Artan Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro, për t’u emëruar në kupolën e drejtësisë

12 Korrik 2018, 19:47Kronika TEMA

Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori në shqytrim rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit, Thanza rezultoi se kishte fshehur një dënim në shtetin italian, fakt i cili tronditi gjyqësorin, por edhe opinionin publik.

Një gjyqtar i dënuar me 40 ditë burg jepte vendime në Gjykatën e Lartë.

Por kush duhet të mbajë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarit Thanza në 26 vite të punës së tij?

I pyetur nga CNA.al, gazetari i kronikës Artan Hoxha është shprehur se institucionet që kanë pasur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre ishin Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha ngre alarmin se këto dy institucione nuk kanë bërë punën e tyre dhe për më tepër janë kthyer në mburojë të sistemit.

“Dy institucione zyrtarisht kanë patur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre. Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, por jo vetëm që nuk e kanë bërë punën e tyre, por janë kthyer në mburojë të sistemit.

KLD-ja që emeronte dhe shkarkonte gjyqtarët ka patur tarifa fikse për pagesat të cilat duhej të bënin gjyqtarët që të ngjiteshin në karrierë.

Një gjyqtare që e blinte vendin e punës sigurisht që do bënte korrupsion, mos harroni që vetëm për një emërim gjyqtari në Gjykatat e Shkallës së Parë paguheshin deri 300 mijë euro”, u shpreh Artan Hoxha

10 komente në “Artan Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro, për t’u emëruar në kupolën e drejtësisë”

  1. Rrema says:

    Po mire o z Artan ti si qytetar kur i di këto gjëra pse nuk denencon ne prokurori, apo ke bere denoncim?

  2. Arberia says:

    I vetmi gazetar serioz ne shqipri..te tjeret jan langaraq

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kjo shifër e frikshme
    të fut në mendime
    ndaj nga ty o Mero
    duam ca sqarime.
    .
    Pasuri e tyre
    kur të llogaritet
    dhe kjo treqindmishe
    le tu bashkangjitet.
    ,
    Paguajn treqind
    e bëhen kasapë
    lëkurën të gjallë
    do na rrjepin prapë.
    P.S.
    Një reformë duhet
    për këta të liqtë
    por, jo më te plepat,
    t’a bëjnë te fiqtë!
    .
    Dhe nëse nga fiqtë
    nuk kanë haberin
    trainimet t’i bëjnë
    veç me Lali Erin.
    ???

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    We need FACTS. Kush i ka bere keto pages 300 mijeshe, kur i ka bere, kujt ia ka bere, si jane kryer pagesat, ku jane parate qe jane paguar si rryshfet ne kete moment etj etj I bie qe ata qe merrnin parate nga gjyqtaret qe ngriheshin ne karriere tashme duhet te kene ne llogari bankare apo pasuri te paluajteshme miliona euro, ku jane, perse vetingu merret me therrmijat e ca fakir prokuroreve e gjykatesve kur ketu paskemi gjyqtare miliardere qe nuk po i kap rrjeta? Mero thote qe kishte dijeni prej kohesh per Thanzen prej nje keshilltari te Berishes por pa emer, ky tjetri thote shifra 300 mijeshe prape pa emer, sikur te jepnit naj emer do ishte me mire them une.

  5. Shaba says:

    Kishte koh pa dal ky zhvejku!! Qija nenen kur i marin mend ketij qe trurin e ka ne stomak

  6. fati says:

    KUSH I MERRTE PARATE???

  7. POPULL says:

    NISHANI, SA E KISHTE TARIFËN PËR EMËRIMET??
    DO HAPEN NJËHERË KËTO DEFTERE?
    DO HETOHET, VETOHET , NDONJËHERË ISH PRESIDENTI NISHANI???✌?✌?

  8. spartak says:

    Pse lodhkemi kot ne . Presidentët , nga i pari deri tek i fundit , si kryetarë të KLD-së e paskan shkatërru që n’djep sistemin e ( PA ) Drejtësisë , dhe qenkan këta të parët që u dashkan var me kokë poshtë për t’ju zbraz xhepat .
    Ç’e zgjatni . Fillojeni VETTINGUN me gjithë presidentët pa përjashtim . Ama miratoni ma parë nenin shtesë të deklarimit të pasurisë ( EDHE 1 LEKSHIN ) . Vetëm atëherë do i nxjerrin të gjitha .

  9. ZULLUMI says:

    i pari e hapi lojen bamir topja ai i griu nga leket me nga 300-500000 euro ………………………

  10. Syri Shqiponjes says:

    Mjafton te shkoni te shihni keshtjellat e bamke topit nga kodra e priftit …qe i ka bere me pensionin e babait.(pjesa e dukshme sigurisht)….Aty duhet te filloje vetingu si ish shefi i KLD se famshme se bashku me ate sorren delirante qe do te burgoste berishen e pastaj perfundoi ne cader e tani shijon jeten neper bote……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje