Me një karrierë të gjatë në Prokurori, Kostaq Beluri është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për KLP. Skeda e pasurisë së deklaruar të tij për vitet 2003-2017.
Kostaq Beluri ka një karrierë të gjatë në Prokurori. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Seanca dëgjimore e Belurit është planifikuar të zhvillohet mesditën e së martës, ndërkohë që trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.
Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.
Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kosta Beluri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit Kostaq Beluri për vitet 2003-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.
Beluri zotëron një apartament banimi 70 m2 me vlerë 1.1 milionë lekë dhe 1/5 e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve-pasuri këto të deklaruara prej vitit 2003. Ai zotëron gjithashtu 2.9 milionë lekë llogari bankare dhe 1.2 milionë lekë kursime në cash.
Të ardhurat familjare të prokurorit Beluri kapin vlerën e 33.8 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ato përbëhen në 97 për qind nga të ardhurat e pagës së tij dhe të bashkëshortes, 2.4 për qind nga interesat bankare dhe 0.3 për qind nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zotit Beluri dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Te jetosh ne nje anije piratesh dhe te mos jesh pirat?
Ja qe , ndonjehere, ka dhe njeres te ndershem, si Kosta. Ai ka qene, ka mbetur, dhe do te jete gjithmone I tille, i ndershem.
Kostaq Beluri eshte prokurori me i afte dhe me integritet ka Shqiperia!! Moscaktimi i tij ne funksione drejtuese tregon se zbatuesit e drejte te ligjit nuk i duhen akoma kastes politike….
Mos doni te thoni “ I ndershem “ ??????
Pyeteni mire kete te varfer
Si e ka vilen ne Shkalle Borsh Sarande
Mire faleminderit! Po ti ate tenden, si e ke?
O Xhike vila e ndertuar para 15 viteve ne jug te Shqiperise nuk kushtonte me shume se 15-20 milion,nqs eshte i vertete informacioni qe ti jep.Mos te them qe mbas firmave te 97-es bleje per hiç gje dhe ne Tirane.Dyqanet tek Myslym Shyri jane shitur per 30 milion.Pastaj keta qe do e kontrollojne kujton ti se nuk do e dine nqs me te vertete ka nje vile te tille ai.
O Xhike a si e ke emrin te ka ngelur ora po kurdise qe te ecë perpara, ajo vila qe sipas teje e paska Kosta ne Borsh, eshte e imja dhe une jam nje nga shoket e tij dhe si shok i tij kalojme ndonje fundjave familjarisht ne Borsh. Po llafazanet qe qelbin dynjanje ja veshin si munden. Sa per te te sqaruar ty dhe ndonje tjeter, çdo vit ne i bejme pushimet ne Borsh une dhe familja ime ne ate vilen qe ke merak ti dhe Kosta me familjen e tij ne dhome te marre me qira. Fli i qete se Kosta nuk ka asnje tulle ne pronesi ne Borsh. Kosta eshte modeli i prokurorit dhe i zyrtarit te shtetit, dhe kete nuk e them une por gjithe ata qe e njohin. Qe te heqesh merakun une quhem Artan Treska dhe jam noter ne Tirane.
Djale I nje familje te perkryer te thjeshte e te ndershme dikur, sot nje burre qe te ben te ndiesh krenar qe e kemi pasur ne lagje. Thjesht njeri qe paraja nuk ja bleu kurre nderin
Respekte per kocon
KOSTA BELURI! Profesionisti qe i duhet Shqiperise, njeriu i urte dhe i ditur qe frymezon pjesen me vitale te qenies njerezore, i thjeshte dhe i madherishem para drejtuesve qe i ben te skuqen, i rrepte dhe korrekt ne interpretim dhe mbrojtje te se drejtes ne akuze, bashkeshort dhe baba shembullor, shok dhe mik besnik i korrektesise dhe pergjegjesise… nje pasionat i peshkimit, si te jete njeriu i duhur ne kete kohe per Shqiperine i stervitur per te kapur ne grepin e Drejtesise te gjithe te paudhet e politikes, biznesit, kontrabandistet, trafikantet tashme te arshivuar ne skedat e Europes dhe SH.B.A-se!
KOSTA BELURI! Profesionisti qe i duhet Shqiperise, njeriu i urte dhe i ditur qe frymezon pjesen me vitale te qenies njerezore, i thjeshte dhe i madherishem para drejtuesve qe i ben te skuqen, i rrepte dhe korrekt ne interpretim dhe mbrojtje te se drejtes ne akuze, bashkeshort dhe baba shembullor, shok dhe mik besnik i korrektesise dhe pergjegjesise… nje pasionat i peshkimit, si te jete njeriu i duhur ne kete kohe per Shqiperine i stervitur per te kapur ne grepin e Drejtesise te gjithe te paudhet e politikes, biznesit, kontrabandistet, trafikantet tashme te arshivuar ne skedat e Europes dhe SH.B.A-se!
Ky nuk vlen per KLP e leshit duhen dinosaur si tik dhalla e gjin gjoni ose nga lista e leshe lise te TIT kokrrjedhurit
Ato qe shkruajne komente vetem per te denigruar pa asnje fakt,njerzit e respektuar,e kane ose nga mllefi social komunist,ose nga shpirti xheloz.
Koment ne Tema: KOSTA BELURI! Profesionisti qe i duhet Shqiperise, njeriu i urte dhe i ditur qe frymezon pjesen me vitale te qenies njerezore, i thjeshte dhe i madherishem para drejtuesve qe i ben te skuqen, i rrepte dhe korrekt ne interpretim dhe mbrojtje te se drejtes ne akuze, bashkeshort dhe baba shembullor, shok dhe mik besnik i korrektesise dhe pergjegjesise… nje pasionat i peshkimit, si te jete njeriu i duhur ne kete kohe per Shqiperine i stervitur per te kapur ne grepin e Drejtesise te gjithe te paudhet e politikes, biznesit, kontrabandistet, trafikantet tashme te arshivuar ne skedat e Europes dhe SH.B.A-se!