Lulzim Basha i shmanget përballjes në gjyq, flet Balla: Ai s'ka burrëri, bën politikë me vepra kriminale

10 Korrik 2018, 13:10Kronika TEMA

Taulant Balla është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u përballur me kryedemokratin Lulzim Basha pas akuzave të hedhura nga ky i fundit lidhur me paratë e gjetura në Portin e Durrësit.

Sot jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori.

Do depozitoj të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim.

Sot Basha nuk u përball me shpifjen sot. Nëse do të kishte burrërinë do të kishte qenë i pari që do t’i drejtohej prokurorisë. Basha se bëri, sot nuk u paraqit. Thonë se ka ikur në SHBA.

Por i sugjero se nëse është e vërtet, se e ka zakon që t’i fshihet drejtësisë, si në rastin e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Nëse është në Amerikë, ka një detyrim ligjor që para organeve ligjzbatuese amerikan duhet të japë shpjegime për kontratën lobuese.

“Mezi pres të përballem me Luzlim Bashën dhe personi i parë që duhet të thirret për këtë çështje është se duhet të thirret Lulzim Basha.

Apeli im për prokurorinë e Krimeve të Rënda është që të thirret Basha që siç ka bërë akuza në Kuvend të vijë të flasë sepse ka njohje me ta. Ai i njeh personat e përfshirë në kapjen e eurove në ‘Toyota’.

Kam dyshime që ai i njeh dhe dy personat e tjerë të cilët kanë qenë prezentë në çadrën e Lulzimit. Kjo është një instancë e parë ku për shkak të mos ngritjes së institucioneve të reja dosja edhe mund të transferohet.

Pas kësaj akuze të turpshme se në fund të këtij procesi që mund të jetë edhe i gjatë, me vendim gjykate Lulzim Basha do më kërkojë ndjesë për shpifjet mua. Unë jam gati të përballem me Lulzim Bashën dhe Lulzimi duhet të vijë me doemos”, përfundoi Balla.

7 komente në “Lulzim Basha i shmanget përballjes në gjyq, flet Balla: Ai s’ka burrëri, bën politikë me vepra kriminale”

  1. Vari teneqen says:

    Amon, burreri. Merruni me burrerira jo me denime.

  2. Wendy wiston says:

    E kerkuat vet zgjuat te vdekurin nga varri kush futet ne punet e zotit e peson keq do ket vepra jo llafe boll me .

  3. Zigur Qarri says:

    Çfar lesh Drejtesie eshte kjo,çfar lesh Shteti eshte ky,ku Luzim Basha shperfill ligjet,dhe askush nuk merr masa ndaj tij.
    Balla pret qe me nate Bashen tek Gjykata e krimeve,Basha ja mbath ne SHBA duke e lene Ballen si mut duke pritur!Mos
    e la te ikte Fatmir Xhafaj qe te barazoheshin?Hajt se i tha hajdut Balles,por edhe e ofendoi,i tha “derrkuc”,dhe Gramoz
    Ruçi,ne vend qe ti terhiqte verejtje Bashes,i tha Balles,pusho.Eshte i zgjuar Ruçi,e ka mire me te dy anet,jo si Balla,qe grindet
    me te gjith,vetem se e ndersen Rama.Edhe ata te PD-s ama,e njohin shoqerine,e kan mbyllur nje sy,kur djali i Gramoz Ruçit
    ka bere ndonje zarar.Kot s’thone,me mir nje mik se sa nje çiflik.

  4. Vari torben says:

    Cdo gje e ke thene me vend. Vetem paragrafi i fundit nuk shkon. Ne vend te konstatimit se Luli duhet te kerkoje ndjese per shpifje, me mire te thoshje: te kam dhjere ne ndjesen tende, nuk dua ndjese nga ty. Edhe ne te tjereve na plasi bytha per ndjesen e Lulit. Ketu nuk behet fjlale se Luli lindi dje dhe nuk e njohim. Genjeshtrat, shpifjet etj etj jane gjeja me e zakonshme per te. Ketu behet fjale per burg. Luli apo ata qe jane pronare te eurove te futen ne burg. Nqs ti Balla je nisur nga momente te qejfmbetjes, haroje. Ketu kemi te bejme me problem drejtesie. Tingellon si linja e kuqe qe qe ti ve per Bashen: kerkome ndjese dhe mbaron kjo pune. Ky nuk eshte shteti qe aspirojme. Shteti nuk eshte personal….

  5. gardiani says:

    I ka dhene leje edukatorja, prandaj nuk u paraqit !

  6. Gringo says:

    Kurse ti u dashke shkerdhyer nga trute si fillim pastaj ta valosh ne sume, goje dhe ku te te mbaje o plehre vicidoliste.

  7. lexuesi says:

    Nuk e dija qe edhe HALJA u botoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje