DEBATET: KPA e ndarë në qëndrime për rastin “Llalla”

14 Korrik 2018, 17:56Politika TEMA

Zbardhja e vendimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla tregon se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndau qëndrime të ndryshme nëse duhej kryer apo jo procesi i rivlerësimit edhe pas dhënies së dorëheqjes, duke e lënë të hapur diskutimin për rastet e tjera të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga Vladimir Karaj

Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndalimin e procesit të vetingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla zbulon se ende nuk ka një mendim të unifikuar rreth mënyrës se si do të gjykohen rastet e ngjashme të anëtarëve të sistemit të drejtësisë që japin dorëheqjen kur procesi i vetingut ka filluar. Shumica e trupës  gjykuese, përkatësisht relatori i çështjes Luan Daci dhe gjyqtarët Ina Rama e Ardian Hajdari u shprehën se vendimi i KPK-së për të ndërprerë vetingun ishte i drejtë dhe se KPA duhej vetëm ta korrigjonte atë, duke shtuar në vendim ndalimin 15-vjeçar të kthimit në sistem të Llallës. Ndërkohë pakica e përfaqësuar nga  Albana Shtylla dhe Sokol Çomo kërkoi prishjen e vendimit, duke argumentuar se referimi në nenin 56 të ligjit 84/2016 (Për rivlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve e prokurorëve), ishte i gabuar pasi efektet e këtij neni kishin mbaruar tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe për këtë dorëheqja e bazuar mbi këtë ligj nuk kishte bazë ligjore. Ata kërkuan që procesi i vetingut për ish-kryeprokurorin të rihapej.

Dorëheqja e Llallës

Çështja lindi menjëherë pasi Llallës i mbaroi mandati si kryeprokuror në dhjetor 2017 dhe u zëvendësua në detyrë nga Arta Marku. Vendimi i zbardhur i KPA-së tregon se fillimisht ish-kryeprokurori i ka kërkuar Komisionit të ndërpresë rivlerësimin për të për shkak se ai nuk ishte më Prokuror i Përgjithshëm.  Në vendim del se Llalla i shkroi KPK-së në Janar duke pretenduar se ai “nuk konsiderohet më subjekt rivlerësimi, aq më tepër subjekt prioritar për t’iu nënshtruar rivlerësimit sipas ligjit”.

Por KPK e njoftoi ish-kryeprokurorin, ndaj të cilit më vonë filloi edhe një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, se procesi i rivlerësimit nuk ndërpritej prej mbarimit “të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ai gëzonte statusin e magjistratit dhe të drejtën e emërimit në nivel apeli”.

Kryetarja e KPK-së i shkroi Llallës se procesi mund të ndërpritej vetëm nëse ai jepte dorëheqjen nga ky status dhe po ashtu të hiqte dorë nga e drejta e rikthimit në sistem. Pas kësaj, në shkurt Llalla dha dorëheqjen pranë institucionit të presidentit të Republikës duke u bazuar në nenin 56 të ligjit për rivlerësimin e gjykatësve e prokurorëve dhe nenit përkatës në Kushtetutë. Menjëherë pasi u njoftua për këtë KPK vendosi të ndërpresë rivlerësimin për Llallën.

Por kjo ndërprerje u apelua nga Komisioneri Publik, i cili arsyetoi se kishte mangësi në vendimin e KPK dhe se dorëheqja- siç ishte bërë linte hapësirë për “keqinterpretime”. Llalla i cili nuk u paraqit në seancat e zhvilluara në KPA, këmbënguli përmes avokatit të tij se dorëheqja ishte e vlefshme dhe se përmbushte kriteret ligjore.

Vendimi i shumicës

Tre nga pesë anëtarët e trupës gjykuese të KPA në fund të shqyrtimit të rastit i dhanë pjesërisht të drejtë Komisionerit Publik. Ata gjykuan se vendimi i KPK-së duhej korrigjuar dhe në të duhej të ishte bërë e qartë që Llalla nuk kishte të drejtë të rikthehej në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Kështu ata vendosën të shtonin në dispozitiv: “Ndalimin e emërimit të z.Adriatik Llalla gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë prej 15 vitesh.”

KPA po ashtu në arsyetim u shpreh se KPK duhej ta përdorte këtë në vendime të mëvonshme. “Duhet të përfshihet edhe parashikimi i paragrafit 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, i cili sanksionon ndalimin për emërim, i cili duhet të aplikohet në rastin kur subjektet e rivlerësimit dorëhiqen nga detyra dhe procesi i rivlerësimit ndaj tyre ndërpritet”, arsyetuan tre gjykatësit në mendimin e shumicës.

Ata thanë se “një vendimarrje e pajisur me këto elemente, heq çdo mundësi për keqinterpretime apo abuzime me të drejtën”. Arsyetimi lë të kuptohet se dorëheqja, të cilën Kushtetuta nuk e kufizon në kohë, është në përputhje me qëllimin e procesit të vetingut, pra largimin nga sistemi të personave që nuk mund ta kalojnë këtë proces.

Përcaktimi i këtij kufizimi në vendim sipas tre gjykatësve “garanton mbrojtjen e interesit të publikut të sanksionuar në Kushtetutë, për të mos lejuar kthimin e kësaj kategorie subjektesh në sistemin e drejtësisë për periudhën e përcaktuar në Aneksin e Kushtetutës”.

Nga ana tjetër, shumica rrëzoi kërkesën e Komisionerit për prishje të vendimit. Duke u bazuar kryesisht në faktin se KPA kishte të drejtë të ndryshonte vendimet e KPK-së dhe t’i korrigjonte ato, shumica u shpreh se vendimi nuk do të rikthehej për shqyrtim.

Ata po ashtu vlerësuan se në proces dhe gjatë shqyrtimit nga KPA akti i dorëheqjes ishte bërë i qartë përmes avokatit dhe se nuk kishte arsye për të dyshuar se ai ishte bërë me vullnet të lirë. Megjithatë ata kërkuan që në raste të ngjashme, KPK duhej të merrte parasysh këtë vendim duke kërkuar që Komisioni të hetojë nëse dorëheqa është bërë me vullnet të lirë dhe të përcaktojë në vendim efektet e kësaj doërheqje.

Qëndrimi i pakicës

Dy gjykatës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit argumentuan se vendimi duhej të ishte prishur dhe procesi i vetingut për Llallën të rihapej. Ata shkruan në mendimin e pakicës se ai (vendimi i KPK) ishte marrë duke zbatuar gabim ligjin dhe në keqinterpretim të Kushtetutës.

Ata thanë se dorëheqja e Llallës te institucioni i Presidentit të Republikës ishte bazuar në një dispozitë, e cila kishte humbur fuqinë ligjore dhe si e tillë, nuk ka arritur të prodhojë efektet e pritshme juridike për të mundësuar ndërprejen e procesit të rivlerësimit”.

Po ashtu, pakica argumentoi se në rastin konkret KPK duhej të kishte kryer seancën dëgjimore dhe respektuar të drejtën e subjektit për “t’u dëgjuar”.

Pakica u shpreh se bazuar në këtë fakt vendimi duhej prishur. Ata arsyetuan se ndërsa Kushtetuta nuk ia lejonte KPA-së të kthente pas vendimet përfundimtare të KPK-së kur kjo kishte kryer rivlerësimin e subjektit, por në këtë rast vendimi ishte për ndërprerje të rivlerësimit dhe KPA kishte të drejtë ta prishte atë. Pakica arsyetoi se vendimi duhej prishur dhe KPK duhej të rifillonte procesin e vetingut për Adriatik Llallën.

7 komente në “DEBATET: KPA e ndarë në qëndrime për rastin “Llalla””

  1. spartak says:

    Ç’farë bëni se latë nam .Diskutoni sikur po flisni e merrni vendime në një situatë qejfi për një roje lavazhi .
    A e kuptoni se Adriatik Llalla ka qenë strumbullari kryesor i shkatërrimit , degjenerimit dhe degradimit të komplet prokurorisë si element bazë në sistemin e degraduar të drejtësisë , për të cilin ju keni përgjegjësinë para popullit për ta pastru nga kalbësirat . Filluat dhe ju nga pazaret politike . Haram . S’keni dhe faj , se ligjet e VETTINGUT , ato kopila deputetë , u munduan gati dy vjet duke i tërheq sa andej e këndej deri sa i shkëlyen e i këthyen përmbys , e votuan pothuajse paçavure . Ama , kanë meritën se i votuan me konsensus të plotë , që s’ishte pa nëpër botë ( 100 % ) .

    Vetting për Rafting .

    Pse do mundoheni kaq e kaq shumë me i zbulu vjedhjet , abuzimin , korrupsionin e sidomos mshehjen e gjithë çkaje , aq sa po i kërkohet edhe kuvendit me i shtu personel e rroga KPK-ve e KPD-ve e KKK- ve e ku di unë . Si duket jeni bo edhe ju shumë .
    Jo mor lum miku .
    Me dasht , ama me dasht , i bon të gjithë me kërcy në tel prej frikës dhe do shikosh , se ç’farë do i bojnë vehtes , e ç’farë do i bojë këtyre birbove , ai që ka vuajt prej tyre , POPULLI .
    Miratoni vetëm 1 NEN shtesë , që është lënë qëllimisht pa u fut e pa u miratu , nga të gjithë palët pa përjashtim , sepse kanë hallin e vet kur ti vijë radha .
    Ky NEN shërben edhe për VETTINGUN në polici , sepse edhe aty , pak e nga pak e përditë abuzimet kanë shku shumë , e po ashtu edhe në mjeksi , ku një pjesë kanë hëngër e rruajt , ashtu vazhdojnë edhe sot , në dy a tre çanakë dhe pa pikën e defterit .
    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para : Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

    1. @ says:

      @Spartak
      Po mor Tak, e ke tamom, po kush do ta boje nenin ekstra?
      Gramoz Ruci? Kurre! Edi Rama? S’bohet fjale. Apo Basha me zaret e vet dhe te Berishes?
      Noshta e bon Fatmir Mediu me Nard Noken..

  2. Lennard says:

    Une jam me Pakicen .Ndeshja barazim.
    Me ato Ynere qe ka Llalla nuk le shteg per Diskutim.Do te krijohen precedente te tjere dhe nder Politikanet e Zgjebosur.

  3. Lal gjoni says:

    Nje dite te emerohem kryeminister une ,diten e dyte jap dorheqje ,keshtu une siguroje streniprit dhe ju te mbureni se eshte dhe nje miliarder me shume ne Shqiperi e jo per 15 vjet po per 150 vjet mos te kem te drejte dhe me kushtetute as kryetar lagjie
    Dem te madh i bet llalles po te punonte dhe 15 vjet me rogen qe do mirte do siguronte kaq pasuri sa siguroi ne menyre te paligjshme?
    Vitingu behet qe te kalojne para drejtesise per shkeljet e bera, apo te vleresohet pasuria e jashteligjshme e kush ka bere karkun ti hap vendin tjetrit qe ka.radhen per te gllaberuar
    Te na roje vitingu…hani .pini dhe kendoni .mirni me vete sa te doni keshtu thote lali gjoni

  4. Flutura says:

    Ajo lavirja e bulevardit i ktheu ndonje nder Llalles, i cili mori detyren prej saj. Ia njihte mire Saliu bemat asaj prandaj dhe i tha lavire. Filloi me pas te dukej si qingj i urte dhe filloi te pije nga dy nena. Mire ua beri Saliu qe e beri dalje. Lavire hesapi.

  5. alphade says:

    Ore te korruptuar deri ne metastaze, mut gjykatesish e prokuroresh,
    Llalla nuk ka shkollen perkatese dhe duhet ,ne radhe te pare per
    falksifim dipllome, pa le matrapazlleqet e allishverishet qe ka bere
    me blerje-shitje tokash me superfitim keto formojne nje kapitull tje-
    ter ne historialin e ketij hajduti e mashtruesi, pra, fjala eshte tek di-
    plloma folkco dhe ju flitini per mutrat e neneve dhe se i ndalohet
    per 15 vjet mos ushtrimin e profesionit te avokatit ,etj. Ore zoterinj,
    moj zonja Rama ,ty te drejtohem i pari, c’jane keto idiotesira tuajat ?
    Ti ke qene edhe PP , a je ne vete,ky zoti Llalla s’ka dipllome,a e merrni
    vesht dhe ju diskutoni se i ndalohet per 15 vjet ushtrimi profesionit.
    More zoterinj, kaq bylmeza jeni ju sa ne vend qe te merreni me ujkun,
    kerkoni gjurmet. Ju nuk mateni zoterinj as me llogjiken e nje filloristi.
    Prandaj dubeni zhdukur nga faqja e dheut . Ju do te gjykoni popullin,
    Ju do te beni drejtesi ? Eshte e tmerreshme ! Kjo Ina Rama me zor rre-
    gullon ore e cast ” xullufet” e flokeve e jo te beje drejtesi.?! Une,sinqe-
    risht mendoja se dicka do ishte kjo Ina,por kesaj i mungojne teresisht
    neuronet. I la vetes nje shije te hidhur ne opinionin publik qe dikur e
    konsideruan si te “perndjekut” ndersa me qendrimin e saj te fundit tre-
    goi me te vertete ” paaftesine e saj” ose mund te jete nje juriste hileqare,
    interesaxhije, karrieriste ,pelivane ,tipare keto dalin nje dite dhe nuk te
    cojne gjakundi: Ndershmeria,karakteri, drejtesia,moskorruptimi ,etj. per
    nje jurist jane themelore ,ndryshe nuk duhet te qendroje asnje dite ne ate
    kolltuk. Tribulacionet alla kineze nuk te cojne asgjekundi ,heret apo vone
    ckallaisesh,te del boja dhe fytyra e vertete mashtruesi o mashtruesje.
    Mbi Llallen ,zoterinj rendon nje mal Korabi me krime dhe kjo nuk nenkupton
    vetem vrasje por shume gjera te tjera qe katalogohen me shume se krime.

  6. Bogonica says:

    “Spartak”,jo keshtu se u mbyll gojen te gjithe komentuesve,s’kane c’te thone me!Mos miratimi i Shtes-Nenit qe thoni ju do te thote,neperkembje hapur e qytetareve nga nje klase ploitike tejet e korruptuar.Kjo klase politike,te dy krahet e te ciles, jane lidhur me shume fije me njeri tjetrin,rrezikon te kthehet ne nje Oligarki,e pa kontrollueshme,e cila i hypen popullit ne qafe,i atrofizon nervin krijues dhe deshiren per pune,i shton pamundesine e zhvillimit,duke i vrare shpresen,dhe e shtyn te mendoje se “KY VEND NUK BEHET”.Keshtu atij nuk i mbetet gje tjeter vecse te ike nga syte kembet.Po kush do mbetet me pas,kush do punoje,ku do hane kapitalistet e rinj?Do te rriten tensionet sociale dhe pasiguria do te behet norme vetgjyqesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje