Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore

20 Korrik 2018, 17:11Bota TEMA

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan sot se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka propozuar homologut të tij amerikan, DonaldTrump, mbajtjen e një referendumi në Ukrainë Lindore.

Sipas “Sputnik” propozimi është bërë gjatë diskutimit me dyer të mbyllura dhe se presidenti Trump ka kërkuar që ideja të mos bëhet publike gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ideja e referendumit të kujton rastin e Krimesë, e cila u ankesua nga Rusia pasi “populli shprehu vullnetin e tij”.

Në Ukrainë është krijuar një gjendjeje ndarjeje dhe në lindje është krijuar e ashtuquajtura Republika e Donetskut dhe Luhanskut, një entitet i vetëshpallur që është në konflikt të armatosur me Kievin.

Propozimi i Putin, që hidhet në qarkullim nga mediat ruse, duket se përbën një hap në zgjidhjen e konfliktit duke rishikuar kufijtë në një zonë shumë të rëndësishme të Europës.

1 komente në “Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore”

  1. says:

    I dhamë të drejtë Rusisë për Krimen., na u therrën 3 fëmijë. S’përzihemi më tutje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje