Alarm për shëndetësinë, institucionet mbikëqyrëse: Ka abuzime dhe shërbimi është jo cilësor

9 Korrik 2018, 16:38Shëndeti TEMA

Qytetarët shqiptar paguajnë më shumë për një shërbim shëndetësor dhe për medikamente dhe në shumë raste nuk e marrin mbrapsht cilësinë e shërbimit madje ka mungesë në spitale dhe staf të specializuar.

Ky është rezultati i gjetjeve të institucioneve mbikëqyrëse nga auditimi në institucionet shëndetësore për 2017-ën të cilat përmes rekomandimeve të tyre kërkojnë kuvendit ndërhyrje në përmirësimin e ligjeve për të ndryshuar situatën.

Sipas kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj nga kontrollet e kryerja ka rezultuar se mbarten shpenzimeve të tepërta të shërbimeve spitalore, ka mungesë e specialiteteve pranë shërbimeve në spitaleve rajonale dhe bashkiake si dhe mënyra e vlerësimit financiar i paketave shëndetësore bie ndesh me ligjin.

Ndërsa avokatja e popullit, Erinda Ballanca theksoi nevojën për ndryshim të herëpashershëm të sektorit shëndetësor. Ballanca vuri theksin te korrupsioni në shëndetësi dhe kërkoi rritje të pagave të mjekëve për ta minimizuar atë

Nënkryetarja e kuvendit Vasilika shprehu gatishmërinë e kuvendit për rregullime ligjore me anë të konsultimeve publike.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga auditimet e bëra gjatë 2017-ës abuzimet me burimet publike kanë sjellë një kosto për qytetarët në vlerën e 825.6 mln euro ku vetëm në sektorin shëndetësor dëmi ekonomik arrin deri në 54.5 milion lekë.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje