Miliarder rus Ivan Savvidi që jeton në Greqi, ka dhënë qindra mijëra euro që të kundërshtojë qeverinë mbi marrëveshjen e emrit.
Sipas një investigimi të “OCCRP” përfituesit kryesorë janë një grup huliganësh që kanë sjellë trazira në kryeqytet.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev ka akuzuar “biznesmenët grekë” të lidhur me rusinë për nxitjen e trazirave në vend mbi ndryshimin e emrit që nëse vazhdon përpara, do të mundësojë anëtarësimin në NATO.
Qendra për raportimi të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zbulon burimin e të paktën disa nga pagesave: Të paktën 300,000 euro u janë dhënë nga Savvidi personave që bëjnë oponencë për ndryshimin e emrit.
Dokumentet e shikuara nga gazetarët tregojnë se Savvidi ka transferuar fondet e tij në Maqedoni me një seri pagesash
Savvidi ka lindur në Gjeorgji dhe e bëri pasurinë e tij në privatizimin e asaj që do të bëhej kompania më e madhe e duhanit në Rusi. Ai është një nga biznesmenët më të pasur të Rusisë, me një pasuri prej $ 2 miliardësh. Pasi u transferua në Greqi në mesin e viteve 2000, ai bleu klubin e futbollit PAOK dhe media të ndryshme.
Perandoria e tij e biznesit tani dominon qytetin e dytë të Selanikut.(TemA)
Savidi pretendon qe eshte me origjine ponte (kristian nga Turqia te perzene ne Rusi). Ai eshte bere nenshtetas grek dhe si gjithe pontet ardhacake ne Greqi ne vitet 1925-1990, pretendon se jane origjinale makedonas, pasardhes te Aleksandrit te Math ? ? ?
undefined
Qellimi i rusise nuk eshte me rikthimi i fuqise se bsh por endrra e carit rus perandoria ortodokse nga kamcatka ne adriatik dhe greket gjenden mbrenda ketij plani
Rusia jo qe vetem mund te kryej manipulime me politikane grek por ajo ka futur ne dore dhe kishen greke bashke me tonen kjo u be e qarte kur murgjit e malit atos kundershtuan marrveshjen me maqedonine nen influencen ruse
Gjeopolitika u be corbe derrash kush jane miqte e greqise sot vetem dreqi e di
Ivan Savidhis dhe vellai i vet Pandeli Savidhi femije te Kyriako dhe Elpidha Savidhit jane minoritet Grek i Propondidhes (i bregdetit te Detit te Zi), nuk eshte rastesi qe Greqishtja e tyre eshte e paster qe diten qe mberiten ne Greqi per te jetuar.