Një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjegjan.
Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.
Paraprakisht dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhjeje gazi, që u ka shkaktuar asfiksi.
Ata janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: Sh. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja V. Liçi, 61 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V.Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.
(TemA TV)