Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, detaje nga projekti për ndërtimin e Bypassit të Tepelenës, i cili lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
Teksa poston videon Rama thotë se ky projekt pritet të transformojë Tepelenën, nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike.
“MIRËMËNGJES , dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D?) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë “, shkruan Rama.
Gjatësia e segmentit do të jetë 2.3 km me dy korsi nga 3.7 m dhe me një vlerë investimi prej 2.87 miliard lekë. (TemA)
Dakort per rrugen…po keto kostot 10 milion euro per km duken pak te ekzagjeruara…..