ka probleme mendore pse sja fut vetes ky plere por plagos policet dhe vjedh popullin. Duke thene i semure mendor ai lirohet dhe vazhdon te vjedhi dhe te vrase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje