Shkarkohet Artan Laze, ishte në "listën e zezë" të SHBA

11 Korrik 2018, 10:01Kronika TEMA
Shkarkohet Artan Laze, ishte në "listën e zezë" të

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj u shkarkua nga detyra të mërkurën, pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjeti më parë se ai nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për pasurinë si dhe kishte bërë deklarim të rremë.

Lazaj ishte i pranishëm gjatë seancës së shkurtër të shpalljes së vendimit, që preu në mes karrierën e tij në gjyqësor dhe planet për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Lazaj u zgjat në dy seanca dëgjimore, pas kërkesave të përsëritura të avokatit të tij për përjashtimin fillimisht të trupës gjykuese dhe të kryetares së saj, Brunilda Bekteshi, por pa sukses.

Hetimi i thelluar administrativ arriti në përfundimin se gjyqtari Artan Lazaj kishte burime të pamjaftueshme financiare për blerjen e një apartamenti 120 metra katrorë në Tiranë në vitin 2004; deklarata kontradiktore dhe transaksione jashtë sistemit bankar për blerjen e një apartamenti 128 metra katrorë në Tiranë në vitin 2011, parregullsi në blerjen e një toke prej 1 mijë metrash katrorë në Porto Palermo si dhe mosdeklarim të pjesës takuese të bashkëshortes së gjyqtarit në një apartament në Bulqizë.

Relatori i çështjes tha gjithashtu se subjekti e kishte deklaruar apartamentin që zotëron aktualisht për 120 mijë euro në deklaratën e vitit 2011 dhe 129 mijë euro në deklaratën “veting”.

Gjyqtari Lazaj i hodhi poshtë gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe u ankua se nuk ishin marrë parasysh provat e dorëzuara prej tij.

“Kam dhënë dënime të përjetshme dhe disa prej tyre nuk janë arrestuar ende nga Policia e Shtetit. Më kanë kërcënuar me jetë, shikoni shkrimet,” tha Lazaj në seancën e 2 korrikut përballë KPK-së.

Laze ka rezultuar një gjyqtar me probleme dhe ndodhet edhe në “listën e zezë” të SHBA-së, pasi i është refuzuar viza amerikane.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artan Lazaj zotëronte vetëm një apartament të përfituar nga ligji për privatizimet në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e rreth 24.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh për periudhën deklaruese.

Pasuria e gjyqtarit Lazaj përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerën e 16.8 milionë lekëve, kursime në cash rreth 5.5 milionë lekë si dhe likuiditete në bankë në vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Lazaj për vitet 2003-2017 kapin shifrën e 31.6 milionë lekëve. Rreth 88 për qind e të ardhurave rrjedhin nga paga dhe shpërblimet e gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që 12 për qind kanë si burim të deklaruar fitimin nga shitja e pronave dhe automjeteve.

Sipas deklaratave të pasurisë, gjyqtari Lazaj bleu një apartament në Tiranë në vitin 2004 për 55 mijë euro dhe e shiti katër vite më vonë për 90 mijë euro. Në vitin 2011, gjyqtari blen një apartament tjetër në Tiranë për 120 mijë euro me burim paratë e kursyera nga shitja e apartamentit të parë [60 mijë euro] si dhe një kredi bankare prej 4 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të gjyqtarit Artan Lazaj, nga të cilat njëra rezultoi me shtesë pasurie të pambuluar me burime të deklaruara në vlerën e 2.1 milionë lekëve.

Deklarata në fjalë i përket vitit 2004, kur gjyqtari Lazaj bleu një apartament për 55 mijë euro me burim një kredi bankare prej 3.5 milionë lekësh dhe pa burime të tjera të deklaruara. Në këtë analizë, BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të kursimeve cash të gjyqtarit Lazaj, të cilat në vitet 2008-2015 kapnin vlerën akumulative të 22.4 milionë lekëve.

Një pjesë e këtyre kursimeve u shpenzuan në vitin 2011 për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 177 m2 në Tiranë dhe në fund të vitit 2017, kursimet cash kapnin vlerën e 5.5 milionë lekëve.(TemA)

6 komente në “Shkarkohet Artan Laze, ishte në “listën e zezë” të SHBA”

  1. rexha 10 says:

    ESHTE ME MIRE QE, CDO GJYGJTARE DUHET ME PARE TE GJYKOJE VETEN E TIJE ,PASTAJ TE TJERET.
    ose te bejne nje ligje ;GJYQTAREVE TU LEJOHET TE VJEDHIN . DHE TA DERGOJNE TEKE PRESIDENTI PER TA FIRMOSUR. PRESIDENTI SI KRYETARE I KESHILLIT TE LARTE TE DREJTSISE E FIRMOS MBRENDA DITES.

  2. Gjyqtare - fundurina! says:

    Ik ore plehere e felliqur!
    Hajt se ti gjen SPAK-u ku i ke fut parate e tjera. Se deri ketu ke dale bloof me ato qe i ke te dukshme, por ke dhe na 1000 fish te tjera te padukshme, te cilat ti ben llogarite SPAK-u nga Tetori!
    Fundurina!

  3. skrapari says:

    Ne KQZ i ke sherbyer parise qe te vuri atje.. Leri llafet! AJO CUARJA NE PRODHIM QE BENTE ENVERI,ishte ja per Ju qe tallnit popullin. U zuri bytha maje . JU e s’ka njeri tjeter! Po,po kishte e ka akoma nga grate tuaja qe perbuzin ato pastrueset.
    – Uaaaa,-me tha nje dite gruaja e nje prokurori- C’ me kujton mua ti, nje pastruese? E di ti ku me punon burri?
    – E di – ithash- eshte prokuror. I di emrin dhe bemat. Po pse ato pastrueset c’i kujton ti se jane idiote? Hajde te tregoj pastruese me shkolle te larte,madje juridik si yt shoq. Ajo punon me mdershmeri e jo si burri yt. Keto ditet e vetingut sepse e ka ulur koken. Madje ul koken kur me shikon …… Nejse. Vetingu te beje punen e vet. Shpresojme se me largimin tuaj drejtesia do te shkoi ne binaret e duhura. Dru te shtrembta do te ket, po i zoti i pastron qe te mos prishet barra.

  4. Timi says:

    Ne burg mor shkerdhatat njerez te keqinj…burgu eshte pak per keto qelbesira kriminele e te korruptuar deri ne palce.

  5. Frok Martini says:

    Se mos veyem my, te gjithe ashtu Kane vjedhur, dhe thote me Kane kercenuar, po trire do the to hapun se me bere name, meqene me kercenojne mua, haj t tani ju do the hyni nga keni dale.

  6. H says:

    Per këta hajdutë ordinere dhe fundrrina te degjeneruara, vetem gijotina i edukon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje