Debati tek vettingu: Avokati i gjyqtarit Lazaj kërkon përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues: Ke konflikt interesi

2 Korrik 2018, 14:46Kronika TEMA

Ditën e sotme ka vijuar seanca e Vetting-ut për gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj e cila është shoqëruar me debate.

Avokati mbrojtës i Lazajt ka bërë një kërkesë për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues

Sokol Hazizaj argumentoi në cilësinë e avokatit se dhe Brunilda Kekteshi si kryesuese e kësaj seance duhet që të përjashtohet.

Sipas tij kjo e fundit ka konflikt interesi me subjektin e rivlerësimit.

Avokati: Ju zonja Brunilda Bekteshi keni bërë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze me nr 458 në 2016, që të është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e Lazes.

Ne do ju japin dokumentacionin, sqaroj se për këtë shkak ne duam përjashtimin të një anëtari të trupit gjyqësor është sipas nenit të Kodit të Procedurës Cvile, pasi sot jemi vënë në dijeni nga zyra e kancelarit të gjykatës për këtë fakt, pra ekziston njëanshmëria në gjykimin e kësaj çështjeje

Kryesuesja e trupës gjykuese: Informoj se kjo trupë ju ka kërkuar përmes postës elektronike të deklarojnë nëse ka pasur konflikt interesi me trupën dhe është informuar se nuk ka konflikt interesi, dhe subjekti është në dijeni lidhur me procesi që unë kam pasur si përfaqësuese e shoqërues ku kam punuar, por unë e administrojë këtë kërkesë dhe trupa tërhiqet për të vendosur për kërkesën tuaj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje