Trafikanti shqiptar i kokainës në Londër: Patëm shumë punë në ndeshjen Angli-Kolumbi

5 Korrik 2018, 21:41Kronika TEMA

Fitorja e Anglisë ndaj Kolumbisë në kampionatin botëror “Rusia 2018” u ka sjellë gëzim të madh tifozëve anglezë, por u ka sjellë përfitime të mëdha edhe trafikantëve të kokainës në Angli.

Dy tregtarët e drogës që kanë folur për “Metro”, të cilët për arsye të kuptueshme nuk janë identifikuar, thanë se telefonat e tyre kanë pushuar atë ditë, pas fitores së “Tre Luanëve”.

“Telefoni im po binte pa ndërprerje, pas gjuajtjes së penalltive. Kishte shumë njerëz jashtë në rrugë, kështu që mendova se Anglia kishte fituar”, tha një shqiptar që jeton në Londër, raporton Ora News.

“Biznesi është mjaft i mirë të martëb në mbëmje, në Londër, por kurrë nuk kam pasur aq shumë thirrje në një kohë kaq të shkurtër, veçanërisht pas minutave shtesë, kur ishte shumë qetë. Pastaj, të gjithë ata që morën folën për ndeshjen e Anglisë. Unë jam shqiptar, por jam i lumtur që Anglia fitoi, të gjithë duken aq të lumtur”, tha ai.

Një tregtar i kokainës në Birmingham, i cili ka shitur drogë për më shumë se 20 vjet, tha se 15 minutat e penalltive ishin më të ngarkuara që ai i mbante mend.

3 komente në “Trafikanti shqiptar i kokainës në Londër: Patëm shumë punë në ndeshjen Angli-Kolumbi”

  1. Zigur Qarri says:

    Histori teper inspiruese,sidomos per brezin e ri!!!
    Taulant Balla u zbulua,kush ja garanton investimet tani?

  2. ... says:

    Ikni ne angli shisni mall sugjeron Tema

  3. mik says:

    Sa lajm “ interresant “. !!
    Sa gazete serioze jeni !! Nuk merreni me punet tona, por merreni me disa gjera qe as nuk perbajn lajm, pa llogarit interresin qe kemi per to.
    E ankoheni pastaj, kemi 4 muaj pa marr rroge !!! E kush ta jep rrogen kot ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje