“Forca e Ligjit”, në 8 muaj janë arrestuar 114 persona dhe sekuestruar 10 mln euro

5 Korrik 2018, 16:06Kronika TEMA

Në 8 muaj që nga krijiimi i Task Forcës Speciale, janë kryer 12 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, kontrabandimit të personave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në pranga janë vënë 114 shtetas, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Ndërkohë janë sekuestruar mbi 10 milion euro pasuri dhe asete.

Detajet u bënë publike nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Eduart Merkaj.

“Një risi në funksion të operacionit, u ndërtua një platformëv elektronike inovative, motorri i kërkimit “DEEP SEE”. Në këtë motorr kërkimi oficerët pjesë e kësaj TFS kanë mundësi të konsultohen dhe të bëjnë verifikime të menjëhershme në 31 databaza, ose thënë ndryshe në 63 % më shumë akses në regjistra publikë”, u shpreh Drejtori Merkaj.

Më tej, shtoi ai, u përcaktua harta e shpërndarjes së grupeve kriminale aktive, profilizimi i anëtarëve dhe aktivitetit të këtyre grupeve si dhe finalizimi i disa operacioneve të sukseshme.

 “Në kuadër të këtij operacioni për herë të parë, u bë një analizë e detajuar e çdo grupi kriminal. Analizë në aspektin e numrit dhe përmbajtjes së anëtarëve të këtyre grupeve, aseteve të tyre, shtrirjes në kohë dhe vende, mbështetësve apo lidhjeve që kanë krijuar në fusha të ndryshme dhe në përfundim mbledhja e gjithë këtij informacioni në një file të vetëm”, u shpreh drejtuesi i Task Forcës.

Sipas analizës, rezulton se mbi 80 % e këtyre grupeve kriminale kanë qenë aktive për një periudhë të gjatë kohe mbi 10 vjet dhe pjesa tjetër e tyre janë formuar si derivate nga ndarja gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre kriminal.

Drejtori Merkaj nënvizoi se këtë periudhë ka patur një dinamikë të shtuar në shkëmbimin e informacionit me SHISH, DPPP, Hetimin Tatimor dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri dhe ato partnere.

“Kemi një rritje me 100% të takimeve operacionale në funksion të procedimeve penale tashmë në ndjekje nga ne dhe partnerët ndërkombëtar, ku mund të përmendim agjensitë USA, Britanike, Gjermane, Italiane etj.

 Jemi në fazën e dokumentimve të hetimeve në vazhdim. Në fokus të Oficerëve të TFS, janë dhe çështje penale të vjetra, nga të cilat janë rifilluar 6 prej tyre, kryesisht për krime të rënda të ndodhura në kohë të ndryshme.

Për herë të parë, pas verifikimeve me inisiativë të TFS, janë 4 raste të referuara dhe ndiqen si procedime penale me PKR për hetim të pastrimit të parave dhe ligjit antimafia, për shtetas shqiptar të cilët janë arrestuar apo ndaluar, në kuadër të operacioneve policore të perfunduara në shtete të ndryshme”, tha Merkaj.

1 komente në ““Forca e Ligjit”, në 8 muaj janë arrestuar 114 persona dhe sekuestruar 10 mln euro”

  1. Qytetar Aktiv says:

    Hi Tema,
    Kjo taskfocre eshte nje fllusk e krijuar artificialisht per qellime propagandistike. Vete shifrat qe po ofrojne tregojne nje efficence shume te ulet. Nuk e kuptoj ku eshte arritja, duket me shume si pune normale e strukturave te policise. Nje pjese e operacioneve qe jane trumbetuar me buje, ka rezultuar qe mbrenda 1-2 muajsh kane deshtuar qe te provohen ne gjykate. Ne cdo qytet te Shqiperise, dihen me detaje se kush jane kriminelet, trafikantet, kush leviz i armatosur, kush ka mbeshtje kë politikan. Shqiperia noton ne krim dhe padrejtesi, nderkohe qe taskforca arrin te kap 114 persona ne 8 muaj, dhe nuk thone sesa prej tyre u provohet akuza ne gjykate. Please provoheni njehere qe e doni Shqiperine. Lufta ndaj krimit nuk i afrohet fare luftes qe i eshte bere ne vitin 2005-2007, e cila u pasua me futjen ne Nato, liberalizim e vizave. Kur Europa e sheh qe e kemi seriozisht, na afron dhe promovon. Nuk do futemi ne BE me ekonomi bazuar ne dirty money, ekonomi droge. Mjere ata njerez qe mendojne te prosperojne nje vend bazuar ne paligjshmeri.

    Faleminderit paraprakisht per publikim e komentit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje