Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, pasi hemtimi administrativ nxorri në dritë pasuri të fshehura dhe problemet e kunatit me ligjin.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i njohur si relatori i Kolegjit Zgjedhor që cerfitikoi fitoren e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës e po ashtu edhe gjyqtari i 21 janarit, rezulton se nuk justifikon 1.3 milionë lekë nga pasuritë e tij.
Një shumë për të cilën Tom Ndreca ka këmbëngulur se nuk i janë llogaritur të ardhurat e tij nga viti 1980 e në vijim.
Hetimi administrativ për gjyqtarin Ndreca u bazua në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Relatorja Firdes Shuli tha se KPK kishte zhvilluar një hetim të thellë për gjyqtarin Ndreca, pavarësisht raporteve të para të ILDKPKI dhe DSIK që e nxirrnin atë të pastër.
Hetimi administrativ për kriterin e pasurisë përfshiu një apartament 120 metra katrorë me vlerë 2.4 milionë lekë dhe një garazh 18 metra katrorë me vlerë 468 mijë lekë dhe me burim shitjen e një apartamenti në Rrëshen, kursimet nga paga dhe hua nga të afërmit.
Gjithashtu, hetimi përfshiu një apartament 74 metra katrorë në Golem, i blerë për 31 mijë euro në vitin 2009, një apartament 92 metra katrorë, i blerë për 6 milionë lekë, një automjet Golf me vlerë 200 mijë lekë, kursimet në cash në vlerën e 1.5 milionë lekëve si dhe llogaritë bankare në emër të Ndrecës, bashkëshortes dhe djalit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar deklarata kontradiktore për vlerën e apartamentit 120 metra katrorë, mosdeklarimin e një garazhi dhe të një automjeti të blerë nga i biri në vitin 2005 si dhe mosjustifikimin e kursimeve në cash në vlerën e 1.3 milionë lekëve.
Sipas relatores së çështjes, subjekti ka mospërputhje, mosdeklarim dhe mungesë burimesh të ligjshme për 1.3 milionë euro.
Sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar përtej raportit të bardhë të dorëzuar nga DSIK dhe ka zbuluar se gjyqtari Ndreca nuk ka deklaruar në formularin përkatës precedentin penal të kunatit të tij-i cili merr cilësinë e personit të lidhur për shkak të një kontrate për blerjen e një makine.
Sipas relatores së çështjes, kunati me inicialet N.GJ ishte proceduar në vitin 2011 pasi ishte kapur me një sasi të vogël kanabisi.
Më pas, gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij policia kishte sekuestruar 6 kilogramë kanabis, por nuk ishte çuar për ndjekje penale pasi Prokuroria e Shkodrës nuk ka arritur të provojë se kush e kishte futur drogën në shtëpi.
Sipas relatores Shuli, Ndreca e ka ditur këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës. Por gjyqtari Tom Ndreca dhe avokatja e tij pretenduan se nuk e kanë fshehur këtë fakt, pasi nuk e kanë pasur detyrim për ta deklaruar.
I pyetur nëse kishte qenë në dijeni të nisjes së procedimit për kunatin, gjyqtari Ndreca e pohoi, por shtoi se nuk e dinte si kishte përfunduar çështja në Prokurori.
Ndërsa avokatja Progonati argumentoi se KPK po bënte interpretim të gabuar të ligjit, pasi mbajtja e lëndëve narkotike për posedim vetjak nuk hyn te veprat e krimit të organizuar.
“Unë nuk e kuptova si vepër që bën pjesë të ato të krimit të organizuar,” përforcoi më tej edhe Ndreca.
Sa i përket pasurisë, anëtari i Gjykatës së Lartë pranoi se mund të kishte pasaktësi për shkak të harresës, por këmbënguli se nuk kishte pasuri të fshehura dhe as të pajustifikuara.
Ai pretendoi se nuk i ishin llogaritur të ardhurat nga pagat për vitet 1980-2003-por kur u pyet se pse nuk i kishte deklaruar këto kursime në vitin 2003 nuk dha ndonjë përgjigje bindëse.
Gjyqtarit Ndreca iu drejtua edhe një pyetje që lidhej me integritetin e tij nga relatorja Firdes Shuli, sa i përket një kërkese të tij për kredi të butë-e cila ishte refuzuar pasi ai zotëronte dy apartamente.
Pyetjes nëse u përpoq të përfitonte në kushtet kur nuk kishte nevojë për strehim, gjyqtari Ndreca iu përgjigj:
“Kisha dhe kam akoma nevojë për strehim, pasi jemi tre kurora në shtëpi”.
Në fund të seancës dëgjimore, avokatja Mine Progonati argumentoi se pasuria e gjyqtarit Tom Ndreca përbën vetëm 46 për qind të të ardhurave familjare, se ai kishte burime të mjaftueshme për pasurinë e tij dhe kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë.
(TemA)
Plehra me e madhe e gjyqesorit. Njeri legen…
Tomka me shoket etij hajdut ti gezoj ato milionat dhe ne gjurmet e ketyre te ecin edhe keta qe do i zevendesojne se ketu te rrujne menderen.
Vidh vidh,jep doreheqje ,vjen vetingu,rroft vetingu.
Ku ishe asgjekundi bla bla
Ku shiten keta apartentet 120 metra katrore per 24 milion leke te vjetra mor amani. Si ka mundesi qe betem keta i blekan kaq lire!
D.m.th , qe Ndreca edhe gjate viteve 80′ paska vene pasuri te cilen e paska shpenzuar ne vitet e fundit.
Ndershmeria kjo mode qe akoma nuk i ka kaluar gjyqtareve dhe prokuroreve.
Tom Ndreca,gjygjtari qe nxorri te pafajshem deputetet gangstera te PS-s,
Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu,me urdher te Rames.
Hahahah e lezetcme, atehere te tridhnin koqet po te haje mish vici, dhe jo te veje pasuei
Ky qen biri qenit, vetem per 21 janarin duhet shkelmuar e yte mos duket me ne dyerte e drejtesise. Ky palaco gjygjtar,ky kriminel gjygjtare ,per hire te karrikes se tij,per hire te karkjeres se tije ,per hire te pasurimit te tije duke rjepur popullin shkeli mbi gjakun e 4 te vrareve nga dora gjakatare e Sali Berishes dhe LULzim Bashes. Shikoni se eshte dhe nje qen birqeni hetues ,i cili merte cifla te vogla druri e i ngjiste tek vendi i plumbit qe vrau yzver Veizajn 10-20 metra larg portes hyrese te kryeministrise, per te treguar se plumbi kishte bere rikoshete. Edhe ai kriminel duhet flakur nga drejtesia. Edhe Sali Krimineli duhet flakur nga parlamenti. O Tom ,ku e ke Salen ore kriminel e hajdut.. Ja qe te zenka gjaku i te vrareve te pafajshem……
Gijotina per kriminelin e korrupsionit.
Te pafytyre
Jetojne ne lluks te papare.Ky hale nuk paska dite me deklaru.Edhe sikur te jete ne rregull
vetem per kete duhet te shkoje per lesh.Po nuk duhet ndale ketu.duhet paraqite para ndonje oficeri gjyqesor
jo para taneve para ketyre te ONM-se
Rrofte USA!!!!
Kalbeni brenda , dhjakonarin e m..tit.
Kalbeni brenda , dhjakonarin e m..tit..
Rroga e Tom Ndrecës nga viti 1980 deri në vitin 1990 është 8500 lekë të vjetra në muaj, kjo ka qënë paga më e mirë e gjyqtarëve në atë kohë. Pra 8500×12=102000 lekë të vjetra. Shumëzim këto për 10 vite baraz me 1,020,000 pra 1 milion e 20 mijë lekë të vjetra, dmth sa paga mujore e një zyrtari të thjeshtë sot. Vjen pyetja, po ushqime ka blerë ai në atë kohë apo ka jetuar vetëm me ajër në atë kohë. Korrupsion nuk bënte dot se e tridhnin nga koqet, kështuqë këta gjyqtarët që po gjykojnë Romën po bëjnë gabim shumë të madh që nuk ja llogarisin, sepse këtij romës aq pakë lekë i lëvizin, vetëm 1 milion lekë të vjetra. Gjynah lëreni aty ku është se ka nevoj akoma të blerë ndonjë apartament 120 metra katror për 24 milion lekë, jo për gjë se janë dhe tre kurora në shtëpi dhe i kanë ndarë dhomat më perde si në Kinë.A e mbani mend sa trim ishte kur i dha lulëzime bashës Bashkinë e Tiranës.
Sa gjynah,,,,keta Jane shtresa me e farfer e shqiptareve,,,,pse si lini rehat,,,,nuk e shikoni qe te gjith jan me borxhe,,,,njeri Thot i kam mare borxh atje, tjeter i kaq borxh aty,,,,po lerini o te punojne( te vjedhin) dhe ca kohe sa te lajne borxhet,,,,
Diten e mire,
Unë jam një huadhënës i regjistruar privat. Ne japim kredi për të ndihmuar njerëzit, kompanitë dhe individët e korporatave të cilët kanë nevojë për të rinovuar statusin e tyre financiar në të gjithë botën, me norma shumë minimale të interesit vjetor deri në 2% brenda një viti deri në 30 vjet periudhë kohore të ripagimit në çdo pjesë të botës . Ne japim kredi në rang prej 5.000 euro deri 100.000.000 euro. Kreditë tona janë të siguruara mirë për sigurinë maksimale është prioriteti ynë. Personi i interesuar duhet të na kontaktoni përmes emailit:
Oferta e kredisë.