Donald Trump: Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa është tani, por për 4 orë gjërat ndryshuan

16 Korrik 2018, 18:54Bota TEMA

Presidenti Donald Trump thotë se kaloi një “kohë të mirë të takimit” duke trajtuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane gjatë atyre që i quajti bisedime “konstruktive” me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki.

“Gjatë takimit të sotëm adresova çështjes e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet tona.

Mendova se ky ishte një mesazh që duhej dhënë më mirë personalisht,” u tha presidenti Trump gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me udhëheqësin rus.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, por presidenti Putin, në komentet e tij tha:

“Duhet ta përsëris se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk planifikon të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan”.

I pyetur se kë beson në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, presidenti Trump tha se ka besim të madh tek agjencitë amerikane të zbulimit por theksoi gjithashtu se pesidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë në mohimin e tij.

Presidenti Trump tha se bisedimet e tij me presidentin Putinin shkuan mirë.

“Marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa është tani. Megjithatë, kjo ndryshoi nga rreth katër orë më parë,” tha ai.

Putin tha se bisedimet u zhvilluan në një mënyrë të sinqertë dhe i quajti të suksesshme.

Më herët, presidenti amerikan përdori mediat sociale për të fajësuar politikat e deritanishme për gjendjen e marrëdhënieve amerikane me Moskën.

1 komente në “Donald Trump: Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa është tani, por për 4 orë gjërat ndryshuan”

  1. Luti says:

    Padtro Ameriken Dak nga qelbesirat qe ndyn Dynjane me luftra ehe po shkaterrojne Globin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje