REPORTAZHI: "Voskopoja e bukur mbipopullohet nga turistët"

16 Korrik 2018, 08:27Turizëm TEMA
REPORTAZHI: "Voskopoja e bukur mbipopullohet nga turistët"

Kështu më thotë Nasi, banor i Voskopojës, njëri prej pronarëve të hoteleve. Ka shumë kërkesa dhe hoteleritë pothuajse janë të shitura thotë ai. Dhe vërtet, të udhëtosh dhe të kalosh një ditë turistike në Voskopojë, për turistin shqiptar dhe atë të huaj sot është krejt normale, për shkak të infrastrukturës rrugore të rindërtuar.

Sa del nga Korça dhe merr rrugën e Voskopojës, prezantohesh me një udhëtim të këndshëm në një rrugë fushore dhe të gjelbëruar me bimët e stinës.

Ky udhëtim fushor zgjat rreth 6 km deri në fshatin Voskop. Këtu panorama ndryshon krejtësisht në një peizazh kodrinor dhe në një rrugë të ndërtuar së fundmi, e asfaltuar mirë, me gjelbërimin e dendur në dy anët e saj, ku dominon bari jeshil dhe një bimësi e ulët, përmbush standardet e një udhëtimi normal dhe komod që gjarpëron butë nëpër pllajat e bukura e të gjelbëruara ku ajri i freskët dhe i pastër të grishin të ngjitesh më lart, në kurorën me pishat aromatike. Aty në majë, ku sot e quajnë “Akademia”, nis dhe legjenda, ose më saktë, historia e kësaj qyteze.

Një kishë e vjetër, një manastir me emrin e shenjtit Prodhom, thonë se është dhe vatra e parë e zjarrit në këtë mrekulli natyrore. Manastiri i Shën Prodhomit është germa e parë që shkruan emrin e një qytetërimi dhe të një kulture. Sipas Biblës, Shën Prodhomi është mbrojtësi i udhëve dhe udhëtarëve.

Ky manastir në mesjetë ka shërbyer si vend shlodhjeje dhe strehimi për udhëtarë që niseshin nga porti i Vlorës dhe jugu i vendit në drejtim të lindjes – Stambollit. Karvanët e ngarkuar me mallra, kalonin përmes Beratit, Skraparit pushonin në manastirin e “Shën Prodhomit” merrnin bekimin aty për një “udhë të mbarë”  dhe çanin përmes Korçës, Selanikut deri në Stamboll. Aty ishte qendra e “botës” së Lindjes për kohën.

Aty bëhej tregtia, jepej e merrej, aty bëhej dhe politika. Sigurisht kjo rrugë Lindje-Perëndim kryqëzohej me rrugën “Egnatia”, që zinte fill nga Durrësi e përfundonte po në Kostandinopojë. “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, në këtë rast Roma e Lindjes ishte Stambolli.

Roma kishte njëmijë vjet që kishte rënë, më 476 me perandorin e saj të fundit Romulus Augustus. Roma e dytë, Kostandinopoja ra në vitin 1453 nga këmbëngulja e një djaloshi 22-vjeçar me emrin Mehmeti II. Legjionet e Romës së vjetër ishin shpërbërë përfundimisht dhe popullsia ballkanase filloj shkartisjen e fundit.

Edhe në trevat shqiptare u dukën të ardhurit e parë. Me plaçkat mbi supe, me kërrabën në dorë dhe një kope delesh përpara, ata nguleshin ku të gjenin hapësira të lira dhe mikpritje. Voskopoja ishte ideale.

Me kodrat e buta e të shtruara, të mbuluara me gjelbërimin e përhershëm një klimë e lagësht dhe e butë për atë zonë me dimër të ashpër dhe me mikpritjen vëllazërore të  vendasve, ata ngritën stanet e para dhe ngelën aty.

Shumica ishin pjesë e administratës së hershme romake që kishin ngelur përgjatë rrugës ”Egnatia”. Ruajtën gjuhën, zakonet dhe doket e tyre. U quajtën -a rëmën- pra, të mbetur nga Perandoria Bizantine, nga legjionet e hershme romake. Ata u morën kryesisht me blegtori dhe zejtari. Filluan kooperativat e para të zejtarëve, hapat e para të “kapitalizmit primitiv”…

Voskopoja në vite u zhvillua, u begatua dhe u bë një qendër e rëndësishme e kulturës dhe ekonomisë shqiptare. Vazhdoi të mbetej një kryqëzim i rëndësishëm i linjave tregtare që lidhnin Europën me Lindjen. Portet e Durrësit dhe të Vlorës ishin furnizuesit kryesorë që merrnin dhe përcillnin mallrat midis Lindjes dhe Perëndimit.

Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qendra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve.

Me bibliotekë, me Akademi, me trotuare me kalldrëm, me shumë artistë e piktorë të shquar të kohës, si David Selenica, Kavalioti, Grigori etj., me një popullsi prej 30 mijë banorësh e me zejtari, u bë një kryeqendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Si çdo gjë e bukur, ajo nuk mund të rronte gjatë.

Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar, të ruajtura në kishat e saj të shumta.

Por le të kthehemi te Voskopoja turistike sot. Kaloi një dimër i ashpër, me shira e dëborë, kaloi një pranverë me plot lule e ngjyra të shumta dhe jemi në mesin e stinës së verës dhe Voskopojës nuk i munguan e nuk i mungojnë vizitorët e shumtë edhe në këtë stinë.

Natyra e gjelbëruar me halorët aromatikë, pllajat e buta e të gjelbëruara, vendet historike, objektet e kultit, kulinaria e veçantë, ndërtimet e shumta hotelerike, bëjnë që turistët ditorë e të përhershëm të mos mungojnë asnjë ditë. Tashmë jemi në stinën ku Voskopoja vërtet lulëzon. Gjelbërimi dhe ajri i pastër të grishin ta vizitosh. Objektet kulturore dhe ato të kultit gjithashtu.

Një tjetër e veçantë e kësaj zone është kulinaria tradicionale e gërshetuar me jetesën moderne. Amvisat voskopojare kanë shumë punë këtë periudhë. Saçi duhet të jetë i rëndë që të pjekë mirë e me cilësi. Mishrat e pjekur, turshitë, zarzavatet e freskëta e sidomos lakrori i tyre, është i papërsëritshëm. Turistët kanë filluar dyndjet e tyre dhe është shumë vështirë të gjesh vend për të kaluar natën, duhet ta prenotosh.

”M’u desh ta porosis Nasin që sot të më ruajë një dhomë për datën 20 korrik. Do më vijnë ca miq anglezë e më kërkojnë të shohin Voskopojën e të dinë për bëmat e saja kulturore”, – më thotë një miku im, që do të kalojë fundjavën në Voskopojë.

Vizitorët do të gjejnë aty çdo gjë, madje edhe guidatorë që t’i udhëheqin përreth natyrës së bukur dhe veprave monumentale e historike. Voskopoja po merr përmasat e një qyteze, si dikur, në kulmin e lulëzimit të saj.

Por ka një merak: Rrugët brenda fshatit lënë për të dëshiruar. Aty shkohet vetëm me makina të larta dhe nuk ka një mënyrë tjetër alternative, kështu që rrugët duhen mirëmbajtur në vazhdimësi. Voskopoja tashmë është mbushur me vizitorët e përvitshëm dhe ngjan si një parajsë tokësore për natyrën e bukur që ka. (atsh)

6 komente në “REPORTAZHI: “Voskopoja e bukur mbipopullohet nga turistët””

  1. Q says:

    Kam qene ne Voskopoje para 10 ditesh pasi kisha mbi 5-6 vjet pa shkuar. Ishte nje surprize shume pozitive ne cdo aspekt. Rruget ishin shtruar te gjitha ne fshat bukur me kalldrem, shtepite me gure apo te veshura me gure. Vazhdohej te punohej.Paster, bukur cdo ambjent. Kishat te rregulluara dhe nje vajze cicerone vetem per kishat.
    Nuk me dukej ne asnje vend problem per makinen.

    1. Flm says:

      Krimineli Ali Pasha e dogji dy here dhe “patrioti” tuko-shak Sali Butka e dogji per here te tret…. vetem e vetem se ishte djepi i Krishterizmit Orthodhoks.
      I asaj Kulture per te cilen Bota po vjen dhe e viziton me fanatizem.

  2. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    VOSKOPOLI,e jo ”voskopoja”!!
    MONASTIRI ,e jo ”manastir”!!
    KOSTANTINOUPOLI,e jo ”konstandinopoja”!!
    krimineli Mohamedi i II,e jo ”djaloshi”22vjecar ……….o plehraaa turkoshqipfolese!

    1. kryqmut= pedofil pederast lgbt lesbike kete keni ju rraca e degraduar.

  3. Vockopojari says:

    Pyeteni doktor profesorin e madh.te historise.URAN.BUTKEN.Sa raste ka patur qe njerezit e ti kane rembyer vathet e femrave duke i prere bashke me vesh.Sa shtepi u dogjen e vodhen.Fare e keqe.Voskopoja do te ishte me e madhe dhe me e.bukur se korca.

  4. dua te shikoj drejtë says:

    Nuk me kenaqin manastiret dhe kishat, por natyra , bregoret, lulet dhe pemet. Ato jane frymezim, shprese, gezim dhe jetegjatesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje