Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, nisën takimin në Helsinki.
Trump e përgëzoi Putinin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botëror të Futbollit, përpara se të përvijonte disa nga temat që do të prekin gjatë bisedimeve.
“Dua t’ju përgëzoj për një Kampionat vërtet të mirë, një nga më të mirët”, tha Trump, duke shtuar se me Putinin do të diskutojë për “gjithçka”, nga tregtia deri te Kina.
Ai tha se shpreson se SHBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”.
Është ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.
Përpara takimit, Trump tha se hetimet e agjencive amerikane mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, i kanë përkeqësuar rëndë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.
“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Twitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.
Takimi i dy liderëve ndodh në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuara se kurrë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, intervenimit ushtarak të Moskës në lindje të Ukrainës dhe në Siri, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA. (TemA)
KESHTU I DONE DRUTE MUSHKA……MILJARDERET NE FILLIM PREGATISI TERRENIN ,DHE PASTAJ HIDHEN NE SULME PER TJA NGECUR FAJIN NDOKUJT. POR JUVE VETEM MALLKIMIN E NENAVE DUHET TE MENDONI PER NDARJEN ,QE I BETE NGA FEMIJET E TYRE.PASTAJ NABENI MORAL PER KAMPET E INTERRNIMIT.cili eshte dallimi? POLITIKA E JUAJ,ESHTE VETEM POLITIKE INTERESI ,KUSHEDI EDHE INTERESI PERSONAL.