Goditet grupi i lidhur me Cosa Nostran: Gjysma e anëtarëve shqiptarë, ja detajet e operacionit

2 Korrik 2018, 16:47Kronika TEMA

Një grup i organizuar trafikantësh të qenieve njerëzore dhe armëve është shkatërruar nga policia italiane në Palermo, nga ky gjysma e anëtarëve të kësaj organizate janë me origjinë shqiptare nga Kosova.

Mësohet se grupi i goditur gjithashtu merrej me riciklim diamantesh, floriri dhe parash të pastra. Konkretisht, në pranga kanë përfunduar 17 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë.

Fakti më tronditës është se kjo organizatë kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihadiste.

Mediat italiane shkruajnë se kreu i këtij grupi ishte një shqiptar nga Maqedonia Fatmir Ljatifi, italiani Giuseppe Gianogrosoo dhe kosovari Driton Rexhepi. Ky grup vepronte edhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.

Personat e arrestuar: Fatmir Ljatifi; Driton Rexhepi; Arben Rexhepi; Xhemshit Vershevci; Luan Dobjani; Ibraim Latifi; Djemilj Djaferi; Denis Nikci; Urran Ameti; Luan Dobjani.(tch)

1 komente në “Goditet grupi i lidhur me Cosa Nostran: Gjysma e anëtarëve shqiptarë, ja detajet e operacionit”

  1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    Asnje shqiptar,te gjithe turq…………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje