“Ramën tanimë nuk po e pranon më politika amerikane në funksion të reformës, por ajo ka gjetur pika të tjera brenda mazhorancës në të cilat mbahet” – thotë, Spartak Ngjela.
Sipas avokatit, Rama ka nisur ta sabotojë fshehtas Reformën në Drejtësi pas “çadrës së PD-së”.
Ngjela shkon më tej duke deklaruar se Rama kishte bërë marrëveshje me PD-në për bashkëqeverisje dhe për të luajtur më pas kartën e pamundësisë së bërjes së reformës për shkak të PD, por rezultati i zgjedhjeve të qershorit, e befasoi.
“Ai kërkoi krizë zgjedhjesh që të bënte marrëveshje me Bashën dhe u mërzit shumë që fitoi 74, sepse vetëm nën këtë numër i lindte e drejta që të bënte koalicion me PD; pasi vetëm kështu do të kishte mënyrën adeguate për të penguar reformën. Ky në fakt është një nivel i ulët politik që e kuptojnë edhe pulat e lagjes sime. E patë sa i mërzitur ishte kur fitoi zgjedhjet.? Se është i paaftë që ta fshehë” – thotë Ngjela.
Sipas tij, amerikanët i kanë tashmë këto informacione.
“Rama nuk ka fuqi të dalë hapur kundër reformës se rrëzohet dhe gjithë shpresën e ka të këta të tjerët (opozita). Po mirë, këta, e dinë politikën amerikane nga Çorovoda?! Kështu mendojnë këta!? Gjendja e tyre, me këto budallallëqe që po bëjnë është shumë e rëndë” – thotë ai.
Më poshtë, intervista e tij e plotë:
-Avokat, janë pesë vite që Edi Rama dhe qeveria e tij po drejtojnë vendin. Në gjykimin tuaj, cili është bilanci i qeverisë?
Si introduktë mund të themi që qeverisja erdhi si pasojë e një shkatërrimi moral që pati qeverisja Berisha, në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe jetës kombëtare: korrupsion, shkelje e interesit kombëtar, vrasje e njerëzve në Gërdec, 21 Janari…
Nuk besoj se do të vij më ndonjë rast në histori që të ketë kaq shumë gjëma nga një qeveri. Por gjithsesi kampionin po kjo qeveri e ka se, çfarë do që bëri nuk e arriti dot nivelin e dëmeve dhe gjëmave të vitit 1997. Gabimi ishte i shqiptarëve dhe natyrisht që kam edhe unë gabimin tim.
Socialistët erdhën për t’i riparuar këto, dhe gjatë këtyre momenteve këta e kishin riparuar problemin e detit, të gjirit të Sarandës, që ishte një korrupsioni i gjallë, sepse ishin socialistët e hodhën çështjen në Gjykatë Kushtetuese dhe e fituan.
Pasi erdhën në pushtet, u munduan të riparojnë dëmet. Dëmet më shumë ishin morale se sa materiale dhe kishin një shans për të avancuar; reformën në drejtësi.
Në momentin që pata konfliktin me kryeministrin aktuali i thashë: “në rast se ti nuk bën reformën në drejtësi, ti do të rrëzohesh”, sepse unë e dija që edhe Nano ishte rrëzuar për këtë shkak, edhe Saliu po ashtu. Sidomos Saliu, i cili nuk pranoi fare që të ndërmerrej një reformë në drejtësi, sipas konceptit perëndimor që donin amerikanët dhe deri diku gjermanët; sepse ai donte ta bënte ai vet, dmth si ajo që i nxori sytë në vitit 1992.
Nëse ka një krizë në drejtësi sot, ajo e ka origjinën në vitin 1992-1993, kur Berisha futi dhe mbushi me 6-mujorsha të gjithë sistemin dhe që vazhdojnë edhe sot ta kenë në duar këtë sistem. Kjo ishte gjendja që duhet të riparonin këta.
A e justifikuan veten?
Mund të themi që në katër vitet e para të kësaj qeverie, por sidomos dy vitet e fundit të 4 vjetshin të parë patën një sukses, sepse kryeministri shqiptar u angazhua totalisht pro reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një hapje porte për të ardhmen e Shqipërisë. Ai e përkrahu, dhe deri këtu ishte normal. Duhet të kemi parasysh se, në funksion të reformës në drejtësi, qeveria e tij ka qenë në embargo.
Për hir të reformës në drejtësi humbën edhe hyrjen në hapjen e negociatave. Gjithçka ka ngecur te reforma në drejtësi, e cila është shpresa e shqiptarëve. Këta po e bllokojnë. Atëherë këta nuk e duan popullin e vetë. Pse? Sepse janë të korruptuar. Deri të çadra Rama ishte me reformën, pas çadrës ndryshoi situata.
Përse, çfarë tregoi çadra?
Çadra tregoi dy gjëra, që politika amerikane do ushtronte dhe do të ushtrojë forcë, por pas kësaj force, Rama u tërhoq. Pse? Sepse siç duket ka menduar politikisht që këtë reformë do të frenonte Berisha, dhe ai të mos mbante përgjegjësi, dhe e dyta, Rama nuk e ndalonte dot hapur reformën, sepse brenda Partisë Socialiste ka forca pro amerikane që nuk mund ta lejonin.
Por pikërisht pas çadrës, fillon kurba e rënies se tij, dhe ai tani nuk ka më vlerë politike në funksion të personalitetit kombëtar shqiptar.
Sepse shenjat janë që Ramën tanimë nuk po e pranon më politika amerikane në funksion të reformës, por ajo ka gjetur pika të tjera brenda mazhorancës në të cilat mbahet.
-Dmth të gjitha palët janë duke e sabotuar në mënyra të ndryshme Reformën në Drejtësi?
Kjo është e vërteta, por është edhe një tjetër e vërtet që amerikanët, politika amerikane, që ka forcën, iu ka marrë Kushtetutën. Rama nuk ka fuqi të dalë kundër reformës se rrëzohet dhe gjithë shpresën e ka të këta të tjerët (opozita). Po mirë, këta, e dinë politikën amerikane nga Çorovoda?! Kështu mendojnë këta!?
Gjendja e tyre, me këto budallallëqe që po bëjnë është shumë e rëndë. Dhe Reforma në Drejtësi ka patur vërtet zvarritje, por në këto momente shohim që ka ecuri të shpejtë të ONM-së. Duhet të kemi parasysh një gjë: maja e puntos që shpon tunelin, për të dal te reforma në drejtësi, është ONM-ja, për eliminimin e gjyqtarëve. Këta janë si Thanza! Ka ndonjë vend të botës që të ketë anëtarin e Gjykatës së Lartë të dënuar për vjedhje!? Vetëm Saliu e bën këtë.
Vetëm njerëzit absolut që urrejnë popullin e tyre e shkojnë deri këtu. ONM-ja e ka shpejtuar procesin në këto momente. Një tjetër arsye që u ndalua me vonesë reforma ishin edhe fondet, për mendimin tim.
-Ju, avokat, besoni të Reforma në Drejtësi?
Shumë.
-Mendoni se do të ndryshojë diçka realisht?
Po, patjetër. Koinçidoi me atë që thashë unë. E deklaruan dhe ndërkombëtarët që, sipas studimit të deritanishëm, 52 apo 53 për qind e gjyqtarëve largohen nga sistemi. Edhe unë kisha thënë që 45 për qind nuk ikin se janë magjistra.
-Po politika a do ta ndjejë reformën në drejtësi? A do kenë edhe ata pasoja?
Po politikanët po të mos kishin pasoja, pse do e frenonin?! Ne nuk e kemi mendjen si të majmunit, ne dimë të arsyetojmë. Nëse nuk do të kalonte reforma tek ata, pse do ishin kaq të shqetësuar dhe pse do e frenonin atë. Rrinin!
-Shifrat e politikanëve që do të preken nga reforma sipas jush, do jenë të ngjashme me të gjyqtarëve?
Më shumë.
-Avokat ju thatë më sipër që amerikanët e kanë lëshuar tashmë Ramën. Ju shpesh flisni në emër të partnerëve të Shqipërisë, siç është SHBA apo dhe shtete të tjera të rëndësishme europiane. Jeni i autorizuar për këto qëndrime apo ju thjesht dini se çfarë do politika e këtyre shteteve?
Unë nuk kam lidhje fare me ambasadat. Këtë e ka thënë dhe ambasadori amerikan. Nuk i kam armiq, por unë jam në politikë dhe e kam gjetur rrugën, do ua shpjegoj se si. Diplomatët janë njerëz që mbrojnë interesin e shtetit të tyre. Në këto momente interesi i shtetit amerikan dhe shtetit shqiptar është i përbashkët dhe ky është rast fatlum.
Kur jep informacion një ambasador dhe thotë që Ngjela na tha kështu, na tha ashtu. Këto nuk i pranoj unë. Jo se kam gënjyer, por unë u them: a doni tua them unë? Atëherë po ua them në shtyp. Unë kam pikat e mia të informacionit, kam kontaktet e mia por jo diplomatë karriere. Unë isha në Berlin dhe aty mora vesh që qeveria është në embargo. Dy miq të mi më thanë se i ke në embargo.
Për sa i përket koicidencës që ka vija ime me qëndrimin e tyre, unë njoh politikën amerikane, se kam qenë gjithmonë ithtar i saj që nga mosha njëzetvjeçare. Unë zotëri, vij nga Xhefersoni; prandaj e di si ka operuar në Japoni, në Gjermani, në Poloni, në Kroaci politika amerikane. Prandaj, sigurisht që e di se si do ndodh edhe në Shqipëri.
-A ka një sukses kjo qeveri që mund t’ja përmendim?
Ka një sukses në reformën në drejtësi, deri te çadra. Po ta vini re, ai kërkoi krizë zgjedhjesh që të bënte marrëveshje me Bashën dhe u mërzit shumë që fitoi 74, sepse vetëm nën këtë numër i lindte e drejta që të bënte koalicion me PD; pasi vetëm kështu do të kishte mënyrën adeguate për të penguar reformën.
Ky në fakt është një nivel i ulët politik që e kuptojnë edhe pulat e lagjes sime. E patë sesa i mërzitur ishte kur fitoi zgjedhjet.? Se është i paaftë që ta fshehë. Mund të këtë ndonjë kryeministër sot në botë që të mërzitet pse ka fituar zgjedhjet?
Mund të themi se kjo qeveri ka tipare zhvillimi në sistemin fiskal. Ka edhe në infrastrukturë, jo ndonjë nivel të lartë pa ka shenja pozitive. Për punësimin ka kontradikta, pasi punësimi është privat në Shqipëri.
Shqipëria kishte nevojë për tri gjera të mëdha, për investime të spektrit të gjerë, brenda nocioneve të tregut, dhe reformën në drejtësi e reformën në arsim. Të tria këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën;
Reformën në drejtësi, në fakt, e përfunduan si strukturë kushtetuese dhe ligjore e bënë me forcën e politikës amerikane. Reformën në arsim nuk e bën fare. Duhet të kemi parasysh që goditja kryesore që qeverisja Berisha i bëri këtij vendi ishte shkatërrimi i arsimit. Futi korrupsionin në arsim në mënyrë drastike. Ngriti universitete privatë fantazëm, që shisnin diploma. Katër universitete punonin për familjen e tij dhe jepnin diploma false, por ndërkohë shkatërroi edhe universitetin e Tiranës, me anë të injorancën që futi atje.
Ishte e rëndë për Ramën që nuk arriti ta bënte dot reformën në arsim . E nisi dhe nuk e çoi deri në fund. Por siç duket edhe ky është kapur nga forcat antishqiptare që gjithmonë kanë gjuajtur fort te arsimi; kundër nivelit të tij.
-Në fillim pati përpjekje…
Pati përpjekje, kishte logjikë e gjitha dhe më pas u tërhoq dhe i dogji të gjitha.
Kjo do të thotë që ata që kanë instruktuar Saliun kanë instruktuar dhe Ramën. Pra për të shpëtuar kokën i kanë thënë duhet të shkatërrosh zhvillimin e shqiptarëve! Sepse Shqipëria ka qenë dhe mbetet në mbijetesë. Momentet që mund të thuhet se ka dalë nga mbijetesa, janë këto kohë kur ka një aleancë të fuqishme me Uashingtonin. Futja në Nato dhe aleanca me Uashingtonin na ka nxjerr nga rreziku i mbijetesës.
-Gjëja më negative gjatë këtyre 5 viteve sipas jush?
Nëse do të konsideronim një gjë negative shumë të rëndë gjatë 5 viteve të qeverisë Rama, është fakti se gjatë mandatit të kësaj qeverie është rritur pesimizmi i shqiptarët. Kjo do të mjaftonte për të mos lejuar më të qeveriste.
Por kryesorja është fakti që e ka kapur shumë mirë niveli i lartë i politikës perëndimore, që gjithçka që duhet ndërtuar, duhet të fillojë nga drejtësia. Nëse do të kishim një drejtësi të pavarur, pushtet gjyqësor të drejt, me nivel të lartë të dhënies së drejtësisë dhe të goditjes së krimit, nuk ma do mendja që Saliu do të dilte president apo kryeministër as në ’92, për ato që bëri. As Rama nuk dilte dot kryeministër me një pushtet gjyqësor të pavarur, se nuk do kishin kaluar manipulimet e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
-Një tezë që ju e hidhni shpesh edhe në publik është se kemi një aleancë kryeministrore, mes këtij që është dhe atyre që kanë qenë për të mbrojtur gjënë e fituar në mënyrë abuzive gjatë pushtetit. Pse keni këtë mendim?
I qëndroj absolutisht këtij mendimi. Kam përshtypjen se duhet të përjashtojmë Nanon. Sigurisht që dhe ai ka pasur pjesën e vet të korrupsionit, por nuk hynë me këta. Nuk i pranon, sipas mendimit tim. Ndërsa këta të tre që i kam thënë dhe më parë, pra Rama, Berisha dhe Meta janë bashkë. Këta janë si ekipi muzikor “na bashkoi kënga popullore”.
Një pyetje të drejtpërdrejtë, shpesh thuhet se keni pasur me Ramën një marrëveshje për post. Nëse po kush e ka shkel paktin? Si është kjo historia që është krijuar se avokati sulmon qeverinë se nuk mori karrige? Keni ju një qejfmbetje personale me Ramën?
Qejfmebtje nuk kam. Por duhet të shpjegojmë një gjë në fillim. Nuk jam unë që kam vajtur te Rama. Rama më ka kërkuar mua me 20 emisarë. Unë mund të shkoja dhe me Saliun, por e mendova dhe nuk shkova duke hyrë në një betejë politike. Besoj se e mbani mend rolin tim në 21 janar.
Tani jemi në një situatë që është prishur marrëveshja. Me mua nuk bëhen premtime për poste, mua më premtohet politikë. S’mund të më thuash mua të jap këtë apo atë. Kush je ti? Me mua ka paritet në pushtet, se kam forcë në opinionin publik. Të vij me forcë dhe duhet të kishte parasysh një gjë: a e ushtrova unë forcën që ti të vinje në pushtet, atëherë mbaje mend që ajo forcë që të ka ndihmuar do të godasë.
S’ka qejfmbetje, por prishje marrëveshje ka këtu. Kur prishte marrëveshja politke, në Angli të vrasin, por kanë vrarë njëherë dhe nuk prishen më marrëveshjet politike. Këto muhabete me poste dhe qejfmbetje, janë politikë e nivelit të ulët që i hapin vetë ata.
Me mua ka shkelur marrëveshjen politike, dhe natyrisht që ka bërë shumë mirë, sepse unë nuk mund ta pranoja kurrë korrupsionin kryeministror.
-Shumë nga replikuesit në këtë debat në DITA mbi 5 vitet e qeverisjes Rama, përmendin si korruptive dhe të dyshimta PPP-të dhe koncesionet. Janë nisur në kohën e Berishës, por duket se tani kanë marr një hov të madh…
Kjo kërkon studim. Këto ose mund të na varrosin ose mund të na përkthehen në pasuri. Pyetja është kujt ia kanë dhënë dhe cilat janë kontratat? Më jepni kontratën të jap mendimin tim. Askush nuk të jep kontratat dhe askund nuk janë kontratat. Kjo është një punë që duhet ta investigoj gazetaria.
-Çfarë mendoni se do të ndodhë në tre vitet e ardhshme të mandatit të dytë të Ramës?
Tre vitet e ardhshme janë barra e rëndë e reformës në drejtësi. Ajo i duhet Shqipërisë, nuk i duhet pasurisë tënde, as pushtetit tënd. Iku koha që mund të jesh një tiran. Shqipëria nuk mund të bëhet tirani.
Hebrenjtë e kanë thënë në mënyrë brilante: “Pushteti është pije dehëse”. Në këtë pikë, nuk mund të kërkoni arsye për të dehurin. Këta i konstatoj se janë të dehur, prandaj sillen si fëmijë në politikë.(Dita)
Mjerimi mediatik ne simulimin e traplleqeve te tak-vuvuzeles se cakordume,,,eshte prova me e thekshme e Shqiperise ne rrugen e duhur te progresimit.
Kushdo qe kurdis (paguan) taku-rrumbullakun eshte krejt i zbuluar ne misionin e vet antishqiptar.
Tung.
Ja doli dhe nje nga ” trollet” e Rames, te diskretitoje Ngjelen. Jeni bere te peshtire.
Doli prape burgaxhiu shoku i qelizave Fatos Lubonja koqja tjeter shkoni pirdhur që të dy
Spartako. Me bo vaki Rama me dal mendsh me tdhom noi cop mga shtatori lush e di si e kthen pllaken meijere mor burr kurve.
Duhet te jemi me budall se ky taku qe ti lexojme e ti besojme prallat e tij.
Ky ka mbaruar me keq se Lubonja Po kane mbaruar dhe gazetaret qe merren me te
Idiot!
EUROPA DHE AMERIKA NEVE SNA KAN NE LLOGARI FARE NGJLA HA MUTE KOT RAMA BEN GABIM QE SHIDHET NGA RUSI DHE TI HAN MUTIN SKAN ÇA I BEJN ME RUSET NUK LOZ DOT AS AMERIKA AS EUROPE KURVA
Nje Analize Brilante e Spartak Ngjeles per Qeverine Rama-Ata komentues qe e nuk e kane lexuar,mjaftohen me sharrje vulgare.
Respekt Avokat.
Ka shume mundesi qe nuk e kan lexuar,ose e kan lexuar dhe se kan kuptuar,ose jan analfabete!
Ata qe perdorin fjalorin vulgar ndaj Z.Ngjela,nje nga intelektualet e pakte,qe nuk ka bere kompromis me
te keqen,dhe qe qartesia politike dhe patriotizmi,jan ne nje,eshte ai habitati hibrit,injorant plus militant.
Nuk eshte se jam tifoz i Ngjeles por e verteta eshte se avokati vetem idiot e pa bagazh nuk mund te quhet. Pergjigjjuni vetem nje pyetje: perse KM ka kaq vjet ne qeverisje dhe ka “zbatuar” me zell ligjin vetem mbi ata qe s’paguajne energjine elektrike nderkohe, ata qe pervec te tjerave hodhen ne ere Gerdecin dhe ekzekutuan 21 Janarin mbetem te paprekshem?? Luja mbeti jave 7/8 duke permendur p”shqit e medhenj. Ku jane. Ku eshte dallimi atehere i Rames nga Sali gelbaza?? Ngjela mund te jete i egzaxheruar ndoshta ne disa pika por eshte mese korrekt kur thote qe Reforma ne Drejtesi po sabotohet qellimisht nga te dyja palet. Boll te shohesh shtrengimin e duarve PD-PS mbas marrveshjes se çadres dhe e merr vesh se ku realisht qendrojne gjerat.
Avokat nga i merr informacjonet ti , nga burgaxhite qe takon ne Shqiperi dhe europe se ashtu the ne nje vend qe ne nje shtet te Europes takova dy shoke te mi dhe me thane keshtu e ashtu dhe je edhe gjoja avokat . Po si mo politika eshte shtetrore apor e rruges, turp per ty don te thuash diçka e te dukesh si kopetent qe une di gjithçka . Njehere ta dish ti dhe tere soj e sorollopi juaj qe te gjitha reformat kan qene ne programin e P .S se qe une nuk jam ne P .S ne por maj mend qe Edi Rama i ka premtu ne fushate dhe keto nuk kan qene ne librat e ambasadoreve si don ta paraqesesh ti . E dyta po si mo me ata mendet tuaja don ta sabotoje vete Edi qe e ka ne program turp qe don te genjesh shqiptaret .
Sa i mencur je o Taku tikitaku,me konkluzionet qe arrin ja merr ne kthese dhe Petrit Vasilit,kryeidiotit te Shqiperise.Mjerim i madh ku kemi arritur,duhet te lexojme e degjojme brockullat e idioteve delirante si puna jote.
Ore qe Rama me Bashen kan marrveshje sado inat tu vij naivave qe votojn rilindjen e kan qe cke me te.
Nuk ka nevoj ta thot Ngjela se kuptohet qarte nga kush ka dy pare mend.
15 milion euro po i paguj populli shqiptar Bashes per nje pallat dhe qeveriu u terhoq nga gjyqi ne Strasburg pikerisht pas mareveshjes rama Basha. Sa koincidemc e cuditshne. Ashtu dhe qe avokatja e Bashes ne Strasburg u be avokate populli md t njejten marwveshje n t njejten dite. Sa shime rastesira !!!
Rama nuk eshte fare i interesuar per te ndertuar bazat e Shtetit te se drejtes,sepse ndjehet po aq i perlyer sa Berisha.Me
21 Janar 2011,Z.Ngjela ishte ne balle,aty kur ndodhi masakra,ku edhe mund te vritej,ndersa Rama i merrte lajmet nga larg
duke pire kafe,gjoja nuk kishte te bente me eskalimin e demonstrimit ne dhune.Por,ajo qe nuk din Z.Ngjela(ose nuk don ta
thote)eshte,qe Rama dhe halabaket e tij,nuk ishin te interesuar per nje proteste paqesore,prandaj edhe kishin parapergatitur
qe te vinte nje situate e tille me viktima,si menyra e vetme per te diskretituar Berishen,dhe per te ardhe Rama ne pushtet,
dhe ja arriten qellimit.Berisha i mori jeten kater shqiptareve,Rama i dergoi ne kurth,i dergoi per tu vrare,per te arritur qellimin
e tij.Nuk eshte e vertetei?Perse atehere nuk u denua askush per krimin?Perse Rama pagoi mbi dy milion Euro familjet e kater
personave te vrare,ndersa viktimave te Gerdecit nuk i ka dhene asnje qindarke,por i doli edhe kundra ne Gjykaten e Strasburgut,
duke mbrojtur zyrtarisht variantin e Berishes?Perse ne protestat qe behen kunder Qeverise Rama,protestuesit penalizohen edhe
per gjënë me te vogel?Sepse Rama e di fort mire,qe zemerimi mund eskaloi po ne te njejten situate si me 21 Janar.Rama eshte
shkaktari i shume padrejtesive,i perçarjes militantiste ndermjet shqiptareve deri ne ate shkalle,sa i ka bere armiq per vdekje.Rama
largoi nga sektori publik mijera punonjes me pa te drejte,duke u bere shkaktare per vetvrasjen e mbi 30 shqiptareve,pa llogaritur
edhe shume punonjes te policise,qe me largimin nga puna u bene pre e lehte e hakmarrjeve te gangsterave.Rama nuk ka aspak
ndryshim nga Berisha,ndersa Berisha vrau ne mes dites 4 shqiptare,Rama ka vrare mbi 30 shqiptare ne heshtje,ka vrare shpresen
mijera shqiptareve te tjere duke i detyruar te largohen nga Shqiperia.Sa per prishjen e marrveshjes politike qe thote Z.Ngjela,eshte
i qarte mesazhi,rama ndodhet tani ne pozicionin politik te esad toptanit.
Bullshit zoti Ngjela, Rama eshte Ismail Qemali I koheve moderne. Respect per zotin Rama
Ngjela ka të drejtë, ndoshta ka ekzagjeruar disa gjëra , POR në thelb ka SHUMË TË DREJTË, RAMA OSE NUK KA KËLLQE OSE ËSHTË DHE VETË I NGATËRRUAR ME MUTRAT E SALI SHPELLARIT QË NUK KRYEN REFORMËN, DUKET SHESHIT QË QEVERIA SKA VULLNET PËR REFORMA AS NË ARSIM DHE AS NË DREJTËSI, PASI KËTO DY PIKA JANË PIKA KYÇE NË ZHVILLIMIN DHE PËRPARIMIN E NJË KOMBI. BASHA DUHET TË ISHTE NË BURG BASHKË ME SALI SËRBIN SEPSE URDHRAT E LËSHUAR PËR BOMBARDIMIN E POPULLSISË CIVILE ME HELME JANË NË KARTË ME FIRMË DHE ME VULË TË SALI MUTIT DHE LUL [email protected] PRA ÇFARË MË SHUMË PRET QEVERIA PËR TI MBYLLUR KËTO VEMJE NË BURG??? GJITJASHTU LIKE FLORIRI DOLI ME ZË DHE FIGURË DUKE BËRË PAZARE KORRUPTIVE SI HAJDUT ME ÇIZME DHE ÇFARË BËRI QEVERIA RAMA … E BËRI PRESIDENT QË TË MOS HYJË NË BURG. PRA Z. NGJELA KA TË DREJTË.
Ik e Taku per koken tende,Ti je vazhduesi i teorise te saliut.Qe te tere jane maskarenj per te fshehur maskarallekun e tij,O taku sa te ka paguar likja e monika
ja dhe nje idiot qe trute i ka me te thartuara se uthulla…nje i semure me delirin e madhshtise,i ben qejfin vetes me pallavra,duke e ditur qe asnje nuk e dhjet!Jua paska rrotulluar mire trute elektroshoku ne burg,si ty dhe Lubonjes!
MOS E MERRNI SERIOZISHT !
– Fantazite delirante te Ngjeles dhe qendri
reale te Washingtonit ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Qe kur i huqi posti i shume enderruar e ministrit te Drejtesise ose Prokurorit te Pergjithshem avukati ka lajthitur fare.
Perrallat e tij me mbret dhe enderrat e tij me sy hapur, fantazite e tij delirante i paraqet si qendrime amerikane.
Ka arritur deri ne ate shkalle sa edhe ambasadori i nderuar amerikan Donald Lu te bente hajgare me te duke deklaruar “ pyeteni Spartak Ngjelen apo Departamentin e Shtetit per kete qendrim te SHBA-se “!
Ndaj mos i merrni seriozisht fantazirat e tij ala Xhejms Bond !
Dhe nje keshille vellazerore per Takun: kujdes mos bej zedhenesin e paaurorizuar te Departamentit amerikan te Shtetit apo ambasades anerikane se po pedfundon ne listat e zeza te tyre si Adriatik Palla dhe Xhind Xhoni e Corp.
Administrata amerikane nga Presidenti e deri te Bashkive e miniqyteteve kane zedhenesit e tyre profesioniste !
Askush nuk ka te drejte te flase ne emer e per llogari te tyre…
Aq me pak te paraqese perrallat e fantazite e veta si qendrime te tyre .
TAKU KA TE DREJTE.PERSE RAMA NUKE E PRISHI KONTRATEN E KONCESIONIT NE VALBON ,PER TE NDERTUAR HIDROCENTRALIN ?DEKLAROI SE ,PUNIMET I FIRMOSI QEVERIA BERISHA.
APO DEKLARIMIN TJETER PER PRESIDENTIN E REPUPLIKES. HALLI I MADHE I RAMES ESHTE: SE SI TE SHKEPUTET NGA BANDAT E TE DYJAVE KRAHEVE. KUSHE ME SHUME SE RAMA MUNDE TE DIJE ,PER CESHTJEN TAHIRI? MOSE VALLE ILIRI ,VETE LLALA .
Ngjela je i vetmi ze pro amerikan ne vend edhe pse here here analiza nuk eshte shume e sakte sepse eshte normale nuk eshte profesionist ne politike megjithate eshte njeriu me pro perendimor ne vend ajo qe do te ndodhe me nje siguri absolute eshte se klasa aktuale pro ruse do te zevendesohet nga nje elite politike pro-perendimore qe pret vetem thirrjen amerikane jane me shume se 20000 te diplomuarit ne perendim qe do te riformojne shtetin shqiptar sipas standarteve perendimore, thnx Ngjela qe po u tregon te verteten shqiptareve dhe nje Big thnx SHBA-ve qe po e shpetojne per te treten here vendin ne historine e tij 106vjecare