Kokaina e Maminasit, sekuestrohen llogaritë bankare të dy kompanive

12 Korrik 2018, 21:29Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka sekuestruar llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës.

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

2 komente në “Kokaina e Maminasit, sekuestrohen llogaritë bankare të dy kompanive”

  1. Lennard says:

    Po Talleni me duket .U mbars Mali dhe Polli nje MI!!!.Tregoni Veten se e keni seriozisht dhe hyni me themel se Gjurmet shkojne tek Oborret e Sali Gerdecit dhe Like Floririt

  2. spartak says:

    Mos mre , se paskeni sekuestru rrogat e puntorëve . Sa shumë që qenkeni lodh . Pas dy muajsh , shyqyr që u kujtuat .
    Qazimo . Se kush t’kërkote n’telefunt nga ministria e përmrenshme .
    Po kush ishte mri Hajrije pra mo ?
    Nji me ku po e pyes përsit .
    Alooo. Kush jeni t’lutna ? Çontralisti ?
    Qazimo , çontralisti paska qenë .
    Hej mi budallaqe , po nashti osht e ditme , qi çontralisti ka për t’dalë .
    Ene ju policët e Xhafës , Çontralistin gjetët tek BANKA .
    O zot ke do m’hajë mortja noj dite . Ku m’jan mledh i tufë budallenjsh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje