INTERVISTA/ Fatos Nano: S’jam larguar nga politika

16 Korrik 2018, 09:27Politika TEMA

Në një formë që nuk reflekton shumë peshën e viteve të kaluar dhe pa harruar zakonet e vjetra, Fatos Nano zbriti nga makina që e drejtonte vetë dhe mori pjesë në përkujtimoren e luftëtarëve të UÇK, të organizuar nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti në qytetin e Durrësit.

Pasi përfundoi shkrepjet me njerëzit që kërkojnë gjithmonë një fotografi me të, Ora News e pyeti nëse mund të rikthehet ndonjëherë sërish në politikë.

Nano tha se këto aktivitete janë dëshmi që ai nuk e ka lënë ndonjëherë politikën, por vetëm kaq, sepse siguroi se politikës aktive të kulisave të Tiranës nuk do t’i rikthehet.

Është folur shumë për rikthime të mundshme në politikë, për një përmirësim të raporteve me kryeministrin, t’i lëmë thashethemet, na jepni dot një përgjigje si është e vërteta?

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.

Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

Ish- kryeministri Fatos Nano aktualisht jep kontributin e tij edhe pranë një firme lobimi politik të quajtur Alber and Geiger, duke përfaqësuar interesat e klientëve në nivelet më të larta të lidershipit të Bashkimit Europian.

5 komente në “INTERVISTA/ Fatos Nano: S’jam larguar nga politika”

  1. "BOHOTINA" says:

    Libri im i 12 me poezi me titull: “Trishtim me heshtjen”, hapet me poezine: “Si fillim”, qe per hir te se vertetes i jepet njelloj pergjigje edhe Nanos. Tosi mund te bente mrekullira se ishte dhe ploitikan dhe ekonomist. Nuk e beri per shkak se me shume u kujdes per qejfet e veta sesa te popullit qe mezi priste.
    SI FILLIM

    Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
    po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
    s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
    që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.

    Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
    brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
    në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
    baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.

    Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
    se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
    Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
    ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.

    Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
    ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
    sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
    të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.

    Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
    nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
    S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
    zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..

    Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
    sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
    se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
    në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.

    Ata herët kërkuan të futemi në Europë
    birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
    Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
    ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.

    E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
    prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
    aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
    nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.

    Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
    lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
    duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
    kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.

    Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
    janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
    sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
    kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.

    Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
    mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
    popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
    përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.

    Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
    që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
    Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
    ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.

    E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
    kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
    Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
    servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.

    Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
    se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
    e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
    është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.

    Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
    që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
    kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
    betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…

    1. MAJAKOVSKI says:

      Ju pergezoj per keto vargje aq te ndjera dhe plote force. Ju lutem postojeni ne rrjetet sociale qe sadopak te efektoj turmat injorante qe akoma shohin nga keto palaco.

  2. Gramozi says:

    Amani ore a ka ndonje shqiptar te mbinatyrshem ti mbushe mendjen Zeusit (nanos) te kthehet ne drejtimin e.vatanit se boll vuajtem.Edhe guret po qajne per te jo.shqiptaret….Te rije urte e mos na caje trapin sepse sja kemi ngene. Nuk i dihet nga.vetingu si del.Ndryshe do marim nje shkop bejzbolli qe nuk ka patur ne fundin e viteve 90 shkop qe e meritonte sa te mos kish me mundesi te fliste.I vetmi nder qe i ka mbetur ndaj.shqiptareve.

  3. faro says:

    Si mund te pretendoje se nuk eshte larguar nga politika nje njeri qe ka munguar per nje kohe teper te gjate, madje qofte edhe me nje ide, te pakten ne shtyp, per gjithe keto momente te rendesishme qe po kalon politika shqiptare.
    Apo nuk i eshte larguar pretendimit per KARRIGE!!!!

  4. LORA says:

    ,,,u shkrime me shakate e kripura te nano-kurves !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje