“Toyota-t me 3.4 mln euro”: Krimet e Rënda kërkojnë informacione nga 3 shtete

9 Korrik 2018, 15:23Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e gjetura në dy Toyota Yaris.

Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje,

Burimet raportojnë se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine.

Ndërkohë ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që dyshohen se janë  pronarët e vërtetë të eurove. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje