Prej fillimit të Korrikut, Shqipëria është shoqëruar vazhdimisht nga lëkundje të shpeshta të tokës, ku pjesa më e madhe e kanë patur epiqendrën në Gjirin e Lalzit.
Tërmetet në këtë zonë janë rikthyer të fuqishme ditën e diel, ku prej orëve të para të mëngjesit janë numëruar 5 të tillë.
Tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 12:21 me një magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës rihter. Megjithëse më i dobët se ai 5.1 ballë që u ndie edhe në kryeqytet më 4 Korrik, ai raportohet të jetë ndjerë nga banorët dhe pushuesit që ndodheshin në plazh.
Deri më tani nuk raportohen për dëme, ndërsa ekspertët bëjnë apel të shmanget paniku. Sipas tyre, lëkundjet e mëdha kanë kaluar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tërmeteve më të vegjël në javët në vijim.
Prej datës 4 Korrik numërohen mbi 600 tërmete, të përqendruar kryesisht në zonën e Durrësit, Lezhës dhe Fushë Krujës.(scan)
Unë u lodha duke ju thënë
aq sa keq mu ngjir laringu:
(Nuk është Tërmeti i Tepelenës)
Te “Gjiri Lalzit” ka nis Vettingu!
Tërmet në Gjirin e Lalëzit tregojnë se pushtetarët e korruptuar që investuan paratë e vjedhura për të bërë jetë luksoze në këtë parajsë filluan të lajnë gjynahet.Bëni durim se nuk keni parë asgjë akoma.
Unë u lodha duke ju thënë
aq sa keq mu ngjir laringu:
(s’është Tërmeti i Tepelenës)
Te “Gjiri Lalzit” ka nis Vettingu!
Ne filmin “Ne fillim te veres”, eshte nje shprehje qe thuhet para se te shpertheje tuneli i mbushur me municione ushtarake:
-Kjo toke nuk i duron dot çinanet e huaj!
Bukur e paska gjetur ai skenaristi.
Mos u frikësoni, janë shoqëritë shumëkombëshe që kërkojnë për Naftë dhe Gaz në Detin Jon më anë të sistemit sizmiologjik, i cili shkakton si pasojë dhe tërmete.
Shqipëria DOLI NË ANKAND DHE U SHIT ME UKJE ÇMIMI.
PO E TUND ZOTI LESHELINË DHE SALINË !?
POPULL, MOS KI FRIKË !!
ZOTI SE KA ME TY , PO PARALAJMËRON HAJDUTËT ,
TË DORËZOJNË PLAÇKËN E VJEDHUR. ✌?✌?
atije te bjer ti rrezoj ato vilat qe jane bere duke pire gjakun e popullit
Edhe zoti e di qe atje jane mbledh kriminelet e kombit.