Komisioni i Medias, "një klub fshati" që harron për çfarë mblidhet

16 Korrik 2018, 13:55Politika TEMA

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, prej një viti është shndërruar në një ambient institucional që nuk prodhon asgjë tjetër veç përplasjeve banale, debateve jashtë rendit të ditës, të ftuarve pa kriter dhe drejtimit arrogant nga deputetja Albana Vokshi.

Që nga themelimi i legjislaturës së nëntë, në historinë një vjeçare të këtij komisioni askush nuk di të thotë se çfarë çështjesh janë propozuar, janë trajtuar dhe kanë marrë zgjidhjen e duhur prej aty.

Nëse e adreson këtë pyetje tek qytetarët që informohen përmes medias, përgjigjia e vetme që mund të marrësh janë citatet e ndonjë debati mes aktorëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës ku artikulohen akuza dhe kundër akuza për të denigruar figurën e njëri-tjetrit.

Le të ndalemi tek rasti i sotëm i cili shpjegon më qartë të gjithë kausin ku ka hyrë ky Komision dhe ka nevoja emergjente për t’u çliruar pasi konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit:

Në Komision ishte thirrur për të folur në një seancë dëgjimore Kryerregjistruesi i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri.

Motivi i paraqitur ishte argumentuarl “për të dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj dhe pronarët kufitarë të pronës së Teatrit Kombëtar”.

Demokratët, kanë marrë përsipër që të trajtojë një çështje e cila nuk hyn tek puna që i takon institucionit të Hipotekës, apo thënë më qartë nuk ka asnjë linjë logjike.

Pjetri, në këtë proces mund të konsiderohet si pak ose aspak i rendesishem pasi Hipoteka”nuk bën asnjë akt në lidhje me pronesinë.

Ky institucion i merr të mirqena nga organe të tjera dhe thjesht i regjistron në regjistrin hipotekor.

Seanca dëgjimore me Kryerregjistruesin mund të konsiderohet si e pavlefshme pasi nuk zhbirilon çështjen e cila nuk shtron problemin se sa ka teatri dhe sa private, por çfarë do bëhet me to, sa do të ndërtohet aty, cilët janë kufijtë, cila është kostoja, sa do zgjasin punimet, çfarë ndikimesh financiare do të ketë skema patneriteti publik privat në këtë projekt, etj.

Praktikisht, i gjithë artikulimi i “selisë blu” të jep përshtypjen se është dorëzuar lidhur me këtë çështje dhe i shmanget problemit duke organizuar mbledhje sa për të shënuar oponencën opozitare.

Natyrisht, që pyetjet e drejtueses së seancës do të ngelnin pa përgjigje të plotë nga personi i thirrur, pasi temat ku tentohej të kanalizohej çështja i përkasin të tjera institucioneve.

Më poshte do të mund të ndiqni disa prej replikave në Komision:

Vokshi-Pjetrit: Cila prej pikave të kërkuara nuk duhej që ju tju përgjigjeshit?

Pjetri: ZRRP mund të paraqes informacion vetëm për pronat me pronar shtet.

Pjetri: 10 625 metra ju ble familjes Libohova nga Mbetëria Italiane.

Pjetri: Zona kadastrale me pasuri shtet ka gjithsej 4750 pasuri.

Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj nuk janë të sakta.

Vokshi: Po bazohemi në një ligj specifik, të dhënat që po kërkojmë janë në bazë të ligjit të votuar më datën 5 korrik.

Vokshi: Nuk mund ti refuzoni komisionit informacionin që kërkon.

Vokshi: Nuk mund të refuzonin informacionin, ashtu si ju kanë mësuar.

Vokshi: me marrëveshje mund të ruani kofidencialitetin.

Vokshi: Kush e pengon zbardhjen e informacionit ?

Pjetri: ZRRP nuk është organ kontrollues, është regjistrues.

Vokshi-Pjetrit: Lexoni pikën B, ju kanë orientuar gabim.

Vokshi: Ligji “Fusha” kërkon që të zbardhet pronësia, kushtetuta detyron transparencë.

Vokshi-Pjetrit: Bëni detyrën, mos u bëni vegël.

Pas debateve, Vokshi nxitoi të japë një deklaratë për media, ku siç dukej ishte e pregatitur për atë ç’ka priste nga seanca e sotme dëgjimore, duke sulmuar përmes drejtorit të Hipotekës kabinetin qeveritar.

Siç duket, Komisioni harron qëllimin për çfarë është ngritur, për çfarë mbidhet dhe çfarë duhet të zgjidhë dhe në këtë mënyrë praktikisht nuk prodhon asgjë për qytetarët përpos akuzave opozitë-mazhorancë. (TemA)

 

5 komente në “Komisioni i Medias, “një klub fshati” që harron për çfarë mblidhet”

  1. xx says:

    Komisioni PER EDUKIMIN dhe mjetet e informimit publik,nuk eshte e mundur te kryej funksionin e tije me kryetare,telendaren Albana Vokshi.Cfare mund te presesh nga ajo kur e deklaron edhe vete se me te nuk mund te merresh.

    1. Eri says:

      Po çfarë prisni nga baxhellen Albana Vokshi kur e dimë të gjithë se është motra e vjollca vokshit po te doni se kushe është vjollca dhe do thoni se Albana është kaqe e mirë dhe e nderahme

  2. Alboz934 says:

    O zot ku jeni ju deputetet e socjalistes , po si mo ne çdo komision ben pjese kjo Vokshi se ma hoqi trurin , po si i pranoni ate dhe Mul Noken po ato jane me caktu roje derrash dhe nuk di a ti bien ne darke ne shtepi , aman mos mi nxirrni me neper komisione se 500 me shkon tensioni sapo ti shoh po le me me i degju çfare flasin ?

  3. Arben says:

    Albana Vokshi,e lindur per tu bere idiote.E pa edukuar ,pa etike dhe estetike dhe per me teper pa asnje grimce edukate komunikimi.
    Une vete jam demokrat i oreve te para.Me vjen turp dhe per te ardhur keq qe politiken e PD e bejne keta tipa si te Vokshit.Ne (PD)po humbim nga te gjitha e per me teper nga ana intelegjences cilesore.Partija Demokratike ka nevoje per rigrupim dhe shpalosjes se vlerave te saj me anen e antareve te saj duke pasqyruar vlerat e saj me re mira.Mjaft me te thirrura histerike dhe budallalleqe qe vetem po na demtojne.

  4. dua te shikoj drejtë says:

    Arben ke te drejte. Edhe une jam demokrate por kurre me partine demokratike se ajo emrin ka te tille, ndersa ata qe bejne pjese jane bastarde, kriminele e hajdute qe s’bejne dot as opozite e as kerkojne dot pushtet. Na lane pa pluralizem e opozite dhe keshtu qeveria ben si i do qejfi. Deri kur keshtu ma? thoshte Migjeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje