Krijohet Akademia e 100 fshatrave, Rama: T'i rikthejmë në destinacione turistike

16 Korrik 2018, 12:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se projekti i 100 fshatrave do të thotë kthim i tyre në destinacione të mirëfillta turistike dhe agro-turizmi është një mundësi për të dalë nga varfëria.

Teksa mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Kryeministri për nënshkrimin e memorandumit me disa universitete për projektin e zhvillimit të 100 fshatrave, Rama tha se është një hap i rëndësishëm bashkëpunimi me universitetet për të bërë të mundur krijimin e një rrjeti ndërveprimi mes institucioneve.

“Është një hap i rëndësishëm firmosja e një memorandumi bashkëpunimi me universitetet për të bërë të mundur krijimin e një rrjeti ndërveprimi mes institucioneve, pedagogëve dhe studentëve të këtyre universiteteve që do të sjellin një fuqi të madhe dhe një vlerë të rëndësishme të shndërruar në një proces, i cili ka domosdoshmërinë e të qenit i shpejtë, i thellë e i saktë.

100 fshatrat do t’i rikthejmë si destinacione turistike. Objektivi është të krijojmë shembuj suksesi. Turizmi dhe agroturizmi si një mekanizëm tërheqje drejt fshatit, është një instrment shumë efikas dhe i papërdorur deri më sot për të dalë nga varfëria, kthimin e vëmendjes së emigrantëve ndaj vendlindjes me investime që sjellin të ardhura dhe krijimin e një efekti zinxhirë, që njësoj sicc ndodh me agrokulturën, do çlirojë energji jo thejsht aty ku ne prekim, por të gjithë hapësirat rreth e rrotull.

Shqiptarët e kanë treguar aftësinë për të adoptuar, për ta ndjekur fillin e imagjinatës së tyre për të ndjekur modele të sukseshme që i kanë parë nëpër botë, apo që i kanë gjetur mes tuyre.

Dhe ky është objekti, shembuj të prekshëm suksesi që të t’i hapim sytë shumëkujt lidhur me atë që ka përpara syve por që nuk e shikon për një mijë e një arsye. Kjo e lidhur me një politikë dritëshkurtër ndaj fshtatrave.  Shumë shpejt do të shohim frytet e para të këtij programi. 

Po krijojmë mundësi për shumë studentë të sotëm që të jenë nesër aktorë të zhvillimit dhe të shikojnë të ardhmen me një aktivitet privat në funksion të zhvillimit. Po shfrytëzojmë dhe dijet e pedagogëve për t’i vënë ato në shërbim të praktikës, duke bërë lidhjen mes auditorëve dhe realitetit, por edhe duke u krijuar mundësinë të përfshihen në një rrjet konsulencash që nesër mund të japë një vlerë të shtuar në të ardhurat tyre”, deklaroi Rama. (TemA)

5 komente në “Krijohet Akademia e 100 fshatrave, Rama: T’i rikthejmë në destinacione turistike”

  1. ShkoDrani says:

    Faleminderit shoku Mao Tse Dun. Je mendjendritur dhe po e çon kete vend drejt begatise se begate blegtore. Beeeeeeeeê.

  2. ILIRET says:

    Te dhjefsha me gjithe akademite e tua. C’bere me akademine politike te Saimir TAHIRIT?
    Po bej nje pune ne toke o burre i dheut. Hidh nje lopate cakull dhe shtro nje meter asfalt se le nam.
    Dhe sa vjet do degjoje te na thuash: – Kjo rruge sezonin e ardhshem turistik do te jete gati. Vetem se nuk thua ne cilin vit.

  3. Leo says:

    Pse 100 e jo 101? Iniciativa e lire eshte ajo qe duhet nxitur nga kreu i shtetit konkretisht me metodat e njohura dhe aplikuara edhe jashte per kthimin e prones se cilitdo fshatar ne prone te gjelberuar, nepermjet ujitjes me menyrat me te sofistikuar: rezervuare te madhesive private me shpime per shfrytezim ujerash nentokesor, si dhe me puse, stera, por edhe me plane lokale per ekonomine ujore. Pervech kesaj mund te behen pika turistike kudo brigjeve dhe shpateve te trevave te mrekullueshme me plot burime dhe shtepi ne grupe apo te vechuara te mrekullueshme qe nga Currajt e Eperm e deri ne Libohove.

  4. Dushku says:

    Na rrofshe ko…et o ShkoDrani !

  5. Spartak VERDHA says:

    Jam dakort z. Kryeministër , që , me dasht , dhe me punë e përkushtim , këto fshatra , mund të zhvillohen , mund të lulëzojë turizmi , agroturizmi ( por besoj se tek fjala agro , do përfshihet jo pak blegtoria ) , tradita , jeta kulturore e artistike e gjithçka , dhe shembulli konkret i tyre do të jetë si e Dallëndysheve të para të Pranverës , propaganda e reklama më e mirë , më e lirë dhe më efikase , për gjithë vendin .
    Memorandumet e Bashkëpunimit me Universitete të ndryshme janë një gjë e mirë , sepse i shton punës edhe dijen e diturinë , pa të cilat , zhvillimi i këtyre fshatrave do të ngelet gjysmak e i avashtë . Do t’i shtoja kësaj nisme , edhe detyrimin shtetëror e moral , që ka dhe rolin që duhet të luajë për të gjitha ato Universiteti i Lartë Bujqësor me satelitët e saj – Shkollat e Mesme profesionale të profileve Bujqësi-Blegtori .
    Kam besim të plotë që guximi dhe inisiativa , e shquar ndër shqiptarët , do shpërthejë , sepse ne e duam shumë vendin tonë , Tokën Tonë .
    Por , me qenë , se në këtë valle drejtuese e orientuese do përfshihen edhe Universitetet dhe ajka e dijes , patjetër që punët do bëhen edhe më të pjekura , më të studjuara e mirë llogaritura , prandaj , edhe Organizmat Financiarë nuk duhet të rrijnë larg , por të jenë shumë pranë për plotësimin e kërkesave pa pengesa e burokraci të nevojave për kredi apo mikrokredi .
    Po ashtu , Ministria e Bujqësisë , sidomos për blegtorinë e të imtave të punojë japi kontributet e veta për të tërhequr sa më shumë grante e mikro grante , si fillim në këto 100 fshatrat e parë .
    Ministria e Punës t’i rrijë afër me pa , se si mund të ndihmohen e plotësohen sa më shpejt kërkesa të ndryshme për punonjës e specialistë kulinarie .
    Ministria e Financave , të gjejë pozicionin e punës së saj , duke dërguar specialistë me dije , me zemër dhe komunikues të mirë , që bizneset familjare t’i mësojnë që në fillim vetëm me RREGULLIN , dhe në asnjë mënyrë të mos i shohin si OBJEKTIV dënimesh , gjobash e kurrsesi mbylljesh , sepse do ishin një goditje e rëndë dhe skifo e madhe që në hapat e para .
    Këto dallëndyshe me shembullin e tyre dhe RREGULLIN , do bëjnë aq shumë me shembullin e tyre edhe për ekonominë , punësimin , gjallërimin e jetës në ato fshatra , sa që do tejkalojnë ç’do pritshmëri , se sa me i mbyt kot , që në fillim për pesë lekë taksa .
    Mendoj se në Ministrinë e Bujqësisë mund të funksionojë ( brenda organikës ) një bërthamë kordinuese , informuese dhe orientuese për gjithë të tjerët , e veçanërisht me gjithë këto organizma .
    Fjala AKADEMI është e madhe , por puna dhe veprimi konkret i organizimit , ka vlerë shumë
    Vizita e të gjithë këtyre organizmave , sikur edhe për qejf e me i pa konkretisht , s’ka për ti kushtu shumë , por do t’i japë informacion e njohuri shumë .
    Për mua , MINISTRIA e TURIZMIT mund të bëjë jo shumë , por edhe mrekulli në krijimin e lidhjeve që tani të ç’do celule mikro turistike të këtyre 100 fshatrave me kërkesat për këtë lloj turizmi .
    Ajo , dike vënë në moto edhe kompani turistike të orientuara nga importi e jo vetëm eksporti , mund të bëhet ndërmjetëse e garantuar e turizmit me KLERING , ndërmjet organizmave grantesh e financiare , me paketa turistike të parapaguara me këtë formë . Kjo do i angazhonte , por edhe do i ndihmonte shumë mikrobizneset e fshatrave turistike , prodhimin bujqësor , atë blegtoral , por dhe Bletarisë , aq të famshme të maleve , kodrave dhe luleve shqiptare . Këta prodhues mund të ndërveprojnë me efikasitet , planifikim e siguri me bisneset mikroturistike të prenotura .
    Forma ka sa të duash
    Spartak VERDHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje