Zbardhet pasuria e të “famshmit” Tom Ndreca: Katërfishoi të ardhurat e tij dhe arriti të blinte 4 apartamente në Tiranë vetëm me… kursime

13 Korrik 2018, 09:14Politika TEMA

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten. Prej vitit 2003, pasuria e tij familjare është katërfishuar dhe kap një vlerë totale prej 22.8 milionë lekësh.  

Gjyqtari Tom Ndreca është një ndër emrat e lakuar të drejtësisë shqiptare. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Tom Ndreca nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.[Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Tom Ndreca për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Ndreca zotëronte një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë në vitin 2003.  Referuar deklarimit të tij të parë, ai zotëronte dy apartamente banimi në Tiranë si dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

BIRN ka evidentuar gjithashtu si “flamur të kuq” huatë me vlerë 900 mijë lekë që subjekti deklaron se ka marrë nga vëllezërit dhe motrat emigrantë për plotësimin e parave në blerjen e një apartamenti që në vitin 2003. Përgjatë 15 viteve, gjyqtari ka shlyer vetëm 400 mijë lekë nga huatë e marra.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010  

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012  

Deklarata e pasurisë së vitit 2013  

Deklarata e pasurisë së vitit 2014  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015  

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  

18 komente në “Zbardhet pasuria e të “famshmit” Tom Ndreca: Katërfishoi të ardhurat e tij dhe arriti të blinte 4 apartamente në Tiranë vetëm me… kursime”

  1. behuni me te sakte says:

    Dhe sa here kishte ndonje çeshtje gjyqesore si psh : problemi Ristan per problemin Lulezim per ta emruar kryetar te bashkise Tiranes, tak votimi i dilte qe te ishte Ndreca relator gjyqtar. Dhe ai merrte vendimin per emrim sipas porosise partise. Kjo eshte figura profesionale e Ndreces. tani ndreca do e haje apo do e pije? Ne ja kemi bere vetingun Ndreces, te shohim si do ja bejne ata qe i ka caktuar ligji. Por kujdes: mos punoni si punoi Ndreca.

  2. Fieri says:

    Edhe ku qendron problemi ketu???? Pasurine do ta gezoje edhe do te rroje, do filloje pune avokat dhe eshte OK . Gjaku i popullit pasuria e tyre

  3. harrova te them,se gazeta 100%shqiptare jane vetem Lapsi dhe 55 gazeta.

  4. Ali says:

    Gjith kriminelet ky plehre i ka liruar. Mos u merrni me pasurite kot

  5. behuni me te sakte says:

    Mero, si spjegohet se po te besh nje koment per Nard Ndoken e nxierr direkt, per Kadarene nuk lejon fare te behen komente, ndersa per Ndrecen akoma s’e ke nxjerre? Une e di qe ti s’jep pergjigje, po kot shkrova ashtu se kalova nja dy minuta se kisha kohe te lire.

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Nga gjyqtaret me te korruptuar dhe ushtar i bindur i PD.

  7. Shoku Shpati says:

    Ore , ju me siguri i merrni njerzit per budallenj . Cjane keto shifra qe na nxirrni ketu? Sikur te jene leke xhepi per gjimnazistat . Po citoj
    1 ” Pergjate 15 viteve gjygjtari ka shlyer vetem 400 mije leke nga huate marra” !?!?!?!
    2 “900 mije leke qe gjygjtari deklaron se ka marre nga vellezrit dhe motrat per te blere apartament ”
    Etj etj
    Cjane keto shifra qesharake kur dihet fare mire qe 400 mije leke dmth 3000 Euro gjygjtare si puna e ketij i kane shpenzuar ne nji fundjave pushimi ne paris a rome. Kete e dime te gjithe.
    Ceshte ky muhabet, jo nuk justifokon 200 mije lek , jo 500 mije leke. Ketu behet fjale per miliona Euro, jo leke.
    Degjoni nje histori reale nga Shqiperia.
    Nje gjygjtar a prokuror nuk ka rendesi, me deryre diku nga shqiperia e mesme qe ka marre leke i ka lujt fene. U nda nga gruaja para dy vjetesh. Dhe ajo i tregon dikujt te besuar. Por bota eshte e vogel ndonjehere. Ky gjygjtar kishte problem si te justifikon te 2.5 milion Euro. Euroooo. Dhe i thote te motres jashte shtetit qe te kthehej dhe te hapte nje compani sherbimesh ( ska rendesi) . Do ja bente ai gati te gjitha. Vetem te ishte ne emrin e saj. Pas ca kohesh i thote , lere fare se ja kam gjet anen. Do paguaj rreth 400-500 mije Euro te keta te vetingut dhe do kaloj vetingun. E tmerrshme .
    Jam duke prit a do ta kaloje ky gjygjtar a prokuror vetingun. Po doli dhe ky i paster athere jam plotesisht i bindur qe ai vend ka vdekur perfundimisht.

  8. USA says:

    TOM NDRECA DUHET TE DENOHET ME BURG ESHTE GJYQTARI ME I KRIMINALIZUAR NE DREJTESI NJERIU ME I POSHTER MASHA E SALI ROBQIRIT KA BER PASURI ME LEKET E HALLEXHINJVE DHE KA LIRUAR NGA BURGU NJERZIT QE KANE KRYER KRIME NE BURG PISIN QE TE LAJ MEKATET QE KA BERE SE KA SHUM RRACE KEQE

  9. Kini harruar te shenoni se : Gjyqtari Tom Ndreca ka qene nje “Demokrat i devotshem” Te gjitha gjyqet qe beheshin ndaj qeverise Berisha ,Toma do ishte patjeter kryetar i trupit gjukues ,os antare, por me kopetencat e kryetarit. Te shkruet me shkronja te arta: MIKU me i ngushte i Sali Berishes. Madje saliu thoshte ; ” Kur flet drejtesia,te tjeret duhet te heshtin” eE kishte fjalen per gjyqet qe drejtonte TOMA e ajo Shefshenkua. Ju lutem mos e ngaterroni me TOMEN e filmit ” Flutura ne gabinen time” PO te doni xhirojme nje film me titull : ” Toma ne zyren time” Me regjizor keta qe drejtojne demostraten per mbrojtejen e teatrit,Cipa e Budina. Por gjithashtu mos ngaterroni Sheshenken me Shevshenkon ate futbollistin. Nuk kane lidhje fare. Futbullisti Shefshenko te cante rrjeten,kurse kjo gjyqtarja Sheshenka te cante qesen e parave…….. Hajde Tom ,hajde! Mere ,mere Saliun te te mbroi ne vend te avokatit mbrojtes…. Yyyyyy pirsit e gjakut te popullit!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk eshte I korruptuar, eshte qen bir qeni, si I zoti.

  11. NNP says:

    Ky Tomka i sales eshte koka e korupsionit ne drejtesi Po kaloi vetingun ky duhet amnistuar dhe sala,iliri,luli e gjithe hajdutokompania.

  12. grabian says:

    i zoti! o zot ! si e ka shkelur ligjin ky bythlepires , jo vetem sduhet ti afrohet sistemit te drejtesise , por ndjekje penale me burg eshte si ta falesh.MOSTRA

  13. grabiani says:

    o mero nxirja grabianit

  14. ABC says:

    Kamikaz i kamufluar nen rroben e gjyqtarit. Besoj se kjo do ishte akuza me e pershtatur per keta terroriste. Por kemi zemer madhin Rama qe i lejon te ushtrojne zanatin e avokatit te korruptuar tani. Konfiskim pasurie? As qe permendet fare. Qe kane shkateruar jete? As kjo nuk i hyn ne pune qeverise. Populli i shkrete duhet te ket kompromis qe keta nuk do jene me gjyqtare dhe kaq. Atehere si presim qe te behet drejtesi? Drejtesi e pergjysem nuk eshte drejtesi. C’fare shteti liberal qe po behemi or taj.

  15. Fadil says:

    Po kurba e Rames: nga nje pale corrape te kuqe ne vile disa hektareshe.

  16. I pa emer says:

    Po lexoja komentet e disa lexuesve me siper ku thoshnin se ky gjyqtari i korruptuar pasi e ndeshkon vetingu mund te ushtroj zanatin e avokatit , posi mund ta bej kte profesion.sepse avokati eshte profesion qe jeton mbi fatkeqsit e te tjerve..

  17. Merati says:

    Po ti lexosh te gjithe keta qe kane qene ne keto gjukata te larta dhe kane kaluar vetingun na dalin te gjithe qe kane sherbyer me pare ne gjukatat Kukes. Tropoje . Puke.Diber.Rreshen.Kruje.Lezhe.Kaq te sofistikuar i ka patur emrimet Sali Berisha sa ka mare keta gjyqtare te ketyre rretheve i ka vendosur aty ku i dushin per vete sepse per ta ishte nje nder i madh ti zebrisnje keta gjyqtare nga keto rethe ne kryeqyte prandaj keta do beheshin me besniket e Sales dhe jete jepnin per te tani per te crrenjosur keto felliqesira nuk eshte e lehte

  18. Sisi says:

    Te gjithe ju si keni shkrujt duket se jeni me te majtin po ktu nuk flitet per te majte o per te djathte flitet per Tom Mdreza nje gjyqtar me prefesion te ni jete te tere nje njeri i drejte dhe shpirt njeriu kshuqe mos shkruani kot pa e njoft e pa e dit po te ishim te gjithe si ai shqipria do ishte America

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje