Efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”, raporton AA.
Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.
Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.
Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë.
Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.
kete nuk e ka vetem aspirina ..!
@ Gaztori
.
Mos more çudi të madhe
na dëftove kësaj rradhe.
Se kur jeshëm na fëmi
pinim doza për të ri
po kur puna shkonte keq
dozat i pinim për pleq …
…
por dhe ti , si injorant
pije dozë, për elefant!
No shit Sherlock !
Pse nuk eshte me te djitha ilacet keshtu !?