Donald Trump “masakrohet” në SHBA dhe nga vetë mbështetësit e tij, se iu nënshtrua Vladimir Putin

17 Korrik 2018, 09:49Bota TEMA

Një numër figurash politike në Shtetet e Bashkuara reaguan pas komenteve të Presidentit Donald Trump në Helsinki, i cili nuk mbajti anën e agjencive amerikane të zbulimit, që kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me udhëheqësin rus Vladimir Putin pas samitit të tyre, Presidenti amerikan tha se udhëheqësi rus e kishte “mohuar me forcë” ndërhyrjen e Moskës.

Ai e quajti “një fatkeqësi për vendin tonë” hetimin 14 mujor të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me rusët.

Komentet e presidentit Trump shkaktuan reagime të menjëhershme në Shtetet e Bashkuara.

Senatori republikan Lindsey Graham, në përgjithësi një përkrahës i presidentit Trump, tha në Twitter:

“Një mundësi e humbur nga presidenti Trump për t’i kërkuar me ngulm llogari Rusisë për ndërhyrjen në vitin 2016, dhe për t’i bërë një paralajmërim të fortë atij kundër ndërhyrjes në zgjedhjet e ardhshme.

Përgjigja e presidentit Trump do të shihet nga Rusia si një shenjë e dobësisë dhe do të krijojë më shumë probleme.”

Një tjetër senator i njohur republikan, John McCain, tha:

“Konferenca e sotme e shtypit në Helsinki ishte një nga paraqitjet më të turpshme të një presidenti amerikan.

Është e vështirë të matet dëmi i shkaktuar nga naiviteti i Presidentit Trump, egoizmi, ekuivalenca e rreme dhe simpatia për autokratët.”

Paul Ryan, republikan i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, tha:

“Nuk ka dyshim se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe vazhdon përpjekjet për të minuar demokracinë këtu dhe në mbarë botën”.

Ai shtoi se “nuk ka ekuivalencë morale mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila mbetet armiqësore ndaj vlerave dhe idealeve tona më themelore”.

Edhe ligjvënësit demokratë shprehën zemërimin e tyre ndaj komenteve të presidentit Trump.

Senatori Mark Warner nga Virxhinia, anëtar i Komisionit të Senatit për Zbulimin, që ka rënë dakord me vlerësimin e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet të vitit 2016 dhe u përpoq të ndihmonte zotin Trump kundër rivales së tij demokrate Hillary Clinton, tha:

“Është e turpshme që Presidenti mori anën e Putin-it për zyrtarët e tij të zbulimit dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për sulmin e Rusisë mbi demokracinë tonë”.

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha se zoti Trump i fajësoi të gjithë me përjashtim të fajtorit.

Ai tha gjithashtu se presidenti amerikan “i zuri besë fjalës së KGB-së dhe jo të CIA-s.”

Edhe senatorët e tjerë demokratë Elizabeth Warren, Tim Kaine dhe Bill Nelson kritikuan ashpër komentet e presidentit Trump në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.(VOA)

3 komente në “Donald Trump “masakrohet” në SHBA dhe nga vetë mbështetësit e tij, se iu nënshtrua Vladimir Putin”

  1. AFA says:

    Ja dhe Saliu i Amerikes si i ben lemsh gjerat ne vendin e vet. Hajt te dashur amerikane se nuk ju gjen gje ca vite me kete rob. Madje eshte me mire qe ta shikoni cik veten ku jeni dhe ku ishit qe te beni diferencen. Edhe ne e kishim nje Tramp/Sali gjithe keto vite dhe ja ku jemi.. cna gjeti.. Jemi nja 30 vite mbrapa integrimit ne BE.. asgje te keqe ska

  2. olimpia says:

    Natyrisht Trump nuk eshte nje president tipik .Por ai dhe lobi prapa tij kane kuptuar se rreziku SHBA i vjen nga superfuqia ekonomike ,ushtarake dhe politike ,Kina ,si dhe nga superfuqia me e madhe ekonomike ,BE.Jetojme ne kohe te ndryshme ,perplasjet boterore nuk jane me ideologjike ,politike por ekonomike,gjeoplitike dhe ne kete kuader eshte Kina rreziku kryesor ,dhe ne se Rusia ,vendi me rezervat me te medha boterore te lendeve te para ,perfundon nen domimin kinez ,SHBA do te gjendet ne situate jo te mire.Prandaj Trump kerkon ta mbaje larg Rusine nga Kina ,por edhe nga BE.Gjerat jane me te thjeshta nga sa flitet ne media dhe ambientet poltike.

  3. Ajet Delaj says:

    Baskekombas te nderuar qe per fatekeqesine tone kombetare jemi rreshtuar gjithnje me humbesit . Presidenti Trump eshte presidenti i Amerikes dhe nuk ka mbetur ta gjykojne lowlife ketu ne SHBA dhe ane e kane botes.
    Kjo e mengjera Amerikane ne nje kor hienash fajsojne Presidentin Trump per nderhyrjen Ruse ne zgjedhjet e 2016 dhe nuk thone asnje fjale se te tera institucionet e Amerikes kane qene nen komanden e ketyre te paytyrve.
    Kane 14 muaj qe kane vendosur zagarin e tyre Myller per te kapur ndonje fije bashkepunimi te Administrates Trump me ruset dhe asgje dhe vazhdojne ti bien ne nje vrime thua se ne 2016 ka qene President , Mr. Trump.
    Ky armiku Putin tani eshte bere se kur Presidenti Obama dhe Sekretarja e ije e Shtetit Clinton i dhone 20% te uraniumit Amerikan dhe arketuan $146 milion dollare ne fonadionin “Clinton” nuk ka qene i tille.
    E madhja Thecer ka thene se komunizmi e socializmi jane njesoj te rrezikshem per njerzimin.
    Sinqerisht me vjen keq per shqiptaret qe brohorasin mbas estabilishmentit te korrupsionit qe eshte pjelle e estabilishmentit te hajnave te Washingtonit qe me Presidentin trump shofin fundin e tyre.
    Amerika i ka prire botes qe 200 vjet dhe nuk ka si te jete ndryshe edhe tani pasi Presidenti Trump dhe shumica e Amerikanve qe e mbeshtesin e kane kuptuar me kohe qe ky sistem hajnash global nuk funksionon me.
    Lavdi zotit qe bota e qytetruar nuk mbeshtetet ne vizionin e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje