"Bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm": Zbardhen detajet e reja për vrasjen e ish-policit në Shkodër

16 Korrik 2018, 16:15Politika TEMA

Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.

Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë.

Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë për Top Channel, se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore.

Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior.

Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill.

Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.

Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme.

Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij.

Breshërisë së plumbave i shpëtoi fatmirësisht fëmija i tyre 2-vjeçar, i cili qëndronte në sediljen e pasme.

Për ngjarjen e rëndë mësohet se në Shkodër ka shkuar vetë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Eduard Merkaj.

9 komente në ““Bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm”: Zbardhen detajet e reja për vrasjen e ish-policit në Shkodër”

  1. kazani mediatik says:

    P… me rigon ! Policia jone nuk po jep nje pergjigje te sakte per vdekjen e shoferit te Ministrit te Brendshem brenda terrotrit te Gardes, jo me te gjeje se çfare ka ndodhur ne Shkoder…

  2. Germicoku says:

    Ky nuk eshte komision i edukimit ,por i cedukimit. Ndaj i bej thirrje gjithe prinderve qe te mos hapi televizorin para femijeve sidomos kur trasmetohet puna e ketij komosioni . Nje epaedukate nuk mund te beje edukate.
    Çpune ka komisioni i edukimit me problemin e tokes? A ka nje komision ekonomie dhe i ligjeve?
    Per teatrin komisioni i edukimit,apo arsim -kultures duhet te therrasi specialist ku te flasin ne se teatri :
    1. A duhet te ruhet per vlera historike ? C’fare vlerash arkitektonike ruane kjo ndertese? Ne raste se jo, si mund te pasqyrohet ne ndertesen e re , kjo godine ,ku brezat te mosojne se cila ka qene teatri i pare,se ne c’kushte mizerable kane punuar ,por edhe pse pa kushte ,aktoret e atij brezi arriten nivele te larta artistike e u quajten edhe ne mbare boten sktore te medhenj si Naim frashri, Kadri Roshi, Marie Logareci,Tinka Kurti e sa e sa te tjere ? Te diskutoje me aktoret , edhe ne rastese kjo godine do egzistoje ,aja vlene madhesia e asaj skene , madhesia e asaj salle? A i plotesone kushte pwr nje teater bashkekohor ? A mund te vijne te japin shfaqe trupa nga shtete te huaja? A mund te futen ne ate salle personalitetet te artit-e kultures ,apo edhe te plolitikes botrore ? Keto te diskutohet ne ate komision e te mos merret me token se kujt i takon. E nderton “Fusha ” apo “Mali? c’pune ka Vokshaqa ? Po te kete shkelje ka komision ligjedh, ka komision ekonomie, ka prokurori ,ka gjykate…… A shkon demokrati Boci ne stadiumin e Elbsanit ? Pse vete kur ia bente gam-gam si kone ? Po ai guraziu shkon ne stadiumin e Shkodres? Pa i pysni banoret e ketyre qyteteve c’yhone ? Ka patur shkelje ? Ne prokurori,ne gjykate. Gjykata eshte epavarurmlereni te punoje. Lereni politiken me ato qe nuk merrni vesh. Vokshi detyronte personin e hipotekes te thoshte ato qe donte VOKshi… Jo,jo populli nuk ha bor ,o VOkshi. Ule hunden se te njohin dhembe e dhemballe…

    1. eeeeej says:

      Lale, ke ngaterru adrese!

  3. Germicoku says:

    kerkoj nsjes per postimin gabim te komentit

  4. DINGO says:

    Nuk bejne Maloket per disipline dhe per urdhera se jane Barbar si sjellje dhe si tipa.
    Kurre mos e ngre nje Maloke ne detyre se behen si Osman Gazepi i Beratit.Shiko emer te kuptosh se cfare intelektualiteti ka shtepia e tij.
    i qofte dheu i bute por si shtron flen ne keto kohe te zgjebes qe quhet Dhierokraci.

  5. Klea says:

    Rip per kte çunin. Kto i mori me qafe rilindja me tahirin se futi ne polici gjithe personat me precedent kriminal. Me vjen keq por te tjere do vriten sepse droga i mori me qafe.

  6. ELIOT says:

    Teatri ka qene per faqe te zeze ;;por Enveri i beri vilat e veta per tja pasur zili borgjezia ;;kapitalistzmi ;;;; Ja cbene Enver egoisti dhe disa COBAN akoma se kane kuptuar ;;;DHE RAMA PERSE SE BERI NJE TEATER TJETER …PARA SE TA PRISHIN KETE PLACKEN E VJETER ….APO SE KISHIN NE PLAN ASNJEHERE …;…ARTISTET TANE TE MJERE …PUNONIN PER NJE COPE BUKE ….KUR NE BOTE ARTISTAT E KANE SIGURUAR JETEN EN SHIPERI …. LUFTOJNE PER TE SURVIVE ..MBIJETUAR ..

  7. Germicoku says:

    kerkoi ndjes se e kam hedhur gabim kete koment

    1. Goni says:

      Per “Germicaku-n”
      Mos u merzit plako se nuk je vetem.
      Shiko dhe ketesi per teje, kete “ELIOT-in” qe Ja ka fut si kau peles, ketu …ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje