Gjendet i groposur në Nikël trupi i Eljon Hysës i akuzuar për vrasje, ndalohet një prej të dyshuarve si ekzekutues

14 Korrik 2018, 17:05Politika TEMA

Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur i groposur në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas policisë, kufoma i përket Eljon alias Kevin Hysës, i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët. Dyshimet e policisë janë se i riu është vrarë.

“Sot, shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur) .

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.

Megjithatë, pritet ekspertiza mjekoligjorë për verifikimin e identitetit të viktimës dhe për të zbuluar shkaqet që e çuan në humbjen e jetës”, njoftoi Policia e Durrësit.

Kush është Eljon Hysa?

Policia e Kurbinit njoftoi disa ditë më parë se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i një 34-vjecari nga Laci, për zhdukjen e djalit te tij:

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri, shkruan Panorama.

34-vjeçari rezulton edhe me emra të tjerë, Kejsi, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit, ai u zhduk pa gjurmë.

Familjaret e tij kane shprehur dyshimet se ai mund të ishte vrarë. 34-vjeçari ishte në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë.

Hysa, rezulton per policinë bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.

Vrasja në Sarandë

Për 34-vjeçarin, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.

Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.

Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.

Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysa i ka shpëtuar prangave.

Ndalohet një prej të dyshuarve si vrasës

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 34-vjecarit Eljon alias Kevin Hysa, është kapur dhe shoqeruar ne polici. Ai është H.R., ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person me iniciale A.T.  34-vjecari dyshohet se është vrarë me armë zjarri, me një plumb në kokkë, dhe më pas është groposur.

“Sot, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel  kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur). Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T. Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje”, njoftoi Policia e Durrësit.

4 komente në “Gjendet i groposur në Nikël trupi i Eljon Hysës i akuzuar për vrasje, ndalohet një prej të dyshuarve si ekzekutues”

  1. Goli says:

    Only in memedhe…ishte ne kerkim dhe nuk gjendej nga policia por kishte biznes mu ne qender.

  2. Polici says:

    Te gjithe vrasesit me pagese asgjesohen nga te tjere vrases me pagese ose nga porositesi. Ne momentin qe ata pranojne porosine per te vrare per para kane vulosur fatin e tyre, denimin me vdekje .
    Chest la vie

  3. Paqesori says:

    Hakun ka marre….nese ka vrare nje prind femije cilido shkaku , e ka kerkuar vete vdekjen e tij. Dhe bashkepunetoret gjecin ate qe kane kerkuar. Nuk zgjidhen problemet si kafshet…duke vrapuar si hajdutet qe vjedhin jete . Neper nate…

  4. Tit says:

    Ore, a mund të ma thotë njeri, se kush ua tha policëve vendin se ku të gërmonin!? Apo shtin fall policët?! Nesë ua ka treguar vrasësi, atëherë mbi ç’prova arritën ti vënë prangat vrasësit të dyshyar?! Apo i panë në ëndërr vrasësit duke kryer krimin?!!! Ç’janë këto lloj raportimesh, që në vend të të informojnë, t’ shtojnë më shumë pikat e errëta dhe kurioziretin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje