Hahn “thumbon” opozitën: Me ta takohemi vetëm po na doli koha

13 Korrik 2018, 13:36Politika TEMA

Ditën e sotme, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me komisionerin për zgjerim, Johanes Hahn, në Bruksel.

Takimi i ndodhur vetëm pak ditë pas Samitit të Londrës, në të cilin u koordinuan investimet e mëtejshme në përmbushje të axhendës së Procesit të Berlinit, kishte si synim koordinimin e punës përgatitore, për hapjen e negociatave.

Në konferencën për shtyp që pasoi takimin dypalësh, teksa konfirmoi qershorin 2019 si datën e përcaktuar për hapjen e negociatave, Komisioneri Hahn lëshoi edhe një kunj për opozitën.

“Të enjten e ardhshme do të jem në Tiranë, ku pres me padurim të flas për detajet e mëtejshme me Kryeministrin, qeverinë e tij dhe eksponentë të rëndësishëm të administratës”, tha Hahn, i cili duke iu referuar opozitës shtoi: “Do të shohim. Nëse do të gjejmë kohë, mund të flasim edhe me ta”.

Në fund të konferencës për shtyp, Hahn thumboi edhe një herë më shumë opozitën, teksa kujtoi se: “Për shqiptarët, objektivi i integrimit është një synim kombëtar, që tejkalon të gjitha ndasitë. Për këtë arsye, të gjithë duhet të bëhen bashkë”.

2 komente në “Hahn “thumbon” opozitën: Me ta takohemi vetëm po na doli koha”

  1. says:

    I thonë Serbisë që s’do hapin negociatat me vëndin tonë që Vuçiç të kaloj në epsh orgasmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje