Një konflikt me armë ka ndodhur në një lokal në Dhërmi pas mesnatës së të shtunës.
Policia e shtetit bën me dije se ka pasur vetëm të shtëna në ajër dhe nuk ka njerëz të plagosur, pasi fillimisht u raportua se kishte viktima.
Uniformat blu kanë arrestuar autorin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në Dhërmi nuk ka ngjarje të rendë kriminale.
Nuk ka asnjë te lënduar asnjë te plagosur asnjë viktime.
Ka ndodhur një konflikt në një lokal.
Një person ka qëlluar me arme ne ajër.
Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit te dyshuar.
Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plote te ngjarjes”- thuhet në reagimin e policisë.