Aksident në "Qafë Bualli", furgoni rrëzohet në humnerë

6 Korrik 2018, 18:53Kronika TEMA
Aksident në "Qafë Bualli", furgoni rrëzohet në

Një aksident është regjistruar sot në aksin e Qafë Buallit të Kastës.

Mësohet se një furgon ka përfunduan në humnerë.

Brenda tij udhëtonin 5 persona.

Ndër të tjera Policia njofton:

“Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, mbyll njoftimin policia. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje