FOTOT: "DesignBoom, një teatër i ri historik në Shqipëri"

15 Korrik 2018, 09:14Turizëm TEMA
FOTOT: "DesignBoom, një teatër i ri historik në

Sheshi i madh trekëndor i teatrit, me përmasa të mëdha për parada nacionaliste, u bë  pjesë e rindërtimit, kur në vitin 2009 , studioja arkitekturore,  “BOLLES + WILSON” fitoi garën ndërkombëtare të planifikimit për projektin e qendrës historike të Korçës, në Shqipëri, shkruan revista dixhitale prestigjose për arkitekturën dhe kulturën e dizajnit “DesignBoom”.

Aksi kryesor i planit të zbatimit që pothuajse është implementuar plotësisht, është Bulevardi “Shën Gjergji”, një qendër krejt e re për qytetin, një shëtitore për këmbësorët që të çon në sheshin e teatrit.

Aktualisht,  e ankoruar si kambanorja “Red Bar in the Sky”, e krijuar nga “BOLLES+WILSON” në 2014, vë në qendër të vëmendjes sheshin e teatrit, fazën përmbyllëse të masterplanit “B + W 2009”.

Kambanorja funksionon si një kullë vëzhgimi për korçarët, që ndodhet në fund të bulevardit qendror për këmbësorët, nga ku mund të shijojnë pamjen e këndëshme të qytetit të tyre historik.

Punimi tjetër i studios arkitekturore gjermane “BOLLES + WILSON”, ishte vetë teatri, që i dha një fytyrë krejt të re (ose shumë fytyra të reja).

Kapaciteti i vendeve u rrit me krijimin e një auditori me dy nivele.

Metoda e projektimit  së bashku me të gjitha projektet shqiptare të “BOLLES + WILSON”, ka përfshirë idetë e hedhura në skicë të Peter Wilson  dhe të interpretuara nga një zyrë lokale e projektimit, në këtë rast studio DEA.

Një metodologji që sjell shumë keqinterpretime në fazën e aplikimit, siç ishte rasti kur kontraktuesit u dukën shumë të menduar dhe të pashpresë ndërsa shikonin në një libër “renditjen e objekteve shqiptare me vlerë”, ku nuk pasqyrohej asnjë detaj, një problem që u zgjidh përmes një skice nga Peter Wilson, këtë herë, me raport madhësie 1:1, me detaje të vendosura në mur.

Maskat e komedive dhe tragjedive i përkasin ikonografisë së teatrit, të cilat u janë bashkuar 140 maskave më të vogla, audienca është punuar me dorë në ngjyrë kafe në të kuqe të errët , nga poçari i vendit, Vasillaq Kolevica.

Maska ​​e personalizuara rreth 80 cm secila,  zë sipërfaqen e një këmbë katror në rrjetin koordinativ të fasadës “Art Deco”( një stil arti dhe zbukurimi që përdor forma të thjeshta në vitet 1920 dhe 1930 në Europë dhe Amerikë).

Maska e zezë tragjike është e lakuar nga jashtë, ndërsa maska komike e bardhë është e lakuar nga brenda,  parimet e ndërtimit të tyre sërish,  janë skicuar me dorë.

Maska komike ndodhet në një shtesë anësore,  që tani strehon një shkallë të madhe të brendshme, një shtresë kubike e punuar në basalt të zi (një lloj shkëmbi jeshil në të zi).

Perimetri i maskës karakterizohet nga një profil prej çeliku inoks, brenda të cilit është vendosur një allçi e bardhë.

Silueta e zymtë e zezë e maskës tragjike është ndërtuar nga blloqe izoluese të polistirenit.

Në kënde janë skicuar modele me raport madhësie 1:1 që janë punuar me një thikë buke e nevojshme për të përcjellë idenë tek ndërtuesit.

Sërish, sipërfaqja këtu është vënë në allçi për të ngjasuar me një maskë gjigante japoneze “jo-teatrale”.(atsh)

3 komente në “FOTOT: “DesignBoom, një teatër i ri historik në Shqipëri””

  1. His says:

    Ku ne p… s….. eshte qytet historik Korça ?

  2. arben says:

    Jam nje qytetar nga Korca qe megjithse i larguar para shume vitesh ne emigracion ndjej mall dhe dhembshuri per sokaket e gurte te qytetit tim.Ne keto 28 vite te ndryshimeve te medha qe kane ndodhur e po ndodhin ne Shqiperi edhe ne Korce jane bere shume pune te mira per te bere nje qytet sa me te mire per banoret e tij.Nuk mund te ri pa permendur rikonstruksionin e rrugeve dhe shesheve apo dhe ndertimet e reja qe plotesojne kerkesat ne ritje te qytetareve.Gjithashtu krenohem me rikonstruktimin e Pazarit te Ri qe eshte shnderuar ne nje qender te bukur turistike apo dhe shetitoren qe vertet eshte bere nje ambient dinjitoz per korcaret.Se fundmi do te shtoja dhe rikonstruksionin e teatrit A.Z.Cajupi qe pate fatin ta shikoja me kujdes ne brendesi te tij.Vertet ishte bere nje pune e mrekullueshme qe cdo njerein nga ne e mbush me krenari per artin e kulturen e qytetit tone.Por megjithe shume puneve te mira e te lavderueshme shikoj se jane bere edhe punime qe jo vetem e shemtojne bukurine e qytetit por dhe hedhin hije dyshimi se disa njerez me pushtet qe vendosin per fatet tona kane perfituar jo pak ne menyre korruptive nga buxheti i shtetit pra nga xhepi i qytetareve .Po filloj me te ashtuquajturen kulle ne sheshin para teatrit.Jam i mendimit qe po te pyeteshin qytetaret e Korces 995% do te thoshin se eshte gjeja me e shemtuar dhe e pa vlere qe mund te ndertohej ne qytetin e tyre e se duhej shembur sa me shpejt.Justifikimi se do sherbente per te pare qytetin nga lart eshte idiotesk pasi te gjithe e dime se Korca ka fatin e madh te kete kodrat pereth nga ku shijohet bukuria e saj.Tjeter kund ishin interesat per ndertimin e saj dhe kete e dine mire ata qe e ndertuan e futen milionat ne xhep.Nje tjeter ndertim i palogjikshem dhe korruptiv jane zhdukja e dy shesheve te mrekullueshme qe kishim trasheguar qe nga e kaluara kur Korces i thoshim me mburje se ishte Parisi i vogel.Behet fjale per sheshin para ish Hotel turizmit si dhe sheshin para Katedrales qe nje zot e di se cila mendje idiote i katandisi ne gjendjen e sotme ku nuk e mer vesh se cfare jane.Para disa kohesh kur u ndodha ne qytet pashe se godina e Bibliotekes se qytetit ishte ne rikonstruktim.Pyeta dhe me thane se do shnderohet ne zyra bashkie dhe se biblioteka po ndertohet diku gjetke.Vura duart ne koke dhe mu kujtua krimi qe kishte bere sistemi i kaluar kur kishte gremisur kishen e mrekullueshme qe ishte aty para se te ndertohej biblioteka.Valle disa krime qe behen nuk kane lidhje me sistemet por me njerez te vecante qe kane pushtet ne keto sisteme pasi godina e kishes duhej ruajtur si veper arti gjithashtu edhe biblioteka duhet te ruhej ne formen e saj te mrekullueshme te ndertuar nga arkitekti Kolevica nja nga me te miret e kohes ne Shqiperi.Dhe si per ironi te fatit biblioteka e re po ndertohej ne vendin me te pa pershtatshem qe edhe mendja me djallezore nuk do ta kishte realizuar.E kane ngjeshur ngjitur me godinen e Prefektures duke e shemtuar cdo gje rreth saj si dhe duke e vendosur pothuajse ne mes te rruges pa piken e bukurise e funksionit qe ka nje biblioteke.Le te pyeten korcaret dhe do te shikoni se cili eshte mendimi i tyre per kete ndertim.Tjeter problem qe eshte krijuar ne Korce e qe shume shpejt do shikohet se jane hedhur ne ere para te buxhetit me qelim per te perfituar pushtetaret e korruptuar jane rruget kryesore ne brendesi te qytetit.Jane ngushtuar me qellim krijimin e xhepave te parkimit te makinave por e gjitha kjo shkakton konfuzion e amulli ne qarkullimin e automjeteve dhe nuk i sherben fare qytetareve.Te ishte menduar per vend kalimi bicikletash sic behet ne qytetet e zhvilluara dakort por jo te ngushtohet rruga per parkim duke e ditur se edhe ashtu si ishin rruget tona jane te ngushta.Mendoj se keto jane disa nga punet qe hedhin hijen e dyshimit se ata qe kane perfituar shuma te majme jane me pushtet e sot nuk guxon kush te reagoje per tu kerkuar llogari per shperdorimin e parave te taksapaguesve shqiptare,Mbase me kalimin e kohes pasi te kemi vrare friken ndaj pushtetareve te korruptuar do te dime te kerkojme llogari per cdo gje qe behet me parate tona e nuk do leme askend te shperdoroje besimin qe i dhame kur i zgjodhem ne pushtet.Deri atehere zoti e ruajte Shqiperine nga pushtetaret e korruptuar qe gjate gjithe jetes se tij per fat te keq i ka patur me shumice.

  3. Arb says:

    Nuk e kupton ti His se pse eshte qytet historik Korca? Shiko foton numur nje! Si mendon ti perse Odhise Paskali zgjodhi pikerisht Korcen per te vendosur kryeveperen e tij te “Luftetarit Kombetar” dhe jo nje qytet tjeter? Po nuk eshte veshtire ta kuptosh se ku fle lepuri ne te vertete. Te shqeteson permbajtja e artikullit,e cila shpreh vleresim profesional per nje kompleks punimesh te bera aty, e qe ju i bete objekt sulmesh injorante per qellime politike te dites,si per cdo gje te re qe ndertohet kudo ne Shqiperi.Nuk i kundervihesh dot vleresimit profesional,per cfare keni peshtyre deri tani ,dhe gjete nje menyre tjeter per te shprehur mllefin me pyetjen idiote se: perse Korca cilesohet qytet historik? Ne ato qindra metra shetitore,aty perreth fotos numur nje, ka aq histori sa askund tjeter. Meqe ti nuk i ditkerke po ti numeroj. Aty eshte ndertesa e shkolles se pare shqipe,perballe saj shtepia e atdhetarit te shquar Themistokli Germenj,aty perreth shtepia e patriotit tjeter te shquar komitit Mihal Grameno,pak me poshte shtepia ku Themistokli Germenji shpalli Korcen Republike Autonome, gje qe beri te mundur mbetjen e saj Shqiperise.Perballe saj Kisha e Shengjergjit ku Imzot Fan Noli u fronezua Kryepeshkop i Kishes Autoqefale Shqiptare dhe ku u shpall shkeputja e ortodoksise shqiptare nga ajo greke.Pak me anash eshte kinema Majestik , e para kinema ne Shqiperi ,po aty ka qene kinemaja tjeter, e dyta ne Shqiperi,me emrin Lluks, pak me tej Liceu i famshem francez i Korces,aty eshte monumenti i Luftetarit Kombetar, vleresuar jo vetem per historine qe mbart por edhe per vlerat artistike si vepra me e mire e skulptures shqiptare.Ajo qe sot quhet shetitore (apo pedonale) eshte bulevardi i pare i ndertuar ne Shqiperi .Kjo vetem nje pjese e vogel e qe lidhet vetem me ate zone qe te kuptosh se perse Korca konsiderohet qytet historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje