Rasti "Thanza" dhe korrupsioni kryeministror, nga vasali i Beogradit, tek mjeku i Beogradit

13 Korrik 2018, 17:41Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Vërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjytqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë dënuar më parë për vjedhje?

Ky vend është vetëm Shqipëria, dhe një gjyqtar të tillë mund ta emërojë vetëm Berisha dhe tabori i tij i korruptuar.

Shoqëria shqiptare është në gjendjen e një krize të rëndë morale brenda Shqipërisë, por ndërkohë është në një sukses të madh historik të jetës së saj ndërkombëtare.

Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë. Një shoqëri që sundohet, dhe ku nuk ka drejtësi, ka një krizë morale të përhershme.

Shqipëria është vepër e njerëzve të saj të mëdhemj, Rilindasve të Mëdhenj, por shqiptarët kanë mbijetuar me një sakrificë sublime nga lufta shfarosëse që i kanë bërë: osmanët, Rusia, fqinjët, sllavët e ardhur nga stepat, dhe grekët e ardhur nga Anadolli në territoret shqiptare. E gjithë historia e Shqipërisë territoriale është falsifikuar, por falsitetin historik po e rëzon gjuha shqipe.

Kudo sot në rrethet shkencore të universiteteve të mëdhenj në Europë dhe në Amerikë, po flitet për gjuhën shqipe dhe historinë e Arbërisë dhe shqiptarëve në një sens kombëtar. Kjo vërehet dhe në të gjithë Gadishullin Ilirik.

Por janë në krizën shqiptare të korrupsionit të lartë shtetëror shqiptarët e Shqipërisë, një krizë e thellë morale kjo që imponohet nga defekti i madh historik i qeverisjeve të korruptuara – sigurisht.

Shenja më e fundit është gjyqtari i lartë, Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali.

Kurrë nuk duhet menduar se ky rast është më tipiku i krizës morale që po kalon Shqipëria.

Bëmat korruptive të Berishës dhe Metës, e bëjnë rastin e gjyqtarit Thanza të quhet minor.

Kjo është një bandë që ka uzurpuar Shqipërinë.

Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë – shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre.

Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës.

Por historia ka ecur pastaj, nga general Enver Hoxha, vasal i Beogradit që vrau intelektin e lartë shqiptar dhe krerët e kishës katolike, te mjeku i Beogradit, Sali Berisha, që shkatërroi arsimin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë dhe goditi të gjithë intelektualizmin shqiptar.

Kurse sot, gjendja ka ardhur, nga mjeku i Beogradit, te mësuesi i vizatimit Rama, që vërtitet e nuk lodhet në mbrojtje të korrupsionit shtetëror, por që shkon e kullot në Stamboll kur vetë Erdogani kërkon ndihmën e Serbisë për shfuqizimin e Shqipërisë.

Të gjithë janë të trembur nga partnershipi shqiptaro-amerikan, dhe janë hedhur në sulm për ta frenuar Emerikën nga brenda Shqipërisë.

Kjo sigurusht që është një ndërmarrje e çmendur por që në fakt është mendimi i vobegtë i Edi Ramës, që kujton se mund ta mposhtë politikën amerikane në Shqipëri me anë të Erdoganit dhe presidentit serb.

Si rrjedhojë historike, kjo krizë morale që konstatohet, nuk ka filluar sot, por sot është në kulmin e vet.

Pasi ka qenë pronë e tiranëve për 65 vjet (1925-1990), në 25 vjetët e fundit, Shqipëria ka qënë pronë e qeverive abuzive, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët, të gjithë bashkë, kanë përbuzur dhe kanë varfëruar shqiptarët pasi i kanë vjedhë ata. Të gjithë kanë urryer drejtësinë shoqërore. I tillë është dhe korrupsioni i sotëm kryeministror.

Po si jànë lidhur këta , dhe, a kanë më të ardhme?

Çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do të bëhet me ta?

Si do të zhvillohet më tej historia e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkan?

Në çfarë niveli është sot aleanca shqiptaro-amerikane kundrejt historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

A do ta çojë deri në fund politika Amerikanë likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët pushtues territoresh shqiptare?

Korrupsion i aktual shqiptar nuk ka më të ardhme, të gjitha këto që bien si këmbanat nga politika amerikane, në ndihmë të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, janë pjesë e marshit funebër që po përcjell korrupsionin kryeministror shqiptar.

Politika amerikane nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe asnjë zotim; dhe ajo është zotuar botërisht për ndihmën anti – korrupsion që do t’u japë shqiptarëve. Por kjo ndihmë antikorrupsion që po iu jep shqiptarëve, është me rëndësi për shqiptarët, sepse vetë kjo është në fakt pjesë e politikës amerikane globale që ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor. Prandaj, kjo është arsyeja që lufta antikorrupsion në Shqipëri ka të bëjë më suksesin e politikës amerikane në Europën e ardhëshme.

Dhe kjo është shumë për historinë e ardhme të Shqipërisl.

Pikërisht këtu vjen dhe e merr forcën e vet morale angazhimi amerikan; por këtu e gjen garantimin e aktit amerikan anti-korrupsion edhe shoqëria shqiptare që po e pret këtë akt, i cili në fakt ka filluar.

Gjykimi kryesor në këtë angazhim amerikan, është ky: klasën e korruptuar të politikës aktuale shqiptare nuk e pranojnë as shqiptarët dhe as Uashingtoni.

Po shqiptarët a janë të ndërgjegjësuar kundër korrupsionit kryeministror?

Janë të ndërgjegjësuar, po nuk kanë forcë.

Shoqëria shqiptare nuk është e strukturuar demokatikisht prandaj nuk mund të ketë forcë kundërshtuese. Mbrojtja e të drejrave bëhet vetëm institucionalisht, si mund të mbrohen të drejtat kur edhe institucionet, edhe gjykatën e drejton korrupsioni?

Prandaj këtu del në pah angazhimi amerikan dhe marrëveshja shqiptaro-amerikane për politikën e ardhëshme në Ballkanin Perëndimor.

Por, ndërkohë kjo marrëveshje ka vetëm një armik: korrupsionin kryeministror shqiptar?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

E para është bashkimi i tyre pavarësisht nga ngjyrat. Por janë të gjithë si të çakërdisur: Basha shkon në Amerikë se kërkon të ndalojë ambasadoren e re në Senat. Është mendim fëminor, por në fakt kjo duhet të jetë mendja e Saliut.

Rama mbeti në Ankara te Erdogani, se është një mendje e vobegtë politike, dhe e kujton Shqipërinë një kafshatë që mund ta hanë fqinjët, sikurse e kanë ngrënë para një sjekulli. Jo, sot është e kundërta: shqiptarët do t’i marrin të gjitha aneksimit e fqinjëve. Por kjo në fakt ka bashkuar presidentin truk me presidentin serb; kurse Ramë ziu e mban shpresën këtu, të këta të dy. Ndersa i trembur Rama, në samitin e NATO-s dje, vërtitej që ta shihte presidenti amerikan për t’i treguar se tani është i tij. Injorant që e kujton presidentin amerikan si Ilir Metën kur e gënjeu për ta kandiduar në Tiranë si kryebashkiak.

Prandaj këtu del kjo pyetje:

A do ta çojë deri në fund politika amerikane likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët, të cilët historikisht janë pushtues territoresh shqiptare?

Sigurisht që po. Politika amerikane tani ka marrë kushtetutën shqiptare. Prandaj e ka gjithçka në dorën e vet. Ndërkohë pritet që të krijohet SPAK-u dhe të fillojnë goditjet penale, sepse me këtë gjykatën e sotme është e pamundur që të luftohet korrupsioni kryeministror shqiptar.

Angazhimi amerikan patjetër që do të shkojë deri në fund. Të tre kryeministrat Meta, Berisha dhe Rama do të jenë subjektet e parë të goditjes penale, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kish një zotim amerikan anti-korrupsion në Shqipëri.

Por shqiptarët janë skeptikë… dhe kanë të drejtë, sepse janë zhgënjyer në 150 vjet rresht në një luftë për jetë a vdekje. Por tani kanë fituar përfundimisht.

31 komente në “Rasti “Thanza” dhe korrupsioni kryeministror, nga vasali i Beogradit, tek mjeku i Beogradit”

  1. Timi says:

    Tama se fundi ishte ne Londer dhe Bruksel or Tsku torollaku….perse e fut Ramen ne nje thes me kriminelet Berisha dhe Meta or leshko…edhe kerkon ta ulesh e i tjua mesues vizatimi…perse nuk u bere ti o koke e madhe, perse nuk u bere ti kryeminister…rri tani mos ha mut…mos e ze me goje Ramen. Shume mire beri we nuk te vuri tu minister

    1. 666 says:

      tim kacurreli. Taku e ka mire

      1. Timi says:

        Tim kacurreli motres!

    2. Ta futi says:

      Rama është peshku i modh o kaqol

  2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    Ju lutem nje psikiatro,”avokado” eshte ne rrezik,gjedja eshte teper alarmante………………….allah uakbar!

  3. Festim says:

    Na kan rjepur gjyqetar dhe prekuror punonjsit te gjitha administratave shqiptare te korruptuar na cu an ne nje skamje te papar faktikisht familja ime ka qen dhe vazhdojme te jemi te larguar por ca kemi pare keto 10 vitet efundit ne shaiperi korruptuan I papar te Kesh shtepin tende te besh 10 vjet gjyqe te shpenzim me shum se 100 000e dhe mostedish se ku je akoma ne shqiperi pam Avukat e gjyqetar kawasaki shum te korruptuar..

  4. teli says:

    Ka te drejte qe nuk do te dali ne pension,akoma ka vende bosh neper partite qe ky birbo o morri me rradhe.Na ben idhullin dhe harron veten e tij,humbes.

  5. M says:

    Kaseta po mbush afersisht 30 vjete, nuk e mblodhi akoma shiritin, fillo e perdor te pakten USB, zhvillimi shoqeror dhe teknologjia ka ecur shume perpara, Ngjela akoma tregon peralla me mbreter

  6. Ilir says:

    Ky nuk ka rrjedhur ka pjerdhur

  7. Arber iliri says:

    O avokat po Nano.he kodosh pulash nanon e mbron.hahaha.saliun per here te dyte e solle ti ne pushtet bej autokritike.hahaha

  8. Lennard says:

    Analize e sakte.vafshin ne veshin e Perendise dhe u befshin realitet aspiratat e shprehura ne kete shkrim.Ne fillim kam menduar se Rama duhej lene njehere menjane para dyshes Antishqiptare dhe Super-Korruptive Berisha-Meta.Po shpresa qe kemi patur ndaj tij eshte venitur.Gjej te drejta shkrimet e analisteve te gazetes DITA. Rama duket si i topitur per te ndermarre goditjet e duhura ndaj Super-Korrupsionit .Kjo gje e ve ne pike-pyetje te medha ate vete dhe Taborin e tij.

  9. Kol says:

    O Avocado, po su lodh me perseritje o burre?! Edhe ne futboll tre here perseritet goli…kalon ne arshive pastaj..lol..ky eshte per psiqatri…boll se te premtoj qe nuk do te harrojme emrin ,koqe kandari…

  10. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Per ata qe merakosen pse Taku rrakataku sulmon dhe Ramen bashke me te tjeret, mos kini merak se ashtu e ka taktiken Taku nqs se keni marre vesh, i sherben Rames duke e futur dhe ate ne nje thes me te tjeret qe te duket si i pavarur nga pozita. Stil Anglez ky.

  11. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Per ata qe merakosen pse Taku rrakataku sulmon dhe Ramen bashke me te tjeret, mos kini merak se ashtu e ka taktiken Taku nqs se keni marre vesh, i sherben Rames duke e futur dhe ate ne nje thes me te tjeret qe te duket si i pavarur nga pozita. Stil Anglez ky..

  12. Ke tjerur e ke tjerur lesh si plakat e fshatit dhe ke thene se ne jemi qendra e botes dhe angazhimi amerikan e angazhimi amerkan.
    O taku po amerika as qe e rrun per ne,ajo shkon atje ku ka interesa te medha ku ka nafte uran e diamante.
    Mos prit qe amerika te luftoj korrupsionin tone(kur vete eshte me e korruptuar).
    Ka 28 vjet qe amerika perkrahu vampirin sali nepermjet ambasadoreve te saj……..
    Per mos ta zgjatur lulushin qe ka disa procese e ka per vizite ne amerike,mehdi turkoshak gerdecin e ka perher atje,likefloririn po ashtu.
    Ti vet ke pjesen tende qe ke perkrah saliun me shpuren e drejtesis se korruptuar.
    Kush i ka vendos dhe perkrah keta gjyqtar e prokuror milioner qe nuk dine as te fshehin pasurin e plackitur me ca justifikime idioteske.
    Kush ja dha keto pasuri ketyre hajduteve,shoqeria shqiptare e korruptuar hallexhije qe po perdoret nga politikanet.
    Politikanet me qellim po zvarritin zgjidhjet e problemeve se nuk pasurohen dot ndryshe.

  13. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Per ata qe merakosen pse Taku rrakataku sulmon dhe Ramen bashke me te tjeret, mos kini merak se ashtu e ka taktiken Taku nqs se keni marre vesh, i sherben Rames duke e futur dhe ate ne nje thes me te tjeret qe te duket si i pavarur nga pozita. Stil Anglez ky…

  14. PA EMER says:

    .. KETHE PARATE TEK ATA QE KE MARRE PA BERE ASNJE PUNE , E PASTAJ ” LLAP”..!

  15. Sali trimi says:

    Zoti ngjela: Ne thelb shkrimet e tua jane reaksionare.
    Ne thelb ti nuk mendon per Shqiperine dhe te miren e saj. Ti je nje egocentrist i pandreqshem qe merresh me qejfmbetjet e tua. Shembulli tipik eshte tendenca jote per ti futur te tere ne nje thes. Ti hiqesh sikur je i zgjuar, ke lidhje me Ameriken dhe di gjithe sektetet e saj.Amerika eshte kaqe e thelle saqe edhe vet Amerikanet dyshojne se ate e drejtojne aljenet… me sa duket ata nuk e dinr se Sartak Ngjela ka lidhje me aljenet. Komunikon me ta me shqisen e 8-te dhe prandaj i di gjithe sekretet e Amerikes. Spartak, leri qefmbetjet dhe zbrit ne toke.

    1. ilyriku says:

      spartak ose taku ngjela sipas meje eshte nje ze interesant qe di te shprehe me intuite te mprehte lidhjen e anomalive nga me te thjeshtat deri tek ato qe kane te bejne me faktet madhore te kombit tone dhe ketu ai nuk shton ose shpik asgje te re por vetem sa na freskon memorien e historise sone komplimenta taku ju lutem botoheni

  16. Rea says:

    Prape ky “Pula e Pavllovit”?!
    Duke cukitur xhamin per kokra misri avokati…lol

  17. MERO GELBAZA BAZE JA LEPI QIMET E BYTHES PETRIT VASILIT says:

    Taku a te eshte DJERSITUR BYTHA SE VJEN MERO GELBAZA BAZE TA LEPI TE BEN SHUME MIRE EDHE BOLET TI LEPI SE E KA PROFESION TE VJETER! MOS HEZITO TAKU ..QKA KAN ME SHUME SE TI DR SALI BERISHA DHE EDI RAMA ATA SKAN PERDOR KURR NJEHERE LETER HIGJENIKE SE MERO I KA LEPIR NE BYTH..

  18. ALI ABDULLAI says:

    TAKU E SULMON RAMEN SE NE ZGJEDHJET E 2013-TES I KISHTE PREMTUAR T’I JEPTE POSTIN E MINISTRIT TE DERJTESISE. KY POST KISHTE SHUME PARA, LIRIMIN E KRIMINELEVE KUNDREJT SHUMAVE TE MAJME (AMISTITE). LSI E PIKASI DHE E MORI KETE MINISTRI TE CILEN E VOLI MIRE.
    KUR TAKU NGELI ME GISHT NE BYTHE FILLOI TE SHAJE MAJTAS E DJATHTAS.
    KJO ESHTE HISTORIA E TAKUT ME RAMEN

  19. tomsojeri says:

    Ore ti koqovar a maqidonas ,qe llapen e paske per te lepir byth e hundet ti fusesh ne byth te tjereve …Shko e shiko hallin tend atje ku je e lepi byth se ke plot te tut atje qe spo din ku te lepijn ma par ! Shko e laj gelbazat qe jan ber det atje, ku paske mesuar kte shqipe te ndyr e ndaj po ta kthej me po ate gjuh ,e le te me falin ata qe nuk jan te nivelit tend o karagjoz !
    Saper ty o Taku ,nuk te punon mir ajo busulla yte por dhe ngjyrat i shef njesoj !!! Kur ben krahasimin e pakrahasushem te Sali Berishes me kedo qen qe ka kafshuar Shqiperin kto 30 vjet , te katstrofes shqiptare,te ktij krimineli e tradhtari te papar qe ka pjell ky vend , te kesaj bishe ,pentakulat e te cilit akoma vazhdojn te helmojn , ben qe edhe ato te verteta qe thua te humbasin vleren e te gjykohesh per keq ! Po ,esht e vertet qe Shqiperia po lengon pasojat e ksaj tradhtie te madhe nen udheheqjen e drejtesis dhe korupsionit qe mbolli bisha ,e po vuan per nje prijes trim qe te veproj me dor te hekurt e sa me shpejt te pastroj llumin qe ka zen per gryke Kombin ! Po hecen shum ngadal ,aq ngadal sa nuk po dim apo hecen ! Makare Amerika te bej ate cka thua, por mos haro se bishen ata na e prun dhe ata e mbeshteten ! Demi eshte ber deri ne kufijt e te pandreqeshmes ,me nje opozit qe vazhdon rugen e nisur te tradhtis !Ndaj shqiptaret jan skeptik e dyshojn ! Prandaj Taku ,bej kujdes, mo i fut te gjith ne te njejtin thes …….

  20. Bad boy 2 says:

    TAKU KI KUJDES SE EDI RAMA EDHE TA FUT KARIN NE BYTH OK !

  21. Trimi says:

    Nuk se P.O. genjen spartak: vec se komentusit P.O. me duken si pune e deleve shkruan nje budalla Kundera teje te tjeret hidhen nga mbrapa.

  22. Realiteti says:

    Ju partiake te shemtuar qe sdini çeshte ndryshimi pse ju tremb e verteta ?e pra ato qe thote jane te verteta vetem te verteta

  23. Latif says:

    Z.Ngjela e di apo jo? Nga shkrimi dukesh sikur nuk e ditke. Te gjithe keta te huajt qe flasin per korrupsion nuk kan hallin tone por duan qe leket e vjedhura tek ne te pastrohen ne Usa, Britani e vende te tjera. Tani Z. Ngjela kur te kesh vrullet e mendimeve ki parasysh dhe kete sepse po na dalin pushtetare me biznese imobiliare ne Usa vetem se i vllai ka punuar doorman ne Quens apo nga murator na ka dale me firme mermeri. Pastaj i njejti batak je dhe ti

  24. Spinoza says:

    Te gjithe hajdutet e 27 vjeteve te fundit do dorrezojne parate deri ne centin e fundit nuk futesh ne perendim me politikane alabaker pa pike shkolle qe flasin percart dhe me breke te grisura duan te bejne lufte me fuqine me te madh te globit,gjithe klasa politike mediokre e ardhur ne pushtet me banditizem do te perfundoj ne burg thnx USA bravo Ngjela qe ngre zerun edhe pse me ca gabime ne analize je pro Amerikan

  25. Spinoza says:

    Te gjithe hajdutet e 27 vjeteve te fundit do dorrezojne parate deri ne centin e fundit nuk futesh ne perendim me politikane alabaker pa pike shkolle qe flasin percart dhe me breke te grisura duan te bejne lufte me fuqine me te madh te globit,gjithe klasa politike mediokre e ardhur ne pushtet me banditizem do te perfundoj ne burg thnx USA bravo Ngjela qe ngre zerin edhe pse me ca gabime ne analize je pro Amerikan

  26. Berti says:

    O Spartak buthq.. i. Po ti je pjesë e klanit të Salokut, je letyra e tij. Po a nuk ishe ti kryetari i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 1997 dhe mbrojte me pasion kriminelin e luftës Salikarin kur po i bënin gati qelinë e burgut? Tani del e shan të gjithë pa harruar alibinë tende, folur e mburur Ameriken, me të vetmin synim se mbase u vjen ndërmend për Spartak proamerikanin dhe të hedhin ndonjë kocke. Por ata e dinë mirë se ti je shok i Zike sunitit, mbetje islamike.

  27. alphade says:

    Shenim: gjithemone,por kohet e fundit ky Ngjela po flet percart.
    Ore, zoteri, ne vend qe te kapesh prej rrenjesh ke filluar te ka-
    pesh prej degesh. Mos edhe zotrote ka ndonje “qytetar dixhital”,
    si Ai i mallkuari i Vicidolit ? Qoftelargu i ish- rruges Fortuzi me
    pare kishte Visho Liken por qe tash Visho ka ikur ,Saliu ka mbetur
    si peshku ne zalle dhe i ka humbur “lidhjet” dhe ky qe e zevendesoi
    Vishon ,me sa duket nu u jep me “oksigjen” Qoftelargut dhe Like
    Floririt pradaj edhe i fundit,dmth.Presidenti ende nuk e ka firmosur
    “fermanin” qe ish-zevendesi i Ajazit te jete drejtor i SHISH-it aktualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje