“Ka figurë të pastër dhe pa lidhje të dyshimta”, ky ka qenë vendimi i KPK për prokurorin në Prokurorinë e Shkodrës Vate Staka.
Ai është konfirmuar në detyre, duke kaluar kështu procesin e rivlerësimit kalimtar.
“Prokurori Vate Staka ka figurë të pastër dhe pa lidhje të dyshimta. Nuk ka vërejtje për punën e prokurorit Vate Staka, është vlerësuar shumë mirë.
Ka pasur 4 denoncime nga publiku për prokurorin. KPK konstaton se Staka ka qenë bashkëpunues” u shpreh relatorja Elteda Çiftja.
Ndërkohë, nga ana tjetër prokurori Vate Staka tha: “U njoha me relatimin dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Jam përpjekur që të jem sa më korrekt dhe të mos e zvarris për asnjë ditë këtë proces. Kam eksperience të gjatë në Prokurori”. (TemA)
Hahahahahahahhahaa , 4 denunci me…. figure jo aq e paster sa ajo e Presidentit ma tmire qe ka pas Shqypnia e Kuce.
Z.Staka eshte figure e nderuar ne Shkoder dhe uroj qe edhe ne te ardhmen te mbesi sic e ka emrin – Vate, Vasil, Bazilius, Mbret.