Safet Rustemi, i njohur dhe ndryshe si Safet Bajri, është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë, që sipas mediave belge ka gjetur strehim në Shqipëri.
Mediat shkojnë më tej në konkluzionin e tyre, duke thënë se ai ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha
Ndërkohë i kontaktuar nga Fax News deputeti Luan Harusha u shpreh se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër po në burg.
Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin, që është shpallur më i kërkuari në Belgjikë, po ai nuk mban përgjegjësi për aktivitetin që ai ka kryer në vende të tjera europiane.
Armela Ferko: Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?
Deputeti Harusha: Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai s’ka qenë fare në zgjedhje.
Armela Ferko: Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës?
Deputeti Harusha: Jo, ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë.
Armela Ferko: Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?
Deputeti Harusha: Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.
Po të mos ishte Belgjika në BE., sot do kishim Predidencën e rradhës (6 mujore)
Luan harushe me drejtesine ky legeni.
undefined
Nuk ka qene Safet Bajri ne burg ne ate kohe por Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Bledar Leka!!
.. PRA TI BJE NE TE PRERE , I BJE CDO KRIMINEL I RREZIKSHEM ,KA NE PATRONAZH NJE DEPUTET ..! VETEM NA I BENI TE QARTE , MOS I NGATERONI DHE I BENI LEME ..! EUROPA NE MAREDHENIE ME NE, NUK ESHTE AJO QE POPULLI SHEH ENDRA , NDAJ SHPESH DETYROHESH TE BEHESH I LIG ..!
Eshte apsolutisht e vertet gjithe sa thuhet , familja kriminale BAJRI kan sponsorizu ne cdo drejtim deputetin Luan Harusha , kete e din tan Shkodra , po edhe deputeti ka ken e asht mburoj per kete familje KRIMINALE , ne kete rast eshte shume e vertet jo vetem Luan Harushen por edhe Tom Doshin e Mark Frrokun kjo familje KRIMINALE i ka ndihmu ne zgjedhjen e tyre , por edhe deputetet i kan ndihmu ata deri edhe duke ju emru drejtorat qe ka dasht kjo familje , Shkodra e Shkodranet i jetojne perdite t.erret e ksja familje qe kan suportin e deputetve qe lartpermenda !