Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një fëmijë 14 vjeç për pak sa nuk u mbyt në lumin Erzen..
Sipas policisë banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) fëmijën i cili është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për tu larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.