Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca si dhe mosdeklarimin prej tij të procedimit penal të kunatit-ndërkohë që gjyqtari u mbrojt me argumentin se vepra penale e tij nuk është krim i organizuar.
Nga Besar Likmeta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë dhe “kontakte të papërshtatshme” për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua pasditen e së premtes.
Ndreca, i cili ka punuar për dy dekada në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe prej vitit 2013 ushtron detyrën në Gjykatën e Lartë ishte i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokatja Mine Progonati. Ndërsa trupa gjykuese drejtohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia.
Hetimi administrativ për gjyqtarin Ndreca u bazua në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Relatorja Firdes Shuli tha se KPK kishte zhvilluar një hetim të thellë për gjyqtarin Ndreca, pavarësisht raporteve të para të ILDKPKI dhe DSIK që e nxirrnin atë të pastër.
Hetimi administrativ për kriterin e pasurisë përfshiu një apartament 120 metra katrorë me vlerë 2.4 milionë lekë dhe një garazh 18 metra katrorë me vlerë 468 mijë lekë dhe me burim shitjen e një apartamenti në Rrëshen, kursimet nga paga dhe hua nga të afërmit.
Gjithashtu, hetimi përfshiu një apartament 74 metra katrorë në Golem, i blerë për 31 mijë euro në vitin 2009, një apartament 92 metra katrorë, i blerë për 6 milionë lekë, një automjet Golf me vlerë 200 mijë lekë, kursimet në cash në vlerën e 1.5 milionë lekëve si dhe llogaritë bankare në emër të Ndrecës, bashkëshortes dhe djalit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar deklarata kontradiktore për vlerën e apartamentit 120 metra katrorë, mosdeklarimin e një garazhi dhe të një automjeti të blerë nga i biri në vitin 2005 si dhe mosjustifikimin e kursimeve në cash në vlerën e 1.3 milionë lekëve.
Sipas relatores së çështjes, subjekti ka mospërputhje, mosdeklarim dhe mungesë burimesh të ligjshme për 1.3 milionë euro.
Sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar përtej raportit të bardhë të dorëzuar nga DSIK dhe ka zbuluar se gjyqtari Ndreca nuk ka deklaruar në formularin përkatës precedentin penal të kunatit të tij-i cili merr cilësinë e personit të lidhur për shkak të një kontrate për blerjen e një makine.
Sipas relatores së çështjes, kunati me inicialet N.GJ ishte proceduar në vitin 2011 pasi ishte kapur me një sasi të vogël kanabisi.
Më pas, gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij policia kishte sekuestruar 6 kilogramë kanabis, por nuk ishte çuar për ndjekje penale pasi Prokuroria e Shkodrës nuk ka arritur të provojë se kush e kishte futur drogën në shtëpi.
Sipas relatores Shuli, Ndreca e ka ditur këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës. Por gjyqtari Tom Ndreca dhe avokatja e tij pretenduan se nuk e kanë fshehur këtë fakt, pasi nuk e kanë pasur detyrim për ta deklaruar.
I pyetur nëse kishte qenë në dijeni të nisjes së procedimit për kunatin, gjyqtari Ndreca e pohoi, por shtoi se nuk e dinte si kishte përfunduar çështja në Prokurori.
Ndërsa avokatja Progonati argumentoi se KPK po bënte interpretim të gabuar të ligjit, pasi mbajtja e lëndëve narkotike për posedim vetjak nuk hyn te veprat e krimit të organizuar.
“Unë nuk e kuptova si vepër që bën pjesë të ato të krimit të organizuar,” përforcoi më tej edhe Ndreca.
Sa i përket pasurisë, anëtari i Gjykatës së Lartë pranoi se mund të kishte pasaktësi për shkak të harresës, por këmbënguli se nuk kishte pasuri të fshehura dhe as të pajustifikuara.
Ai pretendoi se nuk i ishin llogaritur të ardhurat nga pagat për vitet 1980-2003-por kur u pyet se pse nuk i kishte deklaruar këto kursime në vitin 2003 nuk dha ndonjë përgjigje bindëse.
Gjyqtarit Ndreca iu drejtua edhe një pyetje që lidhej me integritetin e tij nga relatorja Firdes Shuli, sa i përket një kërkese të tij për kredi të butë-e cila ishte refuzuar pasi ai zotëronte dy apartamente.
Pyetjes nëse u përpoq të përfitonte në kushtet kur nuk kishte nevojë për strehim, gjyqtari Ndreca iu përgjigj:
“Kisha dhe kam akoma nevojë për strehim, pasi jemi tre kurora në shtëpi”.
Në fund të seancës dëgjimore, avokatja Mine Progonati argumentoi se pasuria e gjyqtarit Tom Ndreca përbën vetëm 46 për qind të të ardhurave familjare, se ai kishte burime të mjaftueshme për pasurinë e tij dhe kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë.
Vendimi për fatin e gjyqtarit Tom Ndreca do të shpallet më 17 korrik.
Duhen groposur paratë., siç bënin të parët tanë me floririn
om Ndreca me plehra e sistemit te drejtesise. Hajdut dhe i paafte. Nuk ka lene ceshtje pa marre miliona. Nuk e dine ku i kane leket. Kane pasuruar deri ne kursheri te katert. Ky funderrine me shoke e kane kthyer shqiperine ne parajse per hajdutet dhe kriminelet dhe i kane detyruar njerezit e ndershem qe te lene vendin e tyre dhe te ikin jashte. Ne burg kete funderrine. Vetem apartamente ne zona super te shtrenjta te Tiranes ka deklaruar me vlere mbi 500 milione leke. Imagjinojini udhetimet jashte shtetit, pushimet jashte kostoja e jeteses ne tirane makinat super luksoze. Keta jane “peshkaqenet” e krimit ne shqiperi dhe jo “peshqit e medhenj”.
Kaq shume ke bere sa edhe nuk i ben dote llogarite mor kodosh i xha Beqos? Beje sic e bente Pablo i Kolumbise more qerrata, peshoji dengjet e eurove kaq dengje per laq kile edhe te del llogaria. He tu befsha se nuk do te mesojme ty gjithmone.
Shporreni kete vemje te vicidolit. Ndreca i merrte udhezimet nga selia e SHQUP-it per 21 Janarin. Turp per kete palo Gjykate te Larte qe kemi pasur.
Tom Ndreca eshte gjyqtari më pa bythe qe kam mjohur ndonjehere.Nje dredhes i peshtire qe e deedh sipas konjuktures dhe parave.
om Ndreca me plehra e sistemit te drejtesise. Hajdut dhe i paafte. Nuk ka lene ceshtje pa marre miliona. Nuk e dine ku i kane leket. Kane pasuruar deri ne kursheri te katert. Ky funderrine me shoke e kane kthyer shqiperine ne parajse per hajdutet dhe kriminelet dhe i kane detyruar njerezit e ndershem qe te lene vendin e tyre dhe te ikin jashte. Ne burg kete funderrine. Vetem apartamente ne zona super te shtrenjta te Tiranes ka deklaruar me vlere mbi 500 milione leke. Imagjinojini udhetimet jashte shtetit, pushimet jashte kostoja e jeteses ne tirane makinat super luksoze. Keta jane “peshkaqenet” e krimit ne shqiperi dhe jo “peshqit e medhenj”.
Prokuroria nuk vertetonte dot kush ja kishte futur kanabisin ne shtepi kunatit ?!?! Uhhhhh sa kam qesh… Te qash apo te qeshesh me kete situat seance mediokre…
7 x 7= 42 nrm qe te dalin llogarit gabim o hajdut
Vetting për Rafting .
Pse do mundoheni kaq e kaq shumë me i zbulu vjedhjet , abuzimin , korrupsionin e sidomos mshehjen e gjithë çkaje , aq sa po i kërkohet edhe kuvendit me i shtu personel e rroga KPK-ve e KPD-ve e KKK- ve e ku di unë .
Jo mor lum miku .
Me dasht , ama me dasht , i bon të gjithë me kërcy në tel prej frikës dhe do shikosh , se ç’farë do i bojnë vehtes , e ç’farë do i bojë këtyre birbove , ai që ka vuajt prej tyre , POPULLI .
Miratoni vetëm 1 NEN shtesë , që është lënë qëllimisht pa u fut e pa u miratu , nga të gjithë palët pa përjashtim , sepse kanë hallin e vet kur ti vijë radha .
Ky NEN shërben edhe për VETTINGUN në polici , sepse edhe aty , pak e nga pak e përditë abuzimet kanë shku shumë , e po ashtu edhe në mjeksi , ku një pjesë kanë hëngër e rruajt , ashtu vazhdojnë edhe sot , në dy a tre çanakë dhe pa pikën e defterit .
Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
A zgjidhet ?
Me dashtë , PO .
E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
E para :
Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
Ç’u bo ky Veting kështu .
Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .
Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .
O njerez pse tregoheni kaq te pashpirt. Probleme mund ti dalin cdo njeriu ne jete. Ketij kur po bente llogarite i qelloi qe makina llogaritese ishte difektoze dhe nuk i bente mire hesapet. Plus kur shenoi shumen makina nuk ishte llogaritur per aq shume zero.
KY QEKA DIREKT PER SEKUESTRO E ME VRAP NE BURG….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po mirë mo, si nuk doli një,gjyqtar apo prokuror e të thosh se i ka bërë lekët me punë e djersë, por të gjithëve ja ka falur kunati, kunata, vjehrri, vjehrra etj. Pa pyetini kunetërit dhe vëllezërit se ku punojnë dhe se ku i gjejnë lekët dhe do shikoni se qoftë dhe vëllezër apo motra të gjyqtarëve nuk i flasin njëri tjetrit dhe jo më ti kenë falur apo huazuar para.
nese e kan seriozisht me vetingun (gje e pabesueshme) nje dit te bukur do dali nje punonjes banke zvicerane apo nga ndonje parajse fiskale dhe do i shesi qeverise shqiptare cd me info klientesh shqiptare (biznesmen, politikane, gjyqtare apo prokuror apo deputet) dhe pastaj do ket gallate me justifikime nga me te ndryshmet ( pash. dikush i shiti gomarin nje turisti nga bangladeshi 300 000 euro se i ngjante me gjyshin qe kish vdekur para 30 viteve) nje shembull esht ky se ka plot manovra per te justifikuar parate e vjedhura nga tenderat etc etc
cne probleme me kunatin shokt tuaj i kan mar lek kunetrve borx ,duhet te jet ginjeshter e re,he u q****a rracen dhe f******n nga I vogli te I madhi??????
Gijotina ,e vetmja reforme per degjeneratat.
Hetim i thelluar i këtij timit po 500.000 eurot që e akuzoi ps kur humbi bashkinë nuk ja gjetet edhe me ndërkombëtar edhe me kaleca ë spiunë ë prap një mut… kunati i arrestuar po ju keni ish ministrin dhe aktualin me çështje droge na bëni virgjëreshat dhe të indinjuarit…ikni o e bardha jeshile se ju ka dalë boja vetëm për çështje droge mos flisni….shshshshtttt
” Çeshtja u pezullua , pasi nuk u provua kush e kish futur drogen ne shtepi ” . Ndersa avokatja e ketij Babale Ndrec Berishes , shkon edhe me larg . Nuk eshte krim i organizuar perdorimi vetijak e droges . Po me 6 kg , tymosej gjithe fisi moj avokate . Dhe te mendosh qe keta nuk kane pritur kete dite per te fshehur llumin . Imagjinoni sa e sa para e prona kane mundur ti deviojne nga kontrolli i vetingut . Ne 27 vjet para e madhe ka dale nga Shqiperia . Bankat ne parajsat fiskale ofrojne garanci per privatesine e depozituesit . Keta nuk jane aq leshko sa ti kape vetingu me dy llogarira qe i ben edhe nje qe s’eshte i zanatit . Te gjithe e dine qe ky vend eshte vend perleshjesh . Prandaj edhe investimi me i mire per femijet e tyre , eshte nje garanci jashte . Shikoni Llallen . Pak katnar po praktik . I rregulloi punet andej , pastaj iku dhe vete . Shumica e Ndreceve , Llalleve , e Fullaneve , i kane sistemuar me kohe te ardhmen . Sapo ketu Saliu t’ja bej bam , ata avionin dhe ikin me barkun plote . Ketu mbeten/mi ne ” te paaftet “. Histori kjo , e thene dhe sterthene me mijra here . Prandaj dhe eshte nevoje imediate ligji mbi sekuestrimin . Jo , se keshtu eshte shume e thjeshte . Te gjejne me ca gabime , qe ne fakt jane faje , te largojne nga detyra , dhe e kalon reston ne harmoni me dollaret dhe eurot e mbledhura nga korrupsioni . Ah , nje detaj ,pak fantazi . Sa banor do ngelej Shqiperia sikur te dilte nje ” Enver ” ? ? ?
Keta jane mikroSalinjte, por, jam krejt i sigurte qe Shqupi ka dhe mikroSalushe! Germoni se aty jane, nuk eshte e veshtire per ti gjetur, duhet thjeshte protagonizem dhe perkushtim.
Përshëndetje,
A keni nevojë për një hua personale / biznesi me normë interesi të ulët ?, na kontaktoni për më shumë informacion nëpërmjet Email-it: [email protected]
Oferta e kredisë.
A keni nevojë për një hua personale / biznesi me normë interesi të ulët ?, na kontaktoni për më shumë informacion nëpërmjet Email-it: pataibalint01 (AT) gmail.com