Kombëtarja e Belgjikës ishte një nga skuadrat që dhuroi një futboll mjaf të bukur në këtë kampionat Botëror pavarsisht se nuk arriti dot që të kualifikohej për në finalen e madhe.
Skuadra e drejtuar nga Martinez arriti që të fitojë medaljen e Bronztë në Rusi 2018, duke realizuar arritjen më të madhe që kjo skuadër ka marrë.
Dhe për këtë arrijte ata janë pritur në mënyrë madhështore në Bruksel, ku me mijëra tifozë kishin dal në shesh për t’i përshëndetur yjet e tyre.
Gjithashtu, Kombëtarja e Belgjikës ka pasur dhe një vizitë te familja mbretërore. (TemA)