Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit të bashkëjetuesve që tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e së dielës.
Sipas burimeve të afërta me hetimin të cituara nga “ABC News”, Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij me të cilin kishte edhe një fëmijë, Silvi Ndoci, janë ekzekutuar me një breshëri automatiku rreth orës 1:15 pas mesnate.
Në makinë me çiftin ishte edhe fëmija i tyre rreth 2 vjeç, Boris, i cili fatmirësisht shpëtoi i padëmtuar. I vogli ka qëndruar më shumë se 5 orë në makinë me prindërit e vrarë.
Në një njoftim për mediat, Policia e Shkodrës tha të dielën se çifti u gjet i pajetë nga banorë të lagjes “Naim Gjylbegu” rreth orës 06:40 të mëngjesit, ndërsa në prehrin e gruas, i gjakosur, por i padëmtuar fizikisht, u gjet edhe fëmija i saj.
Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se autorët e ngjarjes ishin dy.
Megjithëse i vështirë identifikimi i tyre, u pa se njëri prej autorëve ka qëlluar me breshëri ndaj çiftit, ndërsa i dyti e ka pritur në makinë.
Sipas policisë autori i cili ka qenë i maskuar ka qëlluar me breshëri automatiku sapo makina u fut në oborrin e pallateve.
Autori ende i paidentifikuar qëlloi fillimisht ndaj shoferit dhe me pas ne drejtim te pasagjeres.
Djali i tyre besohet se në momentin e vrasjes së dyfishtë ndodhej në sedijen e pasme, ndërsa më pas ka dalë në sedijen e parme në prehrin e nënës.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes ndërsa disa orë më vonë makina u gjet e djegur, në dalje të qytetit të Shkodrës, në Dobraç, ndërsa brenda saj u gjet edhe një automatik me të cilin besohet se është qëlluar mbi 20 herë drejt çiftit.
“ABC News” thotë se policia ka zbuluar se kjo makinë kishte targa të mbivendosura dhe po kërkohet pronari i saj përmes numrit të shasisë.
Para ekzekutimit, Boran Bercama sëbashku me djalin ishin në lokalin ku Silvi Ndoci punonte si banakiere.
Ata kanë qëndruar dhe disa ore në pedonale të qytetit për të tu nisur drejt shtëpisë pas mesnatës.
Rilindja kur ishte opozite akuzonte qe shteti kishte rene,ndersa sot rilindja ka bere shume;
Drogen e shtoi
Hashashin e legalizoi
Aksidendet,vdesin nga dhjete perdite
Vrasjet,pesefishuar
Korrupsioni,u zhduk fare
Kriminelet,I futi brenda te gjithe
Beri drejtesi dhe per Gerdecin,dhe per 21 janarin,dhe per rrugen e kombit
Me teater me dy gradacela lart,do na beje
Me xhamine me te madhe ne ballkan na beri
Negociatat na I hapi
Naften e liroi,biles bujqit e marrin falas.
Fuck rilindja
Vetem peme ka mbjelle,dhe te pret energjine e ujin pa e care koken per gjendjen e tjetrit.
Drejtoret (peqin) qe u kapen me lidhje te paligjshme ne shtepi,por dhe farmaci e klinike dentare nuk I pushoi nga drejtorlliku,se per burg as qe behet fjale.
Fuck rilindja qe na detyron te kthejme syte nga hajdutet e tjere.